Kim Jong Un: Koreja e Veriut do të pajisë Marinën me armë bërthamore
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Kryefjala e Konferencës së Sigurisë në Mynih këtë vit është Ukraina dhe rreziku i pushtimit të saj nga Rusia. Qëndrimet e perëndimit janë të qarta – gatishmëri për veprim në rast sulmi të Rusisë, por edhe diplomaci.
Konferenca e Sigurisë në Mynih që i vazhdon punimet të shtunën është përqëndruar tek kriza e Ukrainës dhe konflikti me Rusinë. Pas fjalimit të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, që e bëri të qartë, se Rusia do të paguajë një kosto shumë të lartë, nëse sulmon Ukrainën, në Mynih e mori fjalën edhe zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris. Ajo deklaroi qartë në drejtim të Rusisë se do të ketë sanksione “të papara”, nëse Rusia e sulmon Ukrainën. Kamala Harris tha në Mynih të shtunën, se “ne kemi përgatitur sanksione ekonomike, që do të jenë të shpejta, të forta dhe të bashkërenduara”, tha ajo. “Në fokus do të jenë institucionet financiare ruse dhe industritë bazë.”
Mbështetje për aleatët
Zëvendëspresidentja amerikane theksoi bashkëpunimin e ngushtë me aleatët europianë dhe i siguroi partnerët e NATO-s, se SHBA në rast konflikti do të mbrojë anëtarët e saj. Në Ukrainë nuk do të ndërhyjmë si një vend jo anëtar, por Uashingtoni i qëndron besnik nenit 5 të aleancës së mbrojtjes, tha ajo, duke iu referuar shqetësimeve të vendeve balltike për një agresion rus. SHBA do të forcojë krahun lindor të NATO-s. Për këtë ka një qëndrim mbipartiak në Uashington.
Harris përforcoi qëndrimin amerikan, se megjithë tensionet, Shtetet e Bashkuara janë për një zgjidhje diplomatike me Rusinë. Por nëse kjo diplomaci është qorrsokak, atëherë jemi të gatshëm për përgjigje të forta, theksoi ajo në Konferencën e Sigurisë.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se NATO do të forcojë krahun e saj lindor. Ai akuzoi Rusinë për manovra mashtruese. “Duket sikur Rusia po bën çdo gjë që të krijojë një pretekst për pushtimin”, tha ai. Kemi qenë transparent me taktikën, se shpresojmë që kështu t’ia vështirësojmë Rusisë një invazion.
Zelensky: Jo pre e provokimeve
Në Konferencën e Sigurisë në Mynih për pak orë qëndron edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ku zhvillon takime me zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministrin britanik, Boris Johnson. Gjatë së shtunës ai shkroi në twitter se “ne nuk do të reagojmë ndaj provokimeve dhe synojmë të arrijmë paqen vetëm përmes diplomacisë.” Kurse ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha se Ukraina po përgatitet për një sulm të mundshëm. “Ne përgatitemi për çdo skenar të mundshëm”, tha ai në Mynih.
Nga Britania e Madhe i dërgohet Rusisë mesazhi i qartë i bllokadës financiare. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kryeministri britanik, Boris Johnson e kërcënoi Rusinë me sanksione të ashpra në qendrën financiare të Londrës, nëse do të sulmohet sërish Ukraina. Ai shtoi se nuk është e pranueshme, që Europa shantazhohet nga Rusia dhe u shpreh, se Europa duhet të bëhet më e pavarur nga gazi dhe nafta ruse.
Kina: Palët të ulen për zbatimin e Marrëveshjes së Minskut
Në Konferencën e Sigurisë në Mynih foli edhe ministri i Jashtëm kinez, Vang Yi, i cili kërkoi një zgjidhje paqësore të konfliktit dhe njohu sovranitetin e Ukrainës. Parimi i mosshkeljes së kufijve vlen për të gjithë anëtarët e OKB dhe Ukraina nuk bën përjashtim, tha ai. Ai kërkoi që të përqëndrohen përpjekjet në marrëveshjen e Minskut, sepse atë e njohin si SHBA, BE edhe Rusia.
“Pse nuk ulen të gjitha palët dhe të zhvillojnë bisedime të detajuara me një plan kohor si do të zbatohet kjo marrëveshje”, kërkoi Yi të shtunën, sipas përkthimit. “Kjo është ajo që duhet të bëjnë palët, aty ku duhet të përqëndrohen ato në vend që të rrisin tensiont, të nxisin panikun dhe ndoshta të sensacionalizojnë kështu edhe rrezikun e luftës.”/DW
Gjykata e lartë nuk ka pranuar rekursin ish gjyqtarit të Kol...
Ju kujtohet koncerti madhështor ku u lançua rreth tre vite m...
Gazetari dhe moderatori Mentor Kikia ka bërë një koment në l...
Në Xhakartë, ministrat e Financave të G20 diskutuan pasojat ...
Presidenti Ilir Meta është bërë pjesë e homazheve në nder të...
Shkrimtari Bardhyl Londo ka humbur jetën pas një beteje me s...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar një foto të K...
Nga Bujar HudhriKur para dy vjetësh Londo më solli dorëshkri...
Mjekët specialistë të Njësisë Mjekësore Ushtarake kanë kryer...
Qeveria gjermane emëroi të premten politikanin Manuel Sarraz...
Duke filluar nga dita e sotme, pritet që në shtetin fqinj, G...
Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë në mbizotërimin e kthje...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar për ndarjen nga...
Gazetari Arsen Rusta ka reaguar ashpër gjatë marrjes në pyet...
Ministria e Jashtme ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura ...
Inceneratorët, afera më e madhe korruptive ka gjetur mbështe...
Në romanin e tij filozofik “Neveria”, Jean Paul Sartre, në p...
Kryebashkiaku Armando Subashi për 5 orë është marrë në pyetj...
Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi ka dhënë dëshminë e t...
Liberalizimi i vizave për Shqipërinë, uli ndjeshëm tentativa...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...