“Po prit e çun iher të sqarohemi...”/ Debate mes deputetëve në inceneratorin e Elbasanit
Pas Fierit, anëtarët e Komisionit Hetimor për Inceneratorët ...
Sheshi para inceneratorit të Fierit ishte i ndriçuar pasditen e së martës, ndërsa prej godinës së lyer me të gjelbër vjen një zhurmë e fortë mekanike. Por ndryshe nga përshtypja që krijohet fillimisht, drejtuesi teknik i kantierit, Enid Dine pranoi se inceneratori nuk ka nisur ende punën.
?Nuk ka nisur puna për përpunimin e mbetjeve,? tha Dine gjatë vizitës që deputetët demokratë dhe socialistë të komisionit hetimor për inceneratorët bënë pasditen e së martës në zonën e trajtimit të mbetjeve të Fierit.
Dine shtoi se pajisjet janë akoma në fazën e kolaudimit, proces që sipas tij do të përfundonte brenda 35-40 ditëve.
Bazuar në kontratën koncesionare, impianti që ndodhet në fshatin Mbrostar të Fierit ishte parashikuar të mbaronte në tetor 2019. Por pas shtyrjeve të afatit të punimeve, data e fundit zyrtare ishte 31 marsi 2021.
Në një vizitë që kryeministri Edi Rama bëri para zgjedhjeve parlamentare të prillit të kaluar, një prej drejtuesve të kantierit tha se impianti do të fillonte punë plotësisht në fund të atij muaji, sipas videos së publikuar në faqen e Ramës në FB.
?Në fund të muajit prill është parashikuar të vihet në funksion i gjithë impianti në procesin e vet,? thotë personi që shoqëron Ramën në vizitë, duke pretenduar se gjithçka ishte në fazë kolaudimi.
Krahasimi i pamjeve të publikuara nga kryeministri me ato që BIRN pa të martën në brendësi të godinës, lë të kuptohet se asgjë nuk ka lëvizur që prej prillit. Vendi ku duhet të kalonin mbetjet për të shkuar më pas në djegie është i pastër dhe e vetmja që lëviz është një shkallë elektrike që mbahet në punë nga gjeneratori që mbush me zhurmë sallën e zbrazur.
Deputetët u shoqëruan në kantier nga mediat, por nuk kishin me vete asnjë ekspert për t?u shpjeguar se ku çalonte puna. Deputetët bënë disa varavingo brenda godinës dhe debatuan me zë të lartë nëse impianti ishte apo jo i përfunduar.
Punonjësit e pranishëm refuzuan t?u përgjigjeshin pyetjeve të deputetëve të PD-së për fatura dhe për situacione. Ndërsa deputetët socialistë kërkuan që të mos bëheshin pyetje fare.
?Jemi këtu vetëm për të parë inceneratorin,? tha zv.kryetarja e komisionit hetimor parlamentar, Ermonela Felaj. Deputeti tjetër i PS, Eduard Shalsi tha se vizita ishte për të provuar se ?impianti nuk ishte fantazëm?.
Ngjashëm si në përrallën ?Mbreti lakuriq?, të dy palët panë atë që deshën.
?Ndërsa live gënjehej për 180 ton mbetje që ?përpunoheshin?, shqiptarët shihnin godina të bojatisura, por pa asnjë funksion,? shkroi në një status kryetarja e komisionit parlamentar, Jorida Tabaku.
Ajo e shoqëroi postimin me foto të dyshemeve të zbrazura dhe mekanizmave pa jetë.
Felaj këmbëngul në anën tjetër se ishin para një ?fshati që dukej e nuk do kallauz?.
?Këtu është një objekt që ekziston, ndërkohë që është thënë që nuk ekziston. Është një objekt që vazhdon të realizohet sipas kushteve të kontratës, sepse nuk ka përfunduar,? tha Felaj.
Dine që u prezantua si drejtues teknik u tha deputetëve që në impiant vinin aktualisht 170-180 tonë mbetje urbane nga bashkitë e Lushnjes, Fierit dhe Patosit. ?Pritet që në ditët në vijim të vijnë edhe nga Mallakstra,? tha ai. Mbetjet depozitoheshin të gjitha në një landfill pranë inceneratorit.
Ndërtimi i inceneratorit të Fierit është realizuar me anë të një kontrate partneriteti publik privat në favor të kompanisë ?Integrated Technology Waste Treatment Fier? dhe u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 28 milionë euro. Aksioneri mazhoritar i koncesionit, Klodian Zoto është aktualisht në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet nga SPAK për ?korrupsion aktiv? dhe ?pastrim parash? në projektin tjetër të inceneratorit të Elbasanit.
?Depozita e mbetjeve është bosh,? tha deputetja e PD-së, Dhurata Çupi. ?Kontrata është lidhur në vitin 2016 dhe duhej të përfundonte në 2019. Tani jemi në vitin 2022 dhe objekti nuk funksionon,? shtoi ajo.
I pyetur nga BIRN se cilat janë shkaqet që ky impant nuk është vënë ende në punë, Dine tha se ka pasur shkaqe të ndryshme objektive dhe të gjitha shtyrjet e punimeve janë bërë duke marrë miratimin e autoritetit kontraktor.
Dine u tregoi deputetëve dhe një magazinë të madhe, ku një shkallë metalike lëvizëse punonte në boshllëk. Në të nuk kishte asnjë gjurmë mbetjesh, ndërsa Dine e prezantoi si vendin ku niste procesi i përpunimit dhe ku do të bëhej ndarja manuale e mbetjeve.
Të martën para se të niseshin për në Fier, në atë që u duk më shumë si një vizitë turistike, deputetët e komisionit hetimor të opozitës dhe shumicës, prezantuan raportet e tyre mbi ligjshmërinë e procedurave në dhënien e kontratës dhe zbatimin e saj.
Sipas konstatimeve të PD-së, të prezantuara nga deputeti Lefter Gështenja, kontrata koncensionare është dhënë në mënyrë abuzive, ndryshimi i truallit të ndërtimit po ashtu ishte bërë në mënyrë korruptive dhe në mënyrë të paarsyeshme në një tokë private, si dhe nuk ishte zbatuar kontata nga ana e koncensionarit për fillimin e punës.
Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku tha se nga shkresat e konsultuara opozita beson se është konsumuar dhe një skemë korrupsioni me pagesa fiktive të TVSH për 15 kompani të ndryshme, ndërkohë që inceneratori nuk ka qenë funksional.
Në raportin e Partisë Socialiste të prezantuar nga Ermonela Felaj vihej në dukje domodoshmëria e një investimi të tillë në raport me emergjencën mjedisore të zonës. Ajo tha se vonesa e punimeve ishte shkaktuar nga protestat e banorëve të zonës, të cilët ishin nxitur nga Partia Demokratike dhe LSI.
Deputetët kanë vendosur që të vizitojnë nga afër dhe inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Tiranës para se të nisin seancat dëgjimore me dëshmitarët./ BIRN
Pas Fierit, anëtarët e Komisionit Hetimor për Inceneratorët ...
Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është transferuar pas...
Në seancën e nesërme parlamentare pritet të vendoset për nd...
Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar në lidhje me lajmin e rap...
PD pritet të shpallë së shpejti listën zyrtare të kandidatëv...
Lëvizja për ringritjen e Partisë Demokratike, sot ka zhvillu...
Pas humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të 25 qersho...
Fushata për zgjedhjet e 25 prillit po shoqërohet me incident...
Ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, do të vuajnë do të v...
Ish-Gjenerali i Guardia di Finanza-s, Fabrizio Lisi është ar...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të vuajë dënimin ...
Partia Demokratike do rikthehet ne protesta. Kreu i saj Lulz...
Ambasadori Vincenzo del Monaco ka thënë se nuk duhet të ketë...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dënuar terrorin që po ushtr...
Nënkryetari i LSI ka reaguar lidhur dhunën ç’njerëzore që p...
Situata tek “5 Maji” në Tiranë, vijon të jetë dramatike, pas...
Forca të shumta të policisë kanë rrethuar që në mëngjes herë...
Do të vijojë sërish sot, aksioni i IMT në njësinë numër 4 në...
Pas SHBA dhe BE edhe ambasada britanike i ka bërë thirrje K...
Historia e koncesionit të inceneratorëve në Shqipëri është...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...