Rusia shkel sërish armëpushimin/ Ministria e Jashtme: Bombardohet rruga e evakuimit të civilëve
Ministria e Jashtme e Ukrainës akuzon forcat ruse se kanë sh...
Qeveria gjermane për herë të parë angazhohet hapur për një politikë të jashtme feministe. Kryediplomatja Annalena Baerbock e ka vënë në qendër këtë temë tani në hijen e luftës. Mbi qasjen feministe në politikë më 8 Mars.
Aty ku ka luftë, politika e jashtme feministe duket në vështrim të parë një mjet i kufizuar kundër atyre që luftojnë. Në fund të fundit objektivi më i lartë i një politike të jashtme është që gjërat të mos vijnë kurrë deri tek lufta. Por në të njëjtën kohë qasjet feministe në situata konflikti po marrin peshë, sepse janë pikërisht gratë që në situata të tilla kanë nevojë për mbrojtje të veçantë.
Në Gjermani për këtë temë si asnjë tjetër më parë angazhohet ministrja e re e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock (Të Gjelbrit/Aleanca/90). Qoftë në Donbas apo në konferencën e shtypit në Egjipt, kryediplomatja 41 vjeçarja, vetë nënë e dy fëmijëve flet demonstrativisht edhe si grua. Kjo perspektivë është kthyer ndërkohë në një pjesë të rëndësishme të fjalimeve të saj. Në vizitat e saj ajo takon shpesh në fillim gratë, dhe organizatat aktive në terren, para se të ulet në në një tryezë me përfaqësuesit meshkuj të qeverive në një tryezë.
Ministrja e Jashtme i vë përballë “narrativit të zonave gjeopolitike të influencës të shteteve të fuqishme pa asnjë hezitim edhe një narrativ tjetër, narrativin e të drejtave të njeriut dhe sigurisë njerëzore”, shprehet politikanja për çështjet e mbrojtjes, Agniezska Brugger. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih së fundmi, Baerbock e përkufizoi marrëveshjen e Minskut edhe në konteksin e politikës së jashtme feministe. “Ajo nuk është vetëm një format negociimi, apo format teknik”. Bëhet fjalë për “sigurinë e njerëzve. Bëhet fjalë, nëse familjet, fëmijët në mes të Europës, në mesin e Europës, rriten të sigurtë dhe në paqe”, tha Baerbock dhe citoi nënat që kishte takuar në fillim të shkurtit në Donbas. “Vetëm kur femrat të jenë të sigurta, jemi ne të gjithë të sigurtë.”
Siguria në duart e gruas
Edhe në marrëveshjen e koalicionit qeveria gjermane shprehet qartë për një politikë të jashtme feministe. “Së bashku me partnerët tanë ne duam në kuptimin e një politike të jashtme feministe të forcojmë të drejtat, kapacitetet dhe përfaqësimin e grave dhe vajzave në të gjithë botën dhe të nxisim diversitetin shoqëror.” Për këtë arsye synohet të emërohen “më shumë gra në pozicione drejtuese ndërkombëtare.”
Përkatësisht në qeverinë e re gjermane të gjitha postet e lidhura me sigurinë janë tanimë në duart e grave. Ministria e Jashtme, e Mbrojtjes dhe ajo e Brendshme janë në duart e grave, po ashtu edhe e ngarkuara për Bundeswehrin, dhe drejtuesja e komisionit parlamentar të mbrojtjes.
Por qëllimi nuk është tek personeli. Përgjegjës për më shumë politikë të jashtme feministe në Ministrinë e Jashtme është një burrë, Tobias Lindner nga Të Gjelbrit. “Kjo nuk duhet të mbesë vetëm një temë për gratë. nuk bëhet fjalë për zënien e posteve me gra, por për atë që të bëhet e qartë perspektiva e gruas në konflikte, dhe këtë e ka detyrë një burrë”, komenton Brugger.
“Çështja nuk është se tani që po vijnë gratë dhe ka më pak kriza, kjo do të ishte naive”, thotë kryetarja e komisionit parlamentar të mbrojtjes në Bundestag, Agnes-Marie Strack-Zimmermann. Konflikti në Ukrainë nuk mund të zgjidhet shpejt nga gratë, por kjo nuk ndryshon asgjë në atë që “në apektin e politikës botërore duhet të mos ketë vetëm një perspektivë të burrit”./DW
Ministria e Jashtme e Ukrainës akuzon forcat ruse se kanë sh...
Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Human Rig...
Rusia ka kërcënuar hapur me mbylljen e rubinetin e gazit për...
Presidenti ukrainas Zelensky ka shtrirë dorën e dialogut, me...
Rusia tha se mund të mbyllë tubacionin e saj kryesor të gazi...
Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët tha se pret që num...
Presidenti i Russië, Vladimir Putin, publikoi një video për ...
Një mundësi e ndërprerjes së importit të naftës dhe gazit ru...
Në përpjekjet diplomatike për fundin e luftës në Ukrainë Gje...
Shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Martin ...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin duket se ka bërë një gab...
Raketat ruse kanë goditur mbrëmjen e sotme konsullatën e nde...
Forcat ruse kanë vrarë kryebashkiakun e Gostomel, një qytet ...
Disa kanale televizive në Rusi janë hakuar dhe përmbajtja e ...
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pritet të takohet të en...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili ndodhet...
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, paralajmëroi të hën...
Zyrtarët ukrainas thanë se propozimi i Rusisë për korridore ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi usht...
Në Suedi e në Finlandë po shuhen shpejt dyshimet ndaj angazh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...