“Basha duhet të largohet nga PD”/ Sejamini: Vendi ka nevojë për një parti të hapur
“Lulzim Basha duhet të largohet nga PD”. Kështu është shpreh...
Ata që shikojnë ëndrra se në PD po ndodh një uragan i madh dhe përmbysje që do të sjellë largimin e Lulzim Bashës me dorëheqje, duhet të hapin sytë dhe të zgjohen, sepse Lulzim Basha nuk ikën.
Kush mendon se Lulzim Basha do të japë dorëheqjen dhe do të ikë sot apo nesër, e ka gabim. Lulzim Basha nuk ikën.
Ai nuk ikën sepse ka hallin e karriges. Ajo karrige i ka siguruar miliona e miliona euro, i ka siguruar pushtet, i jep garanci për zullumet e tij. I jep garanci për dosjen që ka në SHBA, i jep për hetimet që ka në Shqipëri, për Toyota Auris, për financimet që mund ti rihapen në lidhje me çështjen e fotos dhe lobimet në SHBA.
Ai e di që dosjet e tij të korrupsionit, përfshi edhe rrugën e Kombit e të tjerë janë problematike. E di që ka bërë zullume kur ka qenë kryetar bashkie, e di që mund të përfundojë pas prangave. E di që do të humbasë miliona euro për bizneset e tij dhe të kunatit të tij. Do të humbasë vilat, luksin.
Lulzim Basha e sheh karrigen e kryetarit të PD si vendin e mbushur plot me para, që ai të ushtrojë detyrën e tij si biznesmen, jo si politikan.
Prandaj Lulzim Basha nuk ikën për të gjithë ata që mendojnë se ai mund të largohet. Skenari që po duket me zërat kundër është thjesht dhe vetë një lojë e tij, për të treguar që PD është demokratike dhe mbështetësit e tij kritikojnë.
Që të heq vëmendjen nga një reagim i fortë nga grupi i Rithemelimit dhe opozita e vërtetë në vend. Fakti është që ata të cilët dalin të flasin dhe thonë unë i kam kërkuar dorëheqjen, një pjesë e tyre komunikojnë zyrtarisht me zotin Basha, duke qenë pjesë e një skenari mesazhesh të shpërndara nga zyra e propagandës, e orientuar nga Desada Metaj dhe Odeta Male e kunatit. Janë ato që koordinojnë se cili do jetë qëndrimi publik duke krijuar një frymë se në PD ka debat dhe dialog dhe se kundërshtarët e Lulit nuk është më Foltorja, nuk është më grupi i Rithemelimit, por kundërshtarët e Lulit janë brenda në parti dhe kjo parti edhe po bëri zgjedhje duhet ti bëjë brenda këtyre. Pra është një debat i brendshëm i kësaj partie, pasi Foltorja, grupi i Rithemelimit është jashtë, është përjashtuar nuk ka më vlerë, nuk ka më peshë.
Ky është një skenar që po ndodh tashmë në PD-në zyrtare, ku Basha është një kryetar i shkarkuar. Shumë nga emrat po përpiqen të jenë të mirëkoordinuar me komandën që vjen nga Luli vetë për tu dukur si zëra ndryshe, ku janë zërat kundër për të mbajtur partinë në kontroll. Por ka dhe zëra që janë real dhe janë dorëhequr vetë, janë një hap para atyre që kontrollohen, pasi kanë qëndrimet e veta, kundër Lulzim Bashës për dorëheqjen e tij por përdori edhe argumentin e dytë që bashkë me Bashën duhet të ikë edhe Sali Berisha.
Pra janë disa mënyra që selia e PD-së po përdor: ata që i ka nën kontroll, ata që nuk i ka nën kontroll por edhe ata në fakt janë në një linjë me pjesën e largimit të ish kryeministrit Sali Berisha, të cilit i kërkohet të tërhiqet. Në fakt ish kryeministri Berisha nuk ka humbur asgjë, por në krye të një koalicioni të ndërtuar për disa javë mundi të fitonte një nga bashkitë më të mëdha në vend, atë të Shkodrës dhe të çojë Lulzim Bashën të tretin në të gjithë vendin. Kjo është ajo që po ndodh në PD por fakti është një dhe vetëm një: Lulizm Basha nuk ikën. Për të tani fillon beteja./E.K-CNA.al
“Lulzim Basha duhet të largohet nga PD”. Kështu është shpreh...
Ish zëvendësministrja e Financave Irena Beqiraj, ka komentua...
Çmimi i naftës pësoi një tjetër rritje ditën e sotme, ku një...
Deputeti i PD Belind Këlliçi u shpreh se rezultati i 6 marsi...
Ka një parim në botën e kumarit, që thotë se “mirë është të ...
Gazetari Çim Peka deklaroi se kandidati i Lulzim Bashës në R...
Përfaqësuesi i Komisionit të Rithemelimit në PD, Ivi Kaso, k...
Armatës së demokratëve të cilët e kanë konsidetruar disfatën...
Çlirim Gjata, anëtar i Komisionit të rithemelimit të Partisë...
Deputeti Edi Paloka, është treguar ironik në reagimin e tij ...
Ish- nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha, është shprehur s...
Lulzim Basha doli i treti në zgjedhjet e pjesshme vendore të...
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike,...
Kryetari i komanduar i PD-së së Fierit Agron Kapllanaj ka ma...
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e ka vlerësuar fitoren e k...
Deputeti i PD dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit Belin...
Merita Bakiu është një tjetër deputete demokrate e cila e ka...
“Ekipi i Bashës tashmë është i mbaruar, duhet t’ia lirojë ve...
Ish kreu i PD Kukës Ibsen Elezi ka reaguar ndaj të gjithë zë...
Deputetja e PD-së në qarkun e Fierit, Ilda Dhori kërkon dorë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...