web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grabitet me armë zjarri zyra e Postës Shqiptare/ Arrestohet autori

11 Shkurt 2022, 12:52, Kronika CNA

Zyra e Postës Shqiptare në Gjirokastër ka rënë pre e grabitjes me armë, rreth mesditës së sotme.

Mësohet se autori është shtetasi A. K, 32-vjeç nga Vlora, i cili nën kërcënimin e armës së zjarrit, ka tërhequr një sasi të padeklaruara të hollash tek sporteli ku ndahen pensionet.

Pasi ka tërhequr të hollat, 30-vjeçari nga Vlora, emigrant në Greqi, është larguar me shpjetësi.

Por policia u vu në lëvizje dhe e prangosi të riun vetëm pak minuta më vonë, në zonën e ish Poliklinikës, në lagjen Meçite.

32-vjeçari është shoqëruar direkt në Komisariatin e Policisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga