Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Pasi Rusia njohu pavarësinë e republikave të vetëshpallura Donjeck dhe Luhansk, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyj pret ndihmë “të efektshme” nga perëndimi. Por Ukraina do t’i mbetet rrugës diplomatike, tha ai.
Pas njohjes së pavarësisë të territoreve separatiste në Ukrainën Lindore nga ana e Rusisë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyj përjashton çdo lëshim territorial. “Kufijtë ndërkombëtarë të Ukrainës mbeten në fuqi pavarësisht deklarave ruse. Ne nuk do t’i dhurojmë askujt diçka”, tha Zelenskyj në orët e para të mëngjesit të së martës, (22.02.) në një fjalim drejtuar kombit.
Kush është miku i vërtetë?
Ai dënoi shkeljen e sovranitetit të vendit të tij nga ana e Moskës. Ukraina pret një mbështetje “të qartë” dhe të “efektshme” të perëndimit, tha Zelenskyj. Tani do të tregohet se kush është “një mik i vërtetë dhe partner”, dhe kush edhe më tej do ta frikësojë Rusinë vetëm me fjalë. Kievi ka vetëm një ëndërr: paqe në Ukrainë. 44 vjeçari theksoi, se Ukraina do t’i qëndrojë besnike rrugës diplomatike. Ai ka thirrrur një samit urgjent të formatit të Normandisë. Ukraina edhe më tej është për paqen dhe diplomacinë. Por ai theksoi se “ne nuk kemi frikë nga asgjë dhe askush”.
Presidenti Putin kishte urdhëruar të hënën dërgimin e trupave ruse në Ukrainën Lindore. Ushtria do të përpiqet në rajonet separatiste për sigurimin e “paqes” thuhet, në një dekret të Ministrisë së Mbrojtjes ruse. Më parë Putin kishte njohur pavarësinë e republikave të vëtëquajtura “Republika popullore” Donjeck dhe Luhansk.
Putin i deklaroi të dështuara ujditë e Marrëveshjes së Minskut. Ai kërkoi nga Ukraina pushimin “e menjëhershëm” të aktiviteteve ushtarake në Lindje të vendit. Ndryshe Kievi do të mbajë “përgjegjësinë e plotë për vazhdimin e mundshëm të gjakderdhjes.” Ai akuzoi sërish Kievin për “gjenocid” ndaj popullatës ruse dhe se kërkon të ketë qasje tek armët atomike.
Festime në Donjeck pas vendimit rus
Një reporter i agjencisë Reuters ka thënë, se në natën e së martës në Donjeck, janë parë kolona me automjete ushtarake. Të paktën ka 7 tanke në qytet pa shenja identifikuese.
SHBA po reagon e përmbajtur. “Ne do të vëzhgojmë dhe do të vlerësojmë, se çfarë do të bëjë Rusia në orët e ardhshme”, tha një përfaqësues i qeverisë në Uashington. Ushtarë rusë gjenden prej vitesh në rajonin e Donbasit, megjithëse Moska e hedh poshtë këtë. “Nëse në Donbas hyjnë ushtarë rusë, ky nuk është ndonjë hap i ri. Rusia ka pasur në tetë vitet e fundit forca në rajonin e Donbasit.” Ka mundësi që ushtarët do mund të dalin “më hapur”.
Perëndimi e dënoi megjithatë njëzëri njohjen e pavarësisë së “republikave popullore” nga Rusia. SHBA, Franca e Gjermania bënë të ditur se do të reagojnë në ujdi me njëra-tjetrën. Pavarësisht kësaj, presidenti Biden vendosi sanksionet e para, siç bëri të ditur zëdhënësja, Jen Psaki. Kështu janë ndaluar bizneset me njërën ose të dy territoret separatiste që Rusia i ka njohur si të pavarura.
Biden, kancelari gjerman, Scholz dhe Macron janë të mendimit, se veprimi i Kremlinit është “shkelje e qartë e marrëvëshjes së Minskut”, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit. Kurse hapat që do të marrë BE do të bëhen të ditura gjatë së martës.
Këshilli i Sigurimit konsultohet për Rusinë
Me shkallëzimin e situatës në Ukrainë u mor edhe Këshilli i Sigurimit në Nju Jork. Gjermania mori pjesë me ambasadoren Antje Leendertse, e cila deklaroi, se do të marrim së bashku me aleatët masa të vendosura dhe të duhura, për të reaguar ndaj shkeljes së të drejtës ndërkombëtare nga ana e Rusisë. Ambasadorja amerikane në Këshillin e Sigurimit, Linda Thomas-Greenfield e cilësoi urdhrin për dërgimin e trupave ruse në rajonet e Ukrainës Lindore si një hap të parë për marshimin e plotë. “Ju i quani ato trupa të paqes”, tha ajo, por kjo “është totalisht e pakuptimtë”- Putin ëndërron për perandorinë ruse, tha ambasadorja. Shumica e vendeve anëtare të KS, e kritikuan ashpër Rusinë. Ambasadori rus në KS, Vasili Nebensia u shpreh, se vendi i tij mbetet i hapur për zgjidhjen diplomatike. Moska nuk do të lejë “një gjakderdhje të re” në Donbas, tha ai, duke pasur parasysh me gjasë sulme të trupave ukrainase.
Kina nuk i dënoi hapat e Rusisë, por u bëri thirrje të gjitha palëve të “vetëpërmbahen”. Ambasadori kinez, Zhang Jun tha se palët duhet të mënjanojnë veprime që “tensionojnë situatën”.
Rusia ka nisur pushtimin e një pjesë të Ukrainës.Korrospoden...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të organizoj...
Nga David B.Kanin “Transconflict”Moska ka ende iniciativën n...
Do të takohen vërtet presidentët e SHBA dhe Rusisë, Joe Bide...
Nga dita e djeshme qeveria federale ka hequr rreth 20 vende ...
Një rrjedhje masive të dhënash nga një prej bankave private ...
Sipërmarrja e re e ish presidentit amerikan Donald Trump, nj...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të dielën se...
Ambasadorja italiane në Australi, Francesca Tardioli ka ndër...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, bëri thirrje për...
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, paralajmëroi të die...
Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kancelari gjerman, Olaf ...
Pas presidentit amerikan Biden, edhe Sekretari i Përgjithshë...
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, th...
Në ditën e tretë të kërkimeve për 12 të zhdukurit në anijen ...
Orët e fundit kanë qenë të tensionuara në Ukrainë. Misioni i...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy që po përballet me n...
Forcat strategjike bërthamore të Rusisë zhvilluan stërvitje ...
Goditjet me artileri dhe mortaja u intensifikuan gjatës natë...
Udhëheqësit separatistë në Ukrainën lindore urdhëruan një mo...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...