Blinken kërkon tërheqjen e trupave ruse
Gjatë një bisede telefonike ministri Jashtëm i SHBA-së, Anto...
Karl Baer është momentalisht viktima më e njohur e një “padie SLAPP”(“Strategic lawsuit against public participation”). “Mëkati” i tij daton që në verën e vitit 2017. Me postera satirikë Bär bashkë me aktivistë të tjerë pati vënë në dukje nivelin e lartë të pesticideve të spërkatura në plantazhet e mollëve në Tirolin e Jugut. Këshilli i provincës së Tirolit të Jugut dhe më shumë se 1370 fermerë nga Tiroli i Jugut nuk e panë këtë gjë të udhës dhe e paditën Bär-in për “shpifje”. Ndërkohë shumë vreshtarë të mollëve e kanë tërhequr padinë. Por për shkak të një të ashtuquaturi “cënim i markës tregtare”, procesi mund të zvarritet ende me vite.
Për Institutin Mjedisor të Mynihut dhe ish-punonjësin e tij Karl Baer, që sot është deputet i partisë Të Gjelbrit në parlamentin gjerman, kjo është një çështje e shtrenjtë dhe acaruese. Instituti i Mjedisit, sipas të dhënave të veta, është në gjendje të dëshmojë çdo përdorim të pesticideve. Prandaj për Karl Baer është e qartë se bëhet fjalë për #slapp.
Gjithnjë e më shumë njerëz, që denoncojnë kushtet e këqija ekologjike dhe sociale, përfundojnë në Evropë para gjyqit. Gazetarët dhe aktivistët duhet të thyhen me procese të gjata, edhe atëherë kur paditësit nuk kanë shanse të kenë sukses. Por ndërkohë rezistenca po zgjohet. Më shumë se 166 mijë nënshkrime u dorëzuan të martën në Bruksel nga “Coalition against SLAPPs in Europe”.
“Që prokuria ngre me të vërtetë padi dhe që për dy vjet kryhen hetime, është në fakt një farë shpërdorimi i drejtësisë: Sepse një histori fare e qartë politike është dërguar këtu në nivelin e gjyqësorit dhe tani në sallën e gjyqit negociohet diçka, që në fakt i përket opinionit publik dhe parlamentit?, thotë i revoltuar Baer.
Këtë vlerësim bën edhe studimi, që u porosit nga BE, për të përgatitur një ligj evropian anti-SLAPP. Në të thuhet: “Karakteristika kryesore e padive SLAPP është tendenca e tyre për ta zhvendosur debatin nga sfera politike në atë juridike. E thënë troç: në vend që të mundohesh në një debat me kundërshtarin politik, bën presione financiare me kërkesa për dëmshpërblime, që ndonjëherë janë absurde.
Edhe pa pretendimet për dëmshpërblime procesi i kushton Baer-it dhe Institutit të Mjedisit shumë para dhe kohë. Për projekte të tjera nuk mbetet hapësirë. Për të mos përmendur stresin psikologjik. Ka persona të tjerë, kundër të cilëve ngrihen padi intimiduese, të cilët gjenden në situatë shumë më të keqe se ai, thotë Baer. ?Të tjerë, që bëjnë punë vullnetare në mbrojtje të mjedisit apo zbulimit të rasteve të korrupsionit, si blogerë dhe blogere, janë shpesh në një situatë shumë më të keqe për sa i përket të ardhurave. Dhe janë vërtet psiqikisht dhe financiarisht të mbaruar në një rast si ky?.
Shoqata nga Hamburgu “Rettet den Regenëald” (Shpëtoni pyllin tropikal) e di mjaft mirë se çfarë do të thotë padi. Ajo është e preokupuar, se mund t´i shkatërrohen dekada pune vullnetare. Në vitin 2016 së bashku me dhjetë organizata të tjera ambientaliste ata i kërkuan në një letër firmës Siemens dhe prodhuesit të turbinave të erës Nordex, që ta rishqyrtojnë bashkëpunimin me kompaninë indoneziane Korindo Group. Ata e fajësojnë kompaninë për shkatërrimin e pyjeve tropikale në provincën Papua të Indonezisë. Kompania mohon të ketë shkatërruar sistematikiisht pyjet tropikale dhe t`u ketë vënë zjarrin ilegalisht.
Tre vjet pas letrës dhe pak para afatit të parashkrimit Korindo reagon duke ngritur padi. E pyetur nga DË për procedurat në vazhdim, studio ligjore që përfaqëson Korindo përgjigjet, “se i takon gjykatës dhe jo palëve të vendosin për motivin e padisë?.
Bettina Behrend, kryetarja e shoqatës ?Rettet den Regenëald” dyshon se procesi gjyqësor bëhet jo vetëm për t`u mbyllur gojën atyre, por në rradhë të parë partnerëve të tyre indonezianë. Që t’u “demonstrojnë atyre, se “krahu ynë arrin larg. Ne mund t’i hedhim në gjyq partnerët tuaj në Gjermani, këtu nga Indonezia! Sa të fuqishëm jemi ne mbi ju, kërmijtë e vegjël!”
Tipike për shumë padi SLAPP është se gjykata ndodhet shumë larg nga vendi i ngjarjes. Fakt është, se një gjykatë gjermane në Hamburg duhet të gjykojë, nëse pyjet tropikale diku në provincën indoneziane të Papua-s janë prerë për të krijuar plantacioneve për vaj palme. Shoqata mendon se këtu bëhet fjalë jo për një padi legjitime për shpifje, por më shumë për frikësim e kanosje.
Marrja e provave gjyqësore nga jashtë shpesh nuk mund të përballohet financiarisht nga OJQ-të e vogla, gazetarët dhe blogerët. “Kjo është sigurisht shumë e vështirë, sidomos kur bëhet fjalë për gjetjen e dëshmitarëve në vend”, thotë Roger Mann, avokati nga Hamburgu i shoqatës “Rettet den Regenëald”. Sepse frika shumë e madhe tek ata që mund të paraqiteshin si dëshmitarë në vend. Prandaj, avokati Mann është i kënaqur, që nga nënshkruesit e tjerë të letrës së hapur vjen mbështetje. “Nëse ‘Rettet den Regenëald’ nuk do të mbështetej nga OJQ të mëdha ndërkombëtare si Greenpeace me raporte ekspertësh, fotografi ajrore dhe madje edhe me imazhe satelitore, atëherë ky proces sigurisht që do të ishte i pashpresë që në fillim.”
Në fokus të padive SLAPP ndodhen vazhdimisht gazetarët. Një shembull i spikatur: Gazetarja malteze Daphne Caruana Galizia, e cila u vra nga një bombë në makinë në vitin 2017. Gazetarja investigative kishte hulumtuar në lidhje me anëtarë të korruptuar të qeverisë. Sipas Reporterëve pa Kufij, mbi dyzet padi SLAPP prisnin për t`u dorëzuar kundër Galizia-s në kohën, kur ajo u vra.
Komisioni i BE-së dhe qeveria gjermane duan t’i japin fund padive SLAPP. Vende të tjera si SHBA, kanë prej kohësh ligje anti SLAPP. Edhe V?ra Jourová, nënkryetare e Komisionit të BE, pranon për DW se paditë SLAPP janë “një problem serioz me një tendencë në rritje”. Ajo është e sigurte se ?numri i rasteve, veçanërisht i atyre ndërkufitare, po rritet?. Prandaj Komisioni i BE dëshiron të startojë iniciativën e tij anti-SLAPP më 23 mars. E pyetur nga DW se sa rezistencë pret në vendet anëtare të BE-së, Jourová përgjigjet me maturi: “Relativisht shumë, për të qenë e sinqertë”.
Eksperti i medias dhe avokati Roger Mann nuk e ka zili detyrën e Komisionit të BE. Nga njëra anë nevojitet urgjentisht një ligj kundër SLAPP për të shmangur procedurat abuzive dhe për të mbrojtur lirinë e mendimit. Në të njëjtën kohë edhe për atë është e rëndësishme “që kompanitë të kenë si dhe më parë mundësi të ndërmarrin veprime kundër raportimit të pasaktë mbi një kompani”. Thelbi i çështjes është, se kur kemi të bëjmë me një padi të ligjshme për shpifje, dhe kur me një padi për intimidim dhe kanosje? Ndoshta për të arritur një përkufizim të saktë do të debatohet edhe disa vite të tjera./DW
Gjatë një bisede telefonike ministri Jashtëm i SHBA-së, Anto...
Të dy politikanët Vladimir Putin dhe Viktor Orban takohen në...
“Korrupsioni është problemi më i madh në Ballkanin Perëndimo...
Regina Nagel është zakonisht e kujdesshme se çfarë poston në...
Me gjithë rezistencën e fortë të Rusisë Këshilli i Sigurimit...
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier në një shkrim ...
Propozimet për sigurinë evropiane, që Rusia ia dërgoi Perënd...
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar edhe tr...
Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka rezultuar pozitiv ...
Duke filluar nga 1 shkurti, në Itali do të hyjnë në fuqi mas...
Shoqata Sociale e Gjermanisë, (SoVD) kërkon një samit kombët...
I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Laj...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të dielën,...
Vizita në Kosovë e Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçakut, q...
Kryeministri i Saskatchewan Scott Moe, në një deklaratë ësht...
Jo një diplomat karriere, por edhe një student i shkencave p...
Një stuhi e fuqishme ka goditur Nju Jorkun dhe 6 shteteve të...
Sergio Mattarella është rizgjedhur për herë të dytë preside...
Ndërsa tensionet vazhdojnë të jenë të larta për shkak të rre...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të shtunën...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...