Kryengritësit pro rusë në Ukrainën lindore urdhërojnë mobilizimin e plotë
Udhëheqësit separatistë në Ukrainën lindore urdhëruan një mo...
Goditjet me artileri dhe mortaja u intensifikuan gjatës natës në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, duke shtuar kështu frikën se po afrohet një përplasje më e madhe ushtarake. Ndërsa rajonet separatiste pro-ruse kishin filluar evakuimin e popullsisë, ato njoftuan të shtunën edhe mobilizimin e të gjithë meshkujve të aftë për të mbajtur armë. Ushtria ukrainase njoftoi ndërkohë se njësi mercenare ka mbërritur në rajonet separatiste për të organizuar provokime që do t?i shërbejnë Moskës si pretekst për një sulm ushtarak.
Kreu i republikës separatiste të vetëshpallur të Donjetskut shpalli të shtunën mobilizimin e të gjithë meshkujve të aftë për të mbajtur armë.
?Sot kam nënshkruar dekretin për mobilizimin e përgjithshëm. U bëj thirrje të gjithë burrave të republikës, të aftë për të mbajtur armë në duart e tyre për të mbrojtur familjet tona, fëmijët tanë, gratë dhe nënat. Së bashku do të arrijmë fitoren e dëshiruar dhe të nevojshme. Do të mbrojmë Donbasin dhe të gjithë popullin rus?, tha Denis Pushilin, kreu i republikës së vetëshpallur të Donjetskut.
Ushtria ukrainase njoftoi të shtunën se në rajonet separatiste kishin mbërritur mercenarë për të organizuar provokime, në bashkëpunim me forcat speciale ruse, me qëllim përshkallëzimin e situatës dhe krijimin e një preteksti për Moskën që të sulmojë vendin fqinj.
Ushtria ukrainase ka raportuar për gati 80 incidente në shkelje të armëpushimit nga separatistët pro-rusë gjatë dy ditëve të fundit dhe njoftoi gjithashtu se dy ushtarë ukrainas u vranë të shtunën nga goditjet me artileri të separatistëve pro-rusë.
?Komanda e Forcave të Bashkuara i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe miqve. Forcat e bashkuara e kanë situatën nën kontroll dhe do t?i përgjigjet në mënyrën e duhur të gjitha kërcënimeve të mundshme?, tha Dmytro Lutsyuk, zëdhënës i shtabit ukrainas.
Të premten, sekretari për sigurinë kombëtare të Ukrainës, Oleksiy Danilov, akuzoi Rusinë për provokimin e forcave ukrainase.
?Situata po përshkallëzohet nga Federata Ruse dhe mbështetësit e saj në territorin e rajoneve Donjetsk dhe Luhansk. Kjo është një përpjekje për të provokuar forcat tona të armatosura që t?u përgjigjen?, tha zoti Danilov.
Zyrtari shtoi megjithatë se Ukraina do t?i përmbahet mjeteve paqësore. Ky mesazh u mbështet edhe nga ministrja ukrainase për integrimin e territoreve të pushtuara, Iryna Vereshchuk.
?Dua t?u drejtohem njerëzve në territoret përkohësisht të pushtuara që frikësohen për jetën e fëmijëve dhe familjeve të tyre. Ju lutem, ejani tek ne. Gjeni mënyrën për të kaluar postblloqet. Jemi duke ju pritur. Do t?ju krijojmë të gjitha kushtet e strehimit, do të sigurohemi që do të keni ushqim dhe do të ndiheni se nuk jeni të vetëm?, tha zonja Vereshchuk.
Pjesë të rajonit Donbas gjenden që prej tetë vitesh nën pushtimin de-facto rus. Një ditë më parë, udhëheqësit separatistë, të cilët shihen si vegla të Kremlinit, urdhëruan një evakuim masiv të rreth 700 mijë njerëzve duke u justifikuar me rrezikun e një sulmi nga forcat ukrainase, akuzë që është hedhur poshtë nga Kievi./voa
Udhëheqësit separatistë në Ukrainën lindore urdhëruan një mo...
Gjermania do të mbrojë anëtarët e aleancës, bëri të ditur ka...
Faqe të rreme interneti, kompani fantazëm dhe truke të tjera...
Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten se ishte i bind...
Protestuesit në Otava të Kanadasë po qëndrojnë ballë për bal...
Anëtarët e një organizate të lidhur me Shtetin Islamik në pj...
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, pretendon se mer...
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte, trageti “Eur...
Rusia njoftoi se do të zhvillojë stërvitje masive bërthamore...
Mbi 28,000 gra në Arabinë Saudite aplikuan për t’u bërë maki...
Ushtria ukrainase akuzoi të enjten forcat pro-ruse në lindje...
Presidenti Joe Biden dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken ...
Policia gjermane ka sekuestruar 17 pako me kokainë në qyteti...
Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë thanë të enjten se druhe...
Rusia ka dëbuar një tjetër diplomat amerikan. Bëhet fjalë pë...
Nënpresidentja amerikane Kamala Harris niset sot (të enjten)...
Gjermania ka vendosur t’i pezullojë masat kufizuese nga data...
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur të enjten, 17 shkurt, një seanc...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz nuk kishte mbërritur ende në ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar sot s...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...