Regjistrohen mbi 2.100 raste të reja me koronavirus
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të enjten më ...
Ministria e Jashtme ruse urdhëroi veç kësaj mbylljen e zyrës së korrespondentëve të DW në Moskë dhe u hoqi akreditimin gazetarëve të DW. Në bazë të urdhëresës, ndalohet përhapja e programit në gjuhën ruse të Deutsche Welle-s përmes satelitit dhe në të gjitha rrugët e tjera të transmetimit, bëri të ditur ministria e Jashtme ruse. Veç kësaj, do të nisë një proces për ta shpallur Deutsche Welle-n “agjent të huaj”. Për hapa të tjerë do të jepen së shpejti informacione të tjera.
Drejtori i Përgjithshëm i DW, Peter Limbourg u shpreh:
“Masat e marra nga autoritetet ruse nuk janë aspak të kuptueshme dhe përbëjnë një reagim plotësisht të tepruar. Këtu na bëjnë peng në një mënyrë që mediat e përjetojnë vetëm në autokraci. Ne protestojmë energjikisht kundër këtij reagimi absurd të qeverisë ruse dhe do të përdorim kanalet ligjore për të kundërshtuar masat e shpallura. Derisa këto masa të na njoftohen zyrtarisht, ne do të vazhdojmë të përcjellim lajme nga zyra jonë në Moskë. Edhe nëse në fund do të detyrohemi ta mbyllim (zyrën), kjo nuk do të ndikonte në raportimin tonë për Rusinë. Përkundrazi, ne do të forconim ndjeshëm raportimin tonë?.
Me këtë ndalim transmetimi, Rusia reagon për ndalimin e transmetimit të programit në gjuhën gjermane të transmetuesit të saj shtetëror RT DE. Qeveria e Moskës e konsideroi ndalimin e transmetimeve në gjuhën gjermane të kanalit shtetëror rus si një sulm ndaj lirisë së mendimit dhe të shtypit dhe kërcënoi se do të kishte pasoja. “Situata është krejtësisht e qartë: një kompani mediatike ruse, madje do të thosha një kompani mediatike ndërkombëtare, është e ndaluar të transmetojë në Gjermani. Ky nuk është asgjë më pak se një sulm ndaj lirisë së shprehjes,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, cituar nga agjencia e lajmeve Interfax.
Në Gjermani, rregullatorët e Komisionit kompetent për Autorizim dhe Mbikëqyrje (ZAK) ndaluan të mërkurën transmetimin e kanalit televiziv RT DE te autoritetet mediatike. Arsyeja ishte mungesa e licencës për transmetim.
Gjatë takimit me kolegun e saj Sergej Lavrov në janar në Moskë, Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock e bëri të qartë se asnjë radiostacion shtetëror nuk ishte i lejuar Gjermani.
RT – më parë Rusia Sot – transmeton programe ndërkombëtare në gjashtë gjuhë dhe thotë se programi i saj në gjuhën gjermane kontribuon për një larmi opinionesh në Evropë. Kritikët, nga ana tjetër, e akuzojnë RT se është zëdhënëse e Kremlinit duke përhapur dezinformata dhe propagandë./DW
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të enjten më ...
Joe Biden ka konfirmuar vrasjen e njërit prej liderëve kryes...
Një lëkundje sizmike, me magnitudë 5.1 e shkallës Rihter ka ...
Sipas raportimit të mediave amerikane gjatë së mërkurës (02....
12 persona janë gjetur të vdekur nga i ftohti në Turqi, pran...
Italia do të njoftojë së shpejti për heqje të kufizimeve për...
Finlanda do të heqë kufizimet ndaj Covid-19, duke nisur nga ...
Presidenti Joe Biden miratoi dislokimin e afro 3,000 trupave...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të mërkurë...
Norvegjia është bërë shteti i dytë skandinav që ka hequr shu...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor,...
Thirrjet për heqjen e kufizimeve lidhur me COVID-19 janë sht...
I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escob...
Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar për...
Karl Baer është momentalisht viktima më e njohur e një “padi...
Gjatë një bisede telefonike ministri Jashtëm i SHBA-së, Anto...
Të dy politikanët Vladimir Putin dhe Viktor Orban takohen në...
“Korrupsioni është problemi më i madh në Ballkanin Perëndimo...
Regina Nagel është zakonisht e kujdesshme se çfarë poston në...
Me gjithë rezistencën e fortë të Rusisë Këshilli i Sigurimit...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...