Ostende fiton gjyqin me Kukësin për Sindrit Guri/ Verilindorët kthejnë mijëra euro
Ostende në Belgjikë ka fituar gjyqin me Kukësin për transfer...
Skënderbeu luan sot në orën 13:45 kundër Egnatias në Rrogozhinë me një ekip të përgjysmuar. Katër lojtarë janë të sigurt që do të mungojnë për shkak dëmtimi, pikërisht Meksi, Moraesh, Vitija dhe Vrapi, ndërsa për kartonë nuk do të jenë titullarë si Sadriu, Randi dhe Viktor.
Ndeshja e sotme është një mision i vështirë për korçarët, aq më tepër që përballë është skuadra rivale në luftën për mbijetesë. Edhe gjatë seancës së djeshme në Durrës, u pa qartë se Skënderbeu duhet të sakrifikojë dhe të bëjë maksimumin me një skuadër të përgjysmuar, ndërsa shpresa e vetme është një rikuperim i shpejtë i Vangjel Zguros.
Kapiteni është i vetmi që ka tentuar të shtrëngojë dhëmbët në seancën e fundit, duke duruar vetëm gjysmën e saj dhe më pas e ka lënë në mes. Përpos pesimizmit të ekipit, mësohet se Zguro ka siguruar se do të jetë në fushë me ekipin, qoftë edhe për një pjesë loje.
Tashmë mbetet nga trajneri dhe stafi teknik që të vendosin nëse pogradecari do të luajë nga minuta e parë apo jo. Shqetësime ka shfaqur edhe Frashëri në ndeshjen me Partizanin, por lojtari i krahut të djathtë ia ka dalë.
Në kushte të tilla duket se është i pashmangshëm një ndryshim rrënjësor në formacionin e korçarëve për këtë takim. Ndryshe nga sa kanë luajtur që prej kohës kur Memelli është në stol, Skënderbeu do të ndryshojë rreshtim në mënyrë të detyruar. 5-3-2 i Memellit do të shndërrohet në 4-4-2 në këtë takim, pasi mundësitë janë minimale për të ndryshuar.
Pengu i vetëm i formacionit me detyrim përcaktim është Zguro. Nëse kapiteni nuk ia del, atëherë greku Andoniadhis do të bëjë debutimin në krahun e majtë të mbrojtjes.
ANALIZA
Më shumë sesa një analizë e mirëfilltë tekniko-taktike nga ana e Memellit, dje ka qenë një fjalim motivues për të ngritur moralin e lojtarëve dhe për të dhënë maksimumin sot në fushë. Për trajnerin bardhekuq është një ndeshje karakteri, pas gjyqeve dhe kryqëzimit që i është bërë ekipit si rezultat i humbjeve radhazi.
Për këtë pogradecari i stolit ka kërkuar nga skuadra të japë gjithçka në fushë dhe të mos shihet si inferior. ?Duhet të lëmë pas krahëve këtë situatë dhe të përqendrohemi te ndeshja që kemi për të luajtur. T?u tregojmë të gjithëve se nuk jemi të mbaruar, por ai ekip që luan futbollin e bukur në kampionat?, mësohet të ketë thënë ndër të tjera Memelli.
Ostende në Belgjikë ka fituar gjyqin me Kukësin për transfer...
Sot, Kategoria Superiore ngre siparin e javës së 21-të me dy...
Sfida mjaft interesante në Kategorinë e Parë, për llogari të...
Plot 8 gola u regjistruan në duelin mes Koniasporit dhe Kas...
Një nga personazhet më të dashur nga radhët e kombëtares mbe...
Skënderbeu është duke kaluar momentin më të keq të sezonit, ...
Roma do të përballet me Veronën në “Stadio Olimpico” në sfid...
Lajme të mira për stafin teknik të Dinamos sa i takon gjendj...
Berat Gjimshiti ishte protagonist mbrëmjen e djeshme në Euro...
Kontrata e Zlatan Ibrahimoviçit skadon për 4 muaj. Ideja e M...
Komisioni i Disiplinës ka vendosur të ndëshkojë skuadrën e S...
Skënderbeu luan nesër në orën 13:45 një takim shumë delikat ...
Tekniku Tomas Brdariç po skicon formacionin më të mirë të mu...
Saliu Sembene, i ardhur në verë te të kuqtë, përfitoi nga mu...
Berat Gjimshiti është kthyer sot në një golashënues, duke nd...
Atalanta feston, Lazio jo. Skuadra nga Bergamo ka fituar me ...
Berat Djimsiti protagonist. Lojtari shqiptar ia ka dalë të s...
Fama e Armando Brojën ka kaluar kufijtë e Premier Ligës. Edh...
Spektakël në Camp Nou, por në fund Barcelona e Napoli barazu...
Armando Broja është lojtari i momentit në kampionatin anglez...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...