Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Elvi FUNDO
Të hënën në mbrëmje, në ekranin e MCN Tv, në emisionin ?Të Paekspozuarit? të Ylli Rakipit ndodheshin në studio Arjan Çani, Tomorr Alizoti, Ylli Rakipi, Neritan Sejamini dhe Agron Shehaj.
Live në një lidhje nga Gjermania isha unë si gazetar duke diskutuar për çështjet e Partisë Demokratike, si një nga njerëzit që në ditët e para, që në hapat e para kam qenë një kritik i ashpër i Lulzim Bashës dhe i bindur se ai ishte një biznesmen dhe jo një politikan dhe një njeri që kishte ngjallur përçarje dhe shkatërrim të Partisë Demokratike, pra ndoshta deri diku kisha parashikuar situatën që ndodhet sot aktualisht Partia Demokratike pas datës 6 mars.
Gjithësesi, gjithçka nuk fillon në 6 mars, fillon më shpejt, por ka disa segmente të caktuara brenda saj që nuk duan ta pranojnë këtë të vërtetë, nuk duan ta pranojnë që gjithçka nis në 22 korrik të 2013, atëherë kur Sali Berisha e emëroi në krye të PD-së Lulzim Bashën.
Dje, një debat me Agron Shehajn, ky i fundit tha se ne si media, unë personalisht, por edhe si drejtues i CNA.al duhet t’i kërkonim ndjesë, pasi kishim theksuar disa herë se ai ka paguar para për tu bërë deputet.
CNA.al ka theksuar se në listën e 2017-tës ka pasur disa dhjetra deputetë që kanë paguar para për të kapur postin. Dhe këtë nuk e kemi thënë nga mendja, e kemi thënë nga ato që kanë thënë deputetët, për më tepër edhe sot ka në listë deputetë, siç është rasti i Bledion Nallbatit, i cili lart e poshtë nëpër tavolina deklaron se ka paguar në struktura të caktuara afër Lulzim Bashës për tu kandiduar brenda listës fituese të qarkut të Korçës. Në atë kohë, kishte shumë emra që përfliteshin, mes tyre edhe Agron Shehaj.
Për të sqaruar përfundimisht zotin Shehaj, me qenë se Ylli Rakipi nuk më la ti jepja përgjigjet e duhura, po ia shkruaj këto rreshta, edhe meqë ai po kërkonte shpesh, duke i thënë zotit Rakipi të më fuste mua në lidhje dhe të më jepte një përgjigje dhe të qartësonte imazhin e tij.
Së pari, zoti Shehaj dhe fenomeni Shehaj janë nga shkaktarët kryesorë të tragjedisë ku ka përfunduar sot PD. Sepse nuk janë vetëm Berisha apo Basha. Është tragjike që të dalë Agron Shehaj dhe të thotë se ai ka bërë ndryshimin, ai ka bërë garën, ai kandidoi në korrik të vitit të kaluar e të tjera si këto.
Në fakt, me kandidimin e tij ai nuk bëri asgjë tjetër, thjesht dhe vetëm legalizoi një garë farsë, një garë me vota të vjedhura dhe një garë të turpshme, por ai ishte thjesht dhe vetëm noteri i votave të vjedhjes për të disatën herë nga Lulzim Basha.
Nga ana tjetër, për ti dhënë një përgjigje për atë që ndodhi në 2017-tën.
Së dyti, zoti Shehaj duhet të thotë sa kushtoi fushata e asaj kohe, jo sipas letrave që dorëzoi në KQZ, por qindra e mijëra eurove të hedhura në Vlorë. Një qark, ku ai shkoi si drejtues.
Së treti, zoti Shehaj duhet tu shpjegojë demokratëve si shkoi dhe u katapultua i pari i qarkut të Vlorës? Cili ishte kontributi i tij?
Pra, në 2017-tën pati shumë akuza për blerje vendesh në lista, ndërsa zoti Shehaj nuk kishte thjesht një blerje liste, por ishte drejtues i parë i qarkut të Vlorës, ku i katërti në listë të vendosej Arben Ristani, sekretari i përgjithshëm i PD-së.
Pra zoti Shehaj megjithëse vinte nga rruga me xhepat plot me para, kishte mundur që pa asnjë kontribut politik, pa asnjë investim politik të shkonte në krye të listës.
Do të ishte e mirëqenë që të ishte pjesë e saj, nëse do të donte të përfshihej si biznesmen apo qytetar në politik, por pa kontribut dhe me xhepat plot si përfundon në krye të listës?
Këtë duhet ta sqarojë zoti Shehaj, apo edhe Lulzim Basha, por jo të na thonë më gënjeshtra, të na thonë të vërtetën.
SË FUNDI, nuk kemi pse t’i kërkojmë asnjë ndjesë zotit Agron Shehaj, po i them publikisht, në emër edhe të CNA.al se nuk mund dhe nuk duhet më të gënjejë. Në rast se do të jetë i vërtetë duhet të thotë sa i ka kushtuar fushata e 2017-tës dhe si shkoi i pari i Qarkut të Vlorës dhe pse regjistroi një rezultat katastrofik dhe shkoi pas Lulzim Bashës?
Sepse, kujtojmë që në 2017-tën PD ka marrë rezultatin më të ulët historik me vetëm 3 mandate me Agron Shehajn në krye të listës.
Këto zoti Shehaj nuk i thotë, ashtu si kundër nuk i tregon si kaloi në Tiranë në 2021 dhe pse?
Prandaj duhet të thotë të vërtetat, jo t?iu kërkojë të tjerëve ti kërkojnë falje publike. Nuk ka ndjesë për një të vërtetë që Agron Shehaj kërkon ta fshehë apo nuk j’ua thotë demokratëve dhe shqiptarëve./CNA.al
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas akuzave të ashpra që në...
Deputeti i PD Dashnor Sula teksa ka komentuar disfatën e zg...
Për deputetin demokrat, PD është në krizë totale dhe këtë gj...
Ish deputeti i PD Klevis Balliu ka ironizuar zërat që kërkoj...
Nënkryetarja e shkarkuar e PD në Kuvendin e 11 dhjetorit Gri...
Mbrëmjen e djeshme, kryetari i shkarkuar i Partisë Demokrati...
Ata që shikojnë ëndrra se në PD po ndodh një uragan i madh d...
“Lulzim Basha duhet të largohet nga PD”. Kështu është shpreh...
Ish zëvendësministrja e Financave Irena Beqiraj, ka komentua...
Çmimi i naftës pësoi një tjetër rritje ditën e sotme, ku një...
Deputeti i PD Belind Këlliçi u shpreh se rezultati i 6 marsi...
Ka një parim në botën e kumarit, që thotë se “mirë është të ...
Gazetari Çim Peka deklaroi se kandidati i Lulzim Bashës në R...
Përfaqësuesi i Komisionit të Rithemelimit në PD, Ivi Kaso, k...
Armatës së demokratëve të cilët e kanë konsidetruar disfatën...
Çlirim Gjata, anëtar i Komisionit të rithemelimit të Partisë...
Deputeti Edi Paloka, është treguar ironik në reagimin e tij ...
Ish- nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha, është shprehur s...
Lulzim Basha doli i treti në zgjedhjet e pjesshme vendore të...
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike,...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...