web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Giacomo Vrioni ritakohet me golin, shënon të dhjetin me Tirol në Austri

19 Shkurt 2022, 18:37, Sport CNA

Giacomo Vrioni është rikthyer te goli në Austri. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, i huazuar nga Juventus te Tirol, ndëshkoi skuadrën e Ried.

Skuadra e sulmuesit nga Durrësi pësoi tre gola në pjesën e parë dhe normalisht për ta përmbysur ndeshjen ishte një mision i pamundur.

Forst në minutën e 90-të realizoi golin e parë për Tirol, kurse dy minuta më pas topin në rrjetë e çoi edhe Vrioni dhe ndeshja përfundoi 3-2.

Për sulmuesin e kombëtares shqiptare ky është goli i dhjetë në kampionat për Tirol, në 14 ndeshje të luajtura deri më tani.





Lajmet e fundit nga