Rama në Poloni: Rindërtimi i Ukrainës dhe integrimi i BP në BE, procese që përforcojnë njëri-tjetrin
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Konferenc...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Konferenc...
Gjermania do të mbrojë anëtarët e aleancës, bëri të ditur kancelari gjerman, Olaf Scholz të shtunën në fjalimin e parë si kancelar në Konferencën e Sigurisë. Ai paralajmëroi Rusinë për kosto të lartë në rast sulmi.
“Në Europë kërcënohemi sërish nga lufta. Dhe rreziku për këtë nuk ka kaluar aspak”, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz (SPD) në Konferencën e Sigurisë në Mynih të shtunën (19.02.), ku e paralajmëroi Rusinë nga pasojat e një sulmi ndaj Ukrainës. “Do të ketë kosto të lartë për Rusinë çdo shkelje tjetër e integritetit territorial të Ukrainës, si nga ana politike, ekonomike dhe gjeostrategjike.”
Scholz deklaroi në Konferencën e Sigurisë se paqja në Europë mund të ruhet, nëse i ruajmë dhe nuk i ndryshojmë kufijtë.
Gjermania do të mbrojë partnerët e aleancës
Megjithatë kancelari gjerman u tregua i gatshëm për rrugën e diplomacisë. “Diplomaci sa më shumë të jetë e mundur, pa qenë naiv, ky është pretendimi”, tha ai. Rusia ka ngritur çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO në një “casus belli” (rast që çon në luftë). “Kjo është paradoksale, sepse nuk shtrohet për vendim.”
Nuk ka asnjë justikim, tha Scholz, që të vendosen 100.000 ushtarë në kufirin ukrainas dhe theksoi premtimin se Gjermania do të mbrojë partnerët e aleancës nga sulmet. “Gjermania i mbetet besnike pa kushte garancisë në nenin 5”, tha kancelari gjerman në fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Ky vend ushtron solidaritet praktik si përmes prezencës së shtuar në zonën e Balltikut apo ndihmën për mbikqyrjen e hapësirës ajore të NATO-s në juglindje të Europës, theksoi kancelari. Gjermania kritikohet aktualisht për refuzimin e dërgimit të armëve në Ukrainë.
“Ne jemi të gatshëm të negociojmë”, tha Scholz. Këtu duhet bërë dallimi mes kërkesave të papranueshme të Rusisë dhe interesave legjitime për sigurinë. Si të panegociueshëm, Scholz përcaktoi të drejtën për zgjedhjen e lirë të aleancës, pra edhe mundësinë në parim të Ukrainës për t’iu bashkuar NATO-s. “Në të njëjtën kohë ka çështje të sigurisë që janë të rëndësishme për të dyja palët. Në krye transparenca për sistemet e armatimit dhe manovrat, mekanizmat për mënjanimin e rrezikut apo impulse të reja për kontrollin e armatimit”, tha Scholz.
Kancelari gjerman foli në Mynih katër ditë pas vizitës së tij në Moskë, ku u takua me presidentin Putin për të biseduar mbi rrugët e uljes së tensioneve e mosshkallëzimit të mëtejshëm të situatës në konflikt. Zhvillime të tilla si konflikti i Ukrainës lenë pas debatet publike për sfidat globale si pandemisë e Coronës dhe lufta kundër ndryshimit të klimës. Edhe këto kanë nevojë për një përgjigje urgjente, tha Scholz./DW
Faqe të rreme interneti, kompani fantazëm dhe truke të tjera...
Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten se ishte i bind...
Protestuesit në Otava të Kanadasë po qëndrojnë ballë për bal...
Anëtarët e një organizate të lidhur me Shtetin Islamik në pj...
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, pretendon se mer...
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte, trageti “Eur...
Rusia njoftoi se do të zhvillojë stërvitje masive bërthamore...
Mbi 28,000 gra në Arabinë Saudite aplikuan për t’u bërë maki...
Ushtria ukrainase akuzoi të enjten forcat pro-ruse në lindje...
Presidenti Joe Biden dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken ...
Policia gjermane ka sekuestruar 17 pako me kokainë në qyteti...
Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë thanë të enjten se druhe...
Rusia ka dëbuar një tjetër diplomat amerikan. Bëhet fjalë pë...
Nënpresidentja amerikane Kamala Harris niset sot (të enjten)...
Gjermania ka vendosur t’i pezullojë masat kufizuese nga data...
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur të enjten, 17 shkurt, një seanc...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz nuk kishte mbërritur ende në ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar sot s...
14 vjet që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës – bilanci i ...
Monumenti i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, që gjendet në Pr...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...