web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të pathënat për një vizitë të Lulzim Bashës në SHBA

21 Shkurt 2022, 13:23, Politikë CNA

I shkarkuar nga kryetar i Partisë Demokratike, i përplasur me bazën e tij, i izoluar për disa muaj, Lulzim Basha më në fund pas pesë vitesh po udhëton drejt SHBA-së.

Ai ka mundur të marrë vizë, pasi përjashtoi Sali Berishën. Ku në një teori përtej konspiratives, por me shumë fakte dhe prova, ka qënë një nga njerëzit kontribues kryesor që ka kërkuar nga SHBA shpalljen non-grata të Berishës, dhe i ka faturuar këtij të fundit gjithçka ka bërë vetë. Që nga djegia e mandateve, protestat, futja në çadër, bojkotin e zgjedhjeve lokale, bojkotin e reformave, kundërshtimin e Reformës në Drejtësi, e kështu me radhë.

Gjithësesi së fundi mësohet se Lulzim Basha do të udhëtojë drejt SHBA-ve.

Së pari, Luli ka udhëtuar në SHBA në zgjedhje. Në vitin 2017 dhe bëri një foto me presidentin Trump. Sërish zgjedhjet i humbi turpshëm.

E pra, në rast se Ambasada e SHBA-ve në Tiranë po e çon Lulzim Bashën, që ta nxjerrin të dytin në zgjedhje, sërish po shpenzon kohë dhe energji në mënyrë të gabuar. Kjo, pasi Lulzim Basha në shumicën e bashkive do të dalë i treti, dhe nuk ka për të fituar asnjë bashki.

Nga ana tjetër, dy nga kandidatët e tij, njëri është hetuar për pastrim parash dhe tjetri po hetohet nga Prokuroria për fshehje të dënimit apo se është i dënuar diku jashtë.

Pra, se vajti në SHBA, se bëri foto me Blinken, se mund të dalë me Biden, Lulzim Basha nuk i fiton dot zgjedhjet.

“Oksigjeni” që po përpiqet t?i japë ambasada duke e çuar në këtë moment nuk është asnjë shpëtim për Lulzim Bashën.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë duhet të pranojë se Lulzim Bashën nuk e do më asnjeri dhe ky institucion diplomatik nuk mund të japë mbështetje dikujt që shqiptarët nuk e duan.

Edhe nëse mendojnë se Sali Berisha duhet të ikë, duhet të zgjedhin dikë tjetër, përtej Lulzim Bashës, pasi nuk ka demokratë dhe shqiptarë që e voton dhe e pranon Lulzim Bashën.

Jo të shkojë e të dalë në foto me Trump, apo Biden tani, por të kapërcejë Hënën, Lulin nuk e duan më shqiptarët. Nuk e konsiderojnë atë. Nuk janë anti-amerikanë, aspak. Por, nuk duan Lulin sepse e shohin të paaftë, mashtrues, të korruptuar, të pabesë, dhe kjo është treguar me votë.

Do sjellë më shumë investitorë? Aspak.

Do fitojë zgjedhjet? Jo, aspak.

Thjeshtë dhe vetëm do t?i bashkohen më shumë rreth tij interesaxhinjtë që ai ka nga pas dhe disa njerëz që nuk kanë asnjë ditë kontribut politik për të bërë karrierë në Partinë Demokratike. Por, e kanë të përfituar pas vajtjes së Lulit në krye të PD-së. E kanë të përfituar sepse Luli i ka gënjyer, mashtruar, dikujt i ka marrë dhe para dhe e mban aty pranë, dikujt tjetër dhe i ka dhënë para.

Dikujt tjetër i jep ofiqe, siç është rasti i Gjekmarkajt, apo të tjerë që vinë nga rruga, marrin mandate deputetësh, e kështu me radhë.

Pra, vajtja e Lulit në SHBA thjeshtë do të ekzaltojë disi grupin e tij të vogël brenda PD-së, i cili në fakt është pakicë dhe do rrethojë tek kryetari, këta individë. Asgjë më shumë sesa kaq.

Luli në SHBA, nu ki duhet demokratëve, aspak. Pasi, në SHBA demokratët duhet të dërgojnë dikë që duhet ta zgjedhin vetë si lider. Dhe që ta zgjedhin këtë si lider, ambasada e SHBA-ve duhet që të mbështesë një emër tjetër, një personalitet tjetër politik brenda Opozitës. Apo t?I lërë demokratët të zgjedhin kë ata duan dhe më pas të shikojë sesi qëndron e vërteta.

Ka një zgjidhje që të paqetohen demokratët dhe të mos dhe që të mos jenë shumica kundër kryetarit që po shkon në SHBA.

Zgjidhja është mjaft e thjeshtë. Një hap pas i Lulzim Bashës e një hap pas i Sali Berishës.

Ky i fundit duket se mund të hapë rrugë për këdo tjetër që merr konsensusin e shumicës së demokratëve. Siç e ka treguar.

Pra, të ketë garë në PD. Të garojë dhe të dalë një kryetar i ri.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,Atëherë, ambasada e shumë të tjerë mund ta mbështesin. Mund t?I dalin pro dhe kundër. Por, kurrësesi kur të shkojë në SHBA, nuk do të kemi një kryetar partie që nuk e do shumica e partisë, por e do ambasadorja e SHBA-së, në Tiranë.

Ky është një problem.

Më tej, fakti që ambasada sot po reagon fort ndaj kandidatëve që kanë garuar me mbështetjen e ?Shtëpisë së Lirisë?, me mbështetjen e Sali Berishës, është sërish e tepruar minimalisht. Është e tepruar sepse po iu drejtohen disa kandidatëve, se çfarë problemi do të keni nesër ju me Saliun, çfarë do t?I premtoni qytetarëve.

Asnjë problem nuk do kenë me Saliun, as kanë pse të kenë ndonjë problem dhe as kanë ndonjë detyrim ndaj Saliut.

Ata do zgjidhen kryetar bashkie, do t?I shërbejnë qytetarëve, ashtu sikundër Saliu i cili quhet sot non-grata, i shërben sot publikut shumë herë më mirë sesa Lulzim Basha, që po shkon në SHBA në kauza, apo vetë Qeveria e kapur gjallë në një aferë korruptive, 430 milionë euro.

Prandaj, nuk ka pse intimidohen kandidatët, të cilët e kanë çuar Lulin të tretin në garë, në çdo bashki. Ku Luli nuk do fitojë asnjë prej tyre. Dhe tani për të marrë pak ?oksigjen?, po çohet në SHBA.

Në fakt sa më fort të ketë kundërshtim ndaj kandidatëve që zgjidhen nga shumica e qytetarëve, sa më fort të ketë reagim në mbrojtje të një kryetari që nuk e duan shumica e demokratëve, sa më fort të reagohet kundër shumicës së shqiptarëve që kanë një qëndrim kundër, aq më shumë pakënaqësia do të rritet.

Pra, nuk frenohen shqiptarët, se shkoi Luli në SHBA. Nuk frenohen shqiptarët nga një sms i ambasadores, apo nga mbështetja që i jep Lulit. Apo heshtja që bëhet për afera korruptive, ndaj Edi Ramës.

Pa asnjë diskutim, shqiptarët bëjnë llogaritë e tyre, e kuptojnë se çfarë është dhe në finale, me 6 Mars, ndoshta kjo qasje e ambasadores dhe kjo vizitë e Lulzim Bashës do të pakësojë votat e Lulit. Do të ndodhë e kundërta e asaj që shpresojnë. Thjeshtë dhe vetëm do t?i zgjatet agonia një njeriu që është pakicë, që mban peng Opozitën dhe që nuk ka të ardhme.

Prandaj është koha që të lexojmë qartazi se çfarë do të thotë vizita e Bashës në SHBA dhe diplomatët që vijnë në Shqipëri, të reflektojnë, të shohin ku kanë gabuar. Jo duke, dalë dhe duke mbështetur Sali Berishën.

Pasi shqiptarët nuk kanë hall është shpallur apo jo non-grata, Sali Berisha. Halli i shqiptarëve është që alternativa përballë Edi Ramës nuk është e duhura. Halli i shqiptarëve është që skanë Opozitë dhe nuk rrëzojnë dot Qeverinë sot. Sepse nuk kanë shpresë. Se ia kanë ?vrarë? Opozitën.

Prandaj, diplomatët përveçse të bëjnë një hap pas duhet të shohin se kë mbështesin dhe pse shqiptarët nuk kanë për ta dhënë kurrë votën, për të zgjedhurit e ambasadorëve, për të preferuarit e tyre, sepse ata janë ndoshta më të korruptuar, më të akuzuar dhe duhet të ishin non-grata, dhe duhet të ishin hetuar në SHBA, për miliona dollarë, të cilave nuk iu dihet burimi. Por, janë paguar nga kompani off-shore.

Prandaj, gjithçka mund të ndodhë me vizitën e Lulzim Bashës, gjithçka mund të ndodhë me qëndrimin e ambasadores, është thjeshtë më pak vota për Lulin, më shumë servilë pas vetes. Dhe asgjë më shumë sesa kaq.

Përgjigjen të gjithë e marrin me datë 7 Mars, kur të numërohen shumica e kutive./CNA.al

Faktet/ Pse Lulzim Basha nuk shkel dot në SHBA

Berisha: Basha vrau në pritë elitën e PD-së

Berisha: Lulzim Basha më futi thikën pas shpine

Faktet dhe akuzat/ Berisha ekzekuton Bashën





Lajmet e fundit nga