Qëndrimet ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së/ PD: Akt antishqiptar i orkestruar nga Rama
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kr...
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kr...
Ndërsa Rusia ka intensifikuar luftën e saj kundër Ukrainës, duke vrarë civilë dhe duke shkaktuar një krizë masive refugjatësh, presidenti Joe Biden pritet të shpallë ndalimin e importit të karburantit rus. Kritikët e Rusisë kanë thënë se kjo do të ishte mënyra më e mirë ? dhe ndoshta e vetmja – për ta detyruar Moskën të tërhiqet.
Një embargo e plotë do të ishte më e efektshme nëse do të përfshinte aleatët evropianë, të cilët janë gjithashtu të dëshpëruar për të ndaluar dhunën në Ukrainë dhe rrezikun që Moska paraqet për kontinentin. Megjithatë, nuk është e qartë nëse Evropa do të merrte pjesë në një embargo totale.
Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, Evropa është thellësisht e varur nga energjia që importon nga Rusia. Ndërsa Shtetet e Bashkuara mund të zëvendësojnë sasinë relativisht të vogël të karburantit që marrin nga Moska, Evropa nuk mundet, të paktën jo në të ardhmen e afërt.
Për më tepër, çdo frenim i eksporteve ruse të naftës do t?i rriste edhe më shumë çmimet tashmë të larta të naftës dhe benzinës në të dy kontinentet dhe do të rëndonte më tej konsumatorët, bizneset, tregjet financiare dhe ekonominë globale.
ÇFARË PASOJASH KA NDALIMI I IMPORTIT TË NAFTËS RUSE NGA SHBA?
Mes rritjes së çmimeve të karburantit në SHBA ? çmimi mesatar ka kaluar 1 dollarë për litër për herë të parë që nga viti 2008 ? administrata Biden ishte përballur me presion në rritje për të vendosur sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë, duke përfshirë ndalimin e importeve të naftës.
Tani për tani, një ndalim i zgjeruar i karburantit rus nga SHBA dhe Evropa duket i paarritshëm. Të hënën, kancelari gjerman Olaf Scholz e bëri të qartë se vendi i tij, konsumatori më i madh i energjisë ruse në Evropë, nuk ka plane të bashkohet me këtë veprim. Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit, Wendy Sherman kishte lënë të kuptohej se SHBA mund të vepronte vetëm ose me një grup më të vogël vendesh aleate.
“Ne nuk kemi vendosur plotësisht të njëjtat sanksione,” tha zonja Sherman. “Jo çdo vend ka bërë saktësisht të njëjtën gjë, por ne të gjithë kemi arritur një prag që është i nevojshëm për të vendosur kosto të rënda për të cilat të gjithë kemi rënë dakord?.
Administrata Biden dhe Kongresi “mbeten të fokusuar në uljen e kostove të larta të energjisë për familjet amerikane dhe partnerët tanë si rezultat i sulmit të Putinit”, tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.
Zonja Pelosi, e cila ka shprehur mbështetjen për një ndalim të importit të naftës ruse nga SHBA, megjithatë përmendi gjithashtu veprimin e presidentit Biden për të bindur aleatët kryesorë për të hedhur në treg 60 milionë fuçi nafte nga rezervat strategjike, duke përfshirë 30 milionë fuçi nga rezervat amerikane, në përpjekje për të stabilizuar tregjet globale.
Para një muaji çmimi i naftës ishte 90 dollarë për fuçi. Tani çmimi për një fuçi ka shkuar mbi 120 dollarë pasi kompanitë e karburantit i shmangen blerjes së naftës së papërpunuar ruse, pasi shumë rafineri druhen se mund të vendosen sanskione. Shqetësimi i tyre është se mund t?u mbeten në dorë sasi nafte që nuk e shesin dot si benzinë, nëse vendosen sanksione në të ardhmen e afërt.
Kompania Shell tha të martën se do të ndalonte blerjen e naftës dhe gazit natyror rus dhe do të mbyllte stacionet e saj të shërbimit, ato të furnizimit me karburant të avioneve dhe operacionet e tjera në Rusi, disa ditë pasi ministri i jashtëm i Ukrainës kritikoi gjigantin energjetik për vazhdimin e blerjes së naftës ruse.
Analistët e energjisë paralajmërojnë se sanksionet e naftës nga ana e Perëndimit ose shmangia e blerjes së naftës së papërpunuar ruse, mund të shkaktojnë një rritje çmimi deri në 160 dollarë madje edhe 200 dollarë për fuçi.
Çmime kaq të larta të naftës mund ta çojnë çmimin e karburantit në mbi 5 dollarë për gallon (1 gallon=3.79l litra), një skenar që presidenti Biden dhe figura të tjera politike në Shtetet e Bashkuara duan ta shmangin me çdo kusht.
A KANË FILLUAR TË BIEN IMPORTET RUSE?
Industria e naftës në Shtetet e Bashkuara ka thënë se ndan objektivin të reduktojë varësinë nga burimet e huaja të energjisë dhe është e përkushtuar të punojë me administratën Biden dhe Kongresin. Edhe pa sanksione, disa rafineri amerikane kanë ndërprerë kontratat me kompanitë ruse. Importet e naftës bruto dhe produkteve ruse kanë rënë.
“Industria jonë ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm dhe domethënës për të shkëputur marrëdhëniet” me Rusinë dhe për të kufizuar vullnetarisht importet ruse, tha Frank Macchiarola, zëvendës President i Institutit Amerikan të Naftës, grupi më i madh lobues i industrisë së naftës dhe gazit.
Të dhënat paraprake nga Departamenti amerikan i Energjisë tregojnë se importet e naftës së papërpunuar ruse ranë në zero javën e fundit të shkurtit.
Instituti i naftës nuk ka marrë një qëndrim zyrtar mbi legjislacionin për të ndaluar importet ruse të naftës. Por ai thotë se do të jetë në përputhje me çdo kufizim të vendosur.
A DO TË NDËRMARRË EVROPA TË NJËJTAT MASA?
Ndalimi i naftës dhe gazit natyror rus do të ishte i dhimbshëm për Evropën. Rusia mbulon rreth 40% të nevojave të gazit natyror të Evropës për ngrohjen e shtëpive, energjinë elektrike dhe përdorimet e industrisë dhe rreth një të katërtën e naftës. Zyrtarët evropianë po përpiqen të gjejnë mënyra për të reduktuar varësinë e tyre, por kjo do të marrë kohë.
Zëvendëskryeministri rus Alexander Novak nënvizoi këtë urgjencë, duke thënë se Rusia do të kishte “çdo të drejtë” të ndalonte dërgesat e gazit natyror në Evropë përmes gazsjellësit Nord Stream 1 si kundërpërgjigje ndaj Gjermanisë që ndaloi Nord Stream 2, i cili nuk ishte vënë ende në funksionim. Ai shtoi se ?nuk e kemi marrë këtë vendim? dhe se ?askush nuk do të përfitonte nga kjo?. Ishte një ndryshim nga garancitë e mëparshme ruse se ata nuk kishin ndërmend të ndërpresin gazin në Evropë.
Nafta zëvendësohet më lehtë sesa gazi natyror. Vende të tjera mund të rrisin prodhimin e naftës dhe ta dërgojnë atë në Evropë. Por sasia e duhur për të zëvendësuar naftën ruse do të ishte shumë e madhe dhe kjo do t’i rriste çmimet edhe më shumë sepse nafta ka të ngjarë të vinte nga vende më të largëta.
Zëvendësimi i gazit natyror që Rusia i ofron Evropës ka të ngjarë të jetë i pamundur në një periudhë afatshkurtër. Pjesa më e madhe e gazit natyror që Rusia i jep Evropës kalon përmes tubacioneve. Për ta zëvendësuar atë, Evropa do të duhej të importonte kryesisht gaz natyror të lëngshëm, i njohur si LNG. Kontinenti nuk ka tubacione të mjaftueshme për të shpërndarë gazin nga impiante bregdetare importi në zonat më të largëta të kontinentit.
Në janar, dy të tretat e eksporteve amerikane të LNG-së shkuan në Evropë. Disa anije të mbushura me LNG ishin nisur për në Azi, por ndryshuan drejtimin për në Evropë sepse blerësit atje ofruan të paguanin çmime më të larta, sipas S&P Global Platts.
Ndërsa prodhuesit amerikanë të naftës dhe gazit mund të bëjnë shpime për të shtuar sasinë e gazit natyror, objektet e saj të eksportit tashmë funksionojnë me kapacitet maskimal. Zgjerimi i këtyre objekteve do të kërkonte vite dhe miliarda dollarë./voa
Mbi 1,200 civilë janë vrarë ose plagosur qëkur Rusia ka nisu...
“NATO ka përgjegjësinë për të siguruar që konflikti të mos p...
Qeveria gjermane për herë të parë angazhohet hapur për një p...
Ministria e Jashtme e Ukrainës akuzon forcat ruse se kanë sh...
Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Human Rig...
Rusia ka kërcënuar hapur me mbylljen e rubinetin e gazit për...
Presidenti ukrainas Zelensky ka shtrirë dorën e dialogut, me...
Rusia tha se mund të mbyllë tubacionin e saj kryesor të gazi...
Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët tha se pret që num...
Presidenti i Russië, Vladimir Putin, publikoi një video për ...
Një mundësi e ndërprerjes së importit të naftës dhe gazit ru...
Në përpjekjet diplomatike për fundin e luftës në Ukrainë Gje...
Shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Martin ...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin duket se ka bërë një gab...
Raketat ruse kanë goditur mbrëmjen e sotme konsullatën e nde...
Forcat ruse kanë vrarë kryebashkiakun e Gostomel, një qytet ...
Disa kanale televizive në Rusi janë hakuar dhe përmbajtja e ...
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pritet të takohet të en...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili ndodhet...
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, paralajmëroi të hën...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...