web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jep shtëpinë për pallat, pronari i firmës i përvetëson banesën me hipotekë

23 Shkurt 2022, 21:15, Denoncim CNA

Emisioni Stop në Tv Klan denoncon rastin e një ndërtuesi që i ka përvetësuar banesën pronares së ligjshme. Rasti është në Tiranë, në rrugën ?Jordan Misja?.

69-vjeçarja Mrike Kolthi, në vitin 1997 bleu një ndërtesë dhe oborr në total me sipërfaqe 60.53 m2. Zonja donte të pajisej me certifikatë pronësie, pasi një firmë ndërtimi ?Eltona shpk?, me pronarë Kostandin Qirjazi dhe Ali Aliu, po interesohej të bënte pallat. Mrikes iu premtuan dy apartament 2+1, por nuk i mori kurrë.

Nga viti 2003 familja Kolthi kërkoi pajisjen me certifikatë pronësie. Në 2008-ën u pajisën me vërtetim pronësie, por metrat nuk ishin ato në kontratën e shitblerjes, as ndërtesa dhe as trualli. Çështjen e dërgoi në gjyq dhe bëri njohjen e 60.53 metra2 në total ndërtesë + truall. Çështja u fitua në 3 shkallët e gjyqësorit, por Hipoteka nuk e pajisi asnjëherë me certifikatë pronësie.

Mrike Kolthi: Në vitin 1997 ne erdhëm e blemë këtë shtëpi meqënëse unë kisha punuar këtu afër dhe e dija zonën. Ja blemë me kontratë shit-blerje dhe deklaratë noteriale, siç ishte ajo e kohë, dhe ishte e regjistruar në Hipotekë. Një dhomë e kuzhinë, korridor, banjo në oborr, me mur e portë më vete e rrethuar me mure. Me 46 metra katrorë ishte shtëpia. Doli në televizor që kush e ka të regjistruar në Hipotekë të vijë të marrë certifikatën e pronësisë. Në këtë moment na vjen një firmë ndërtimi, firma ?Eltona shpk? me pronar të firmës Ali Aliun, Kostandin Qirjazi dhe Shkëlqim Hysko. Por ai që erdhi vazhdimisht që na i mori dokumentet ishte Kostandin Qirjazi dhe tha që të gjitha i çoj unë në Hipotekë që të merrni certifikatën sa më shpejt që unë t?i fus për leje ndërtimi. Ramë dakord me atë që na tha që do t?ju japim nga dy hyrje 2+1 dhe ne ja dhamë. Pas 2-3 ditëve, ai nga Hipoteka na i solli. Tha duhet të shkoni vetë të bëni një pagesë atje dhe pastaj për t?i marr i marr unë. Duhet të jeni vetë që do hidhni firmë. Shkuam ne dhe bëmë pagesën atje. Dhe pastaj ky filloi t?i ndërrojë, jo nga dy hyrje, ju jap një hyrje një dhomë e kuzhinë. Filloi mashtrimin. Shtëpia ime është kthyer në kantier ndërtimi. Ne vazhduam muaj për muaj të shkonim të pajiseshim me certifikatën. Ata na thonin që sill dokumentin e atij që ka qenë më përpara, na sorollatnin. Më në fund unë mora avokat në 2008 dhe avokatit i kthenin të njëjtat përgjigje dhe pastaj i thanë që do të japim një vërtetim pronësie që ju të jeni të qetë. Kur na bëri vërtetimin e pronësisë, nuk na e bëri as për truallin dhe metrat katrorë të ndërtesës mangut, nga 46 në 38.5 metra katrorë për të favorizuar firmën. Dhe truallin duke mos e njohur fare. Në këto kushte neve e hodhëm në gjyq. Në të tre shkallët e gjyqësorit fituam dhe asnjëherë nuk pretenduam Hipotekë sepse ky truall ka pronar. Edhe pasi morëm vendimet e gjyqit, Hipoteka nuk e bëri asnjëherë. Arsyeja më thonin jemi duke e studiuar.

Ajo që kishte ndodhur ishte më e rëndë. Për metrat katrorë të zonjës, ishte pajisur me certifikatë pronësie investitori Kostandin Qirjazi dhe një tjetër. Zonja i ka kallëzuar në prokurori, por si përgjigje, ndërtuesi i ka ndërprerë qiranë mujore që i jepte sipas kontratës.

?Unë shkoja dhjetra herë në Hipotekë dhe asnjëherë nuk më pajisën. Ndërkohë ata kishin pajisur me certifikatë pronësie investitorët e firmës ?Eltona shpk?, Kostandin Qirjazin dhe Shkëlqim Hyskon. Neve na tjetërsuan pronën edhe ia dhanë atij për ta favorizuar firmën, për të përfituar dhe për të mos na dhënë ne dy pleqve. I kemi kërkuar na jep atë që ke shkruar aty, që ke firmosur e vulosur vetë, një hyrje për truallin dhe një hyrje për ndërtesën 70 metra katrorë me sipërfaqe të përbashkëta për ndërtesën, kurse për truallin na i ka shkruar atje 80 metra katrorë. Tani thotë jo, unë të jap për ndërtesën dhe për atë nuk ta jap, vetëm një apartament. Dhe tani, pasi unë e kam kërkuar këtë, e kam çuar në prokurori, thotë nuk të jap asnjë metër katrorë dhe më ka ndërprerë edhe qiranë e shtëpisë, jemi dy pleq edhe qiranë e shtëpisë ka 12 muaj që nuk na e ka dhënë, vetëm 6 muaj na e ka dhënë qiranë. Ne po jetojmë në Lezhë te njerëzit e burrit. Thirrja ime është të më japi dy apartamentet sipas asaj që i ka shkruar atje në kontratë dhe të japë edhe qiranë e shtëpisë që ma ka ndërprerë?./tvklan





Lajmet e fundit nga