web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kriza e Ukrainës dhe rivaliteti i Fuqive të Mëdha në Ballkan

21 Shkurt 2022, 09:08, Kosova & Bota CNA

Nga David B.Kanin ?Transconflict?

Moska ka ende iniciativën në një krizë që e provokoi vetë. Por dështimi i dukshëm i deritanishëm i Rusisë për të krijuar një opozitë të rreme ?të brendshme? ukrainase e ka sjellë situatën në një pikë kritike. Propaganda ruse po përpiqet të pretendojë fitoren, duke e portretizuar Amerikën si të ?rraskapitur?pas tërheqjes nga Afganistani.

Moska është përpjekur të provokojë edhe një kaos në diplomacinë perëndimore. Nga ana e saj, SHBAka kaluar nga një administratë kaotike e Donald, Trump në tërheqjen kaotike të Xho Bajdenit nga Afganistani, dhe sot duhet të reagojë ndaj lëvizjeve të Vladimir Putin në të gjithë periferinë e ish-Bashkimit Sovjetik.

Megjithatë, paralajmërimet e rrepta publike të Uashingtonit për sjelljen agresive të Rusisë, duket se e kanë befasuar Moskën dhe Putinin. Nëse raportet nga Londra janë të sakta, Rusia mund të ketë dashur të realizojë në Ukrainë atë që dështoi në Malin e Zi në vitin 2016.

Gjashtë vite më parë, serbët pro-rusë dështuan në përpjekjen për të rrëzuar presidentin malazez Milo Gjukanoviç. Rusët mund të jenë përpjekur të shfrytëzojnë pakënaqësinë publike ndaj ndikimit të madh që kanë oligarkët mbi biznesin, tregtinë dhe politikën në Ukrainë, për të krijuar një ?Kolonë të Pestë? të besueshme në mbështetje të çfarëdolloj veprimi ushtarak që mund të ndërmarrin.

Ndërkohë, Moska kritikoi moszbatimin nga Ukraina të Marrëveshjes së Minskut. Padurimi i Perëndimit me dështimin e Kievit për të spostuar elitën e korruptuar të vendit, mund të shërbejë ende për të thelluar ndarjet në Perëndim, mbi atë se sa me vendosmëri duhet të kundërshtohet agresioni rus.

Kushte të ngjashme frymëzuan aksionin e rrezikshëm të Rusisë në Malin e Zi. Çdo mangësi e deritanishme në performancën e Rusisë, nuk e justifikon mungesën e të menduarit strategjik në SHBA në lidhje me Ukrainën apo gjeopolitikën në përgjithësi.

Në Uashington dominon mendësia se diplomacia dhe veprimi ushtarak janë zgjedhje alternative, dhe jo mjete në të njëjtën ?kuti mjetesh?. Megjithatë, SHBA ka arritur ta ngrejë stekën në lidhje me atë që do të përbënte një ?sukses? ushtarak rus.

Narrativa e saj ka krijuar një pritshmëri të përgjithshme, sipas së cilës trupat ruse do të mposhtin trupat ukrainase dhe do ta pushtonin Ukrainës në rast se do të vendosnin që ta bënin këtë. Nëse kjo ndodh, SHBA do të pësonte një disfatë të rëndë në aspektin e prestigjit.

Nga ana tjetër, nëse forcat ukrainase do të arrijnë që ta ngadalësojnë apo të pengojnë një sulm në shkallë të gjerë rus, Moska do të përballet me zgjedhje të vështira në lidhje me atë se sa brutale është e gatshme të jetë. Edhe retorika perëndimore mund të sprapsë një ndërhyrje të kufizuar ruse, si një provë se vendosmëria e saj pengoi diçka më të tmerrshme.

Natyrisht, Perëndimi do të vendoste sanksione serioze dhe do ta denonconte agresionin rus. Në secilin rast, rusët do të kishin dështuar për momentin që të krijonin një ndryshim vendimtar në rendin evropian të sigurisë. Problemi për të dyja fuqitë është se sa më gjatë të zvarritet kriza pa ndonjë zgjidhje, aq më pak do të duket e besueshme secila prej tyre.

Putini do të grumbullojë trupa për atë që do të duket të jetë gjithnjë e më shumë si një pjesë shumë e kushtueshme dhe e pakuptimtë e artit të performancës. Ndërkohë, paralajmërimet amerikane për luftë do të bien në vesh të shurdhër.

Derisa Moska dhe Uashingtoni të bien dakord për një rrugëdalje, do të ekzistojë rreziku i padurimit dhe llogaritjeve të gabuara. Në këtë pikë, rezultati më i mirë jo i dhunshëm për Rusinë do të ishte nëse në këmbim të tërheqjes së trupave nga kufiri Perëndimor,ta detyrojë Kievin të zbatojë pjesët e Marrëveshjeve të Minskut që e minojnë sovranitetin ukrainas, ashtu siç ishte marrëveshja e sponsorizuar nga BE-ja e prillit 2013 midis Beogradit dhe Prishtinës, e cila e cënon sovranitetin e Kosovës.

Rusia do të jetë me siguri e humbur, nëse kriza do të sjellë një proces diplomatik në të cilin Perëndimi mund të trumbetojë në mënyrë të besueshme kohezionin e NATO-s në kontekstin e mungesës së lëshimeve thelbësore të Ukrainës për Procesin e Minskut.

Moska po shfrytëzon ambiciet dhe interesat politike të presidentit francez Emanuel Makron për të prodhuar një sukses diplomatik të Rusisë. Makron synon rizgjedhjen në detyrë në prillin e këtij viti, dhe mund ta përdorë këtë situatë si diçka për t?u mburrur. Që kur u bë president 5 vite më parë, ai është përpjekur pa sukses që ta portretizojë veten si një udhëheqës të BE-së, dhe ta paraqesë Evropën si një lojtare të nivelit të parë në gjeopolitikë dhe siguri.

Pretendimi publik i Makron se një marrëveshje diplomatike për Ukrainën është brenda mundësive, shprehja e simpatisë për shqetësimet ruse të sigurisë, dhe deklarata e tij se Brukseli nuk duhet të ndjekë udhëzimet e Uashingtonit për të arritur një marrëveshje, mund t?i japin Putinit mundësinë për ta cilësuar Ukrainën si një pengesë për paqen.

Por pavarësisht se çfarë po ndodh aktualisht, Putin do të vazhdojë përpjekjet për të minuar dhe përfundimisht zhdukur pavarësinë e Ukrainës .Përballë kësaj krize, shtetet ballkanike dhe njerëzit e medias po tregojnë kujdesin e duhur. Agjencia e lajmeve B92 pyeti në një artikull të sajin se në cilën anë është Serbia, duke sugjeruar se Beograd nuk duhet të bëjë ndonjë zgjedhje pa parë më parë si do ecin zhvillimet në terren.

Kroacia është një anëtare e BE-së dhe NATO-s, por është larg pasjes së një linje të fortë përkrah Perëndimit. Presidenti kroat Milanoviç e quajti Ukrainën ?një nga vendet më të korruptuara në botë?, duke e detyruar kryeministrin pro-perëndimor Plenkoviç t?i kërkojë publikisht ndjesë Kievit dhe partnerëve perëndimorë.

Kjo qasje tregon se përpjekjet ruse për të rritur ndikimin e saj në Kroaci kanë pasur sukses, edhe pse të kufizuara. Rumania dhe Bullgaria reaguan publikisht ndaj kërkesave të Rusisë që NATO të tërhiqte forcat e saj nga territoret e tyre.

Por ndërsa Bukureshti e cilësoi këtë një fyerje ndaj sovranitetit të saj, Sofja mori një qasje më të matur. Rumunët kanë qenë prej kohësh të zhgënjyer me reagimin e vakët të NATO-s ndaj thirrjeve të tyre për një prani më të fortë të aleancës përreth Detit të Zi, dhe mund ta përdorin krizën aktuale për të nxitur një prani më të madhe të NATO-s në rajon.

Ndërkohë, Ministri bullgar i Mbrojtjes Stefan Radev, shprehu kundërshtimin ndaj çdo vendosjeje të re të trupave amerikane në vendin e tij, ndërsa politikanët e tjerë në Sofje kishin relativisht pak për të thënë mbi këtë çështje.

Në përgjithësi të gjitha qeveritë e tjera në Ballkan kanë mbetur të heshtura,dhe duket se po presin të shohin se çfarë do të ndodhë. Një fitore e madhe ushtarake ruse, apo një sukses diplomatik në lidhje me Procesin e Minskut, do të çimentonte fuqinë e Moskës në rajonin e Detit të Zi, duke krijuar dyshime serioze si në Rumani po ashtu edhe në Bullgari lidhur me mençurinë e anëtarësimit të tyre në NATO.

Qeveria e re e brishtë e koalicionit në Sofje, do të përballet me presionin e presidentit Rumen Radev dhe elementëve të tjerë pro-rusë, për të rishqyrtuar orientimin e saj ?evropian? në çështjet e sigurisë. Po kështu do të konfirmohej frika e Rumanisë se Perëndimi nuk është i interesuar për sigurinë e Detit të Zi.

Nga ana tjetër, suksesi apo dështimi i perceptuar i Uashingtonit për të mbështetur Ukrainën, do t?u tregojë zërave properëndimorë në Kosovë dhe Bosnje nëse ata mund të ruajnë (ose të rifitojnë?) ndjenjën se mund të mbështeten tek amerikanët. Statusi i mbetur pezull i Kosovës, dhe manipulimi i Uashingtonit dhe diplomatëve të tij nga Milorad Dodik, ka zhgënjyer njerëzit në të dyja vendet që i kishin varur shpresat në veprimin efektiv dhe vendimtar të SHBA-së.

Sanksionet e fundit që ka vendosur Uashingtoni ndaj Dodik dhe të tjerëve, kanë pasur po aq pak ndikim sa sanksionet e mëparshme. Ndërkohë po shtohet presioni perëndimor mbi kryeministrin  e Kosovës, Albin Kurti, që të pranojë kërkesën e për krijimin e një Bashkësie të Komunave Serbe në Kosovë.

Por nëse nuk shoqërohet me njohjen e sovranitetit të Kosovës nga Serbia,ky hap do të dëmtonte më tej statusin diplomatik dhe politik të Prishtinës. Suksesi i Rusisë në Ukrainë do të forconte ndikimin e Perëndimit mbi Kurtin. Pasi përfitimet e perceptuara diplomatike dhe ushtarake ruse, do ta bënin SHBA-në dhe BE-në edhe më të vendosura për të pasur një ?fitore? në Kosovë për të kompensuar dështimet diku tjetër.

Shënim:David B.Kanin, është asistent/profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Xhon Hopkins, SHBA. Për shumë vite ka punuar si analist në CIA.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga