Borrell: BE-ja është duke punuar në sanksione të reja për gati 100 rusë
Qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë duke u...
Çmimi për grurin përditë po shënon shifra rekord. Në bursën e derivateve në Çikago, bursa më e rëndësishme për produktet bujqësore, ky çmim tani është 50% më i lartë se para sulmit rus në Ukrainë. Arsyeja për çmimin tani në stratosferë të grurit lidhet me faktin, se të dyja vendet në luftë, Ukraina dhe Rusia janë ndër eksportueset kryesore të grurit në botë.
Pjesa më e madhe e prodhimit botëror të grurit konsumohet aty ku është mbjellë. Pjesa tjetër tregtohet në tregjet ndërkombëtare. “Tek këto tregje Ukraina dhe Rusia kanë së bashku gati një të tretën”, thotë ekonomisti për bujqësinë, Matin Qaim, drejtor i Qendrës për Studimet Zhvillimore, (ZEF) në Bonn për DW.
Rusia është prodhuesja kryesore e grurit në botë. Ukraina zë vendin e pestë. Mes tyre qëndrojnë SHBA, Kanadaja dhe Franca. Sipas Qaim, shumica e drithërave nga Rusia dhe Ukraina eksportohen në verë dhe në vjeshtë. “Pra problemet më të mëdha i kemi përpara.” Lufta nuk vështirëson vetëm eksportin e rezervave ekzistuese, por nëse ajo vazhdon gjatë, në Ukrainë nuk mbillet dhe nuk korret në sasinë e duhur prodhimi.
Një situatë e tillë e rrit edhe më shumë çmimin e grurit. Për vendet blerëse një problem i jashtëzakonshëm, sepse mes tyre janë vendet në zhvillim, që janë të varura nga importet e arikujve ushqimorë. “Vendet si Libani dhe Egjipti importojnë pjesën më të madhe të artikujve bazë ushqimorë, shpesh në 70-90%”, thotë Qaim. Edhe Kenia është shumë e varur nga importimi i grurit, ashtu si edhe Turqia.
Nuk është vetëm gruri, ku Rusia dhe Ukraina kanë një pjesë të madhe tregu në tregjet botërore. Tek misri dhe elbi ato kanë po ashtu një pjesë të rëndësishme, 20% të tregut botëror, tek vaji i lulediellit madje 80%. “Ne shohim rritje çmimesh jo vetëm tek gruri, por edhe tek artikuj të tjerë ushqimorë”, thotë ekonomisti Matin Qaim. Për më të varfrit në vendet në zhvillim kjo do të thotë më shumë uri. “Ata nuk mund të bëjnë gjë tjetër, veçse të ushqehen më pak.” Vërtet që ka disa vende, mes tyre Kina dhe India që kanë rezerva të mëdha “Sigurisht ato mund t’i zvogëlojnë rezervat dhe të rrisin ofertën e grurit”, thotë Qaim, por kjo nuk mjafton për të kompensuar humbjet.
Në Rusi edhe më tej po mbillen drithëra e produkte të tjera, por “pyetja që shtrohet është nëse do të mundësojmë eksportimin e arikujve ushqimorë për të penguar një katastrofë humanitare, dëmet kolaterale të luftës në pjesë të tjera të botës”, thotë drejtori i qendrës ZEF, Matin Qaim. Sanksionet kundër Rusisë nuk vështirësojnë vetëm eksportet, por edhe pagesat, sepse disa banka ruse janë përjashtuar nga sistemi ndërkombëtar i pagesave. “Ne duhet të diskutojmë me seriozitet për raste përjashtuese për artikujt ushqimorë”, thotë Qaim. Zhvillimet e tjera varen nga luftimet. Ka një rrezik real, që edhe në Ukrainë të kemi krizë urie, në një vend, që për shkak të tokës kaq prodhuese u quajt edhe “hambari i Europës”./DW
Qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë duke u...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se shteti i tij ...
Revista gjermane SPIEGEL në tekstin me titull “Miqtë evropia...
Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar një ofertë të Polonisë për...
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij ukr...
Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar se ka siguruar doku...
Ndërsa SHBA vendos për ndalimin e importeve të naftës ruse, ...
Një numër gjithnjë e në rritje biznesesh perëndimore po ndal...
Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se Shtetet e Bashkuara...
Në të gjithë botën është një ditë feste për gratë, por shumë...
Ndërsa Rusia ka intensifikuar luftën e saj kundër Ukrainës, ...
Mbi 1,200 civilë janë vrarë ose plagosur qëkur Rusia ka nisu...
“NATO ka përgjegjësinë për të siguruar që konflikti të mos p...
Qeveria gjermane për herë të parë angazhohet hapur për një p...
Ministria e Jashtme e Ukrainës akuzon forcat ruse se kanë sh...
Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Human Rig...
Rusia ka kërcënuar hapur me mbylljen e rubinetin e gazit për...
Presidenti ukrainas Zelensky ka shtrirë dorën e dialogut, me...
Rusia tha se mund të mbyllë tubacionin e saj kryesor të gazi...
Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët tha se pret që num...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare i Iranit, ka paralajmëruar të gjitha a...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...