Rekord infektimesh në Kosovë/ Regjistrohen 2,390 raste të reja me koronavirus
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të dielën,...
I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe i deleguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, njëkohësisht zëvëndës-ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit qëndrojnë në Kosovë nga e hëna (31.01-02.02), në përpjekje të zhbllokuar ngecjen e dialogut Kosovë-Serbi. Sipas zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, dy diplomatët Lajçak dhe Escobar, do të takohen me udhëheqësit politik në Kosovë, liderë të partive politike si dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe shoqërinë civile.
“Qëllimi kryesor i udhëtimit është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA.” Lajçak do të takohet gjithashtu me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të vizitojë pikëkalimin e përbashkët në Mutivodë, thuhet në njoftimin e zyrës së BE-së në Prishtinë.
Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, në fillim të javës tha në Bruksel se “nevojitet të sigurohet përparim i shpejtë në procesin e normalizimit, në zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë dhe avancimin drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ne presim që Kosova dhe Serbia të arrijnë përparim kur bëhet fjalë për zotimet që kanë bërë dhe ende nuk i kanë përmbushur?, tha Borrell, duke u kërkuar të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, që të “krijojnë një atmosferë të përshtatshme për dialog dhe të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat e njëanshme?.
Edhe i ngarkuari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, para ardhjes në Kosovë, është shprehur, se këtë vit duhet nisur me energji të ripërtërira që të funksionalizohet dialogu Kosovë-Serbi. “Ne po e fillojmë këtë vit të ri me energji të ripërtërira dhe me një theks të ri për funksionimin e dialogut. Së shpejti do të bëj një udhëtim në rajon, së bashku me zotin Lajçak për të sinjalizuar mbështetjen tonë për dialogun dhe për të shfaqur angazhimin tonë në drejtim të funksionimit të dialogut. Është një dialog i udhëhequr nga BE-ja, por ne e mbështesim fuqimisht. Dhe unë shpresoj se do të bëjmë përparim?, tha Escobar në një intervistë me Zërin e Amerikës.
Sipas tij, çështja e Serbisë dhe e Kosovës nuk ka lidhje thjesht me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, por edhe me vendet e rajonit. “Dhe në këtë drejtim do të thoja se Shqipëria ka qenë shumë e dobishme. Tirana flet me të dyja palët në mënyrë konstruktive dhe mbështet plotësisht përpjekjet tona për të krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme mes Serbisë dhe Kosovës, gjë që ne e vlerësojmë?, theksoi Escobar.
Qeveria e Kosovës në këtë fazë nuk është deklaruar shumë për dialogun Kosovë-Serbi, sikundër nuk ka shpalosur as temat specifike për të cilat do të bisedohet në Prishtinë me Lajçak dhe Escobar. Por, i ngarkuari i qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë zëvendëskryeministri i, parë, Besnik Bislimi, dy ditë më parë takoi në Bruksel zotin Lajçak dhe tha se “Kosova dhe Serbia po bisedojnë në Bruksel marrëveshjen, sipas të cilës zotohen të mos e sulmojnë njëra tjetrën?. Ai nuk dha shumë detaje tjera, por tha se një takim i mundshëm ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vu?iq mund të ndodhë para zgjedhjeve në Serbi që mbahen në fillim të prillit.
Sipas mjaft zërave në media, ?ështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jetë një nga temat kryesore, që do të diskutohet gjatë vizitës në Kosovë nga i ngarkuari amerikan për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar, dhe nga përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Beogradi zyrtar kërkon që Asociacioni i Komunave Serbe të ketë kompetenca ekzekutive, por, Prishtina zyrtare e hedhë poshtë ktë në mënyrë kategorike.
Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është pengesa kryesore për mosvazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve e që po kërkohet me ngulm nga faktori ndërkombëtar. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së. Raundi i fundit i dialogut në nivel të lartë politik, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq është mbajtur në korrik të vitit 2021./DW
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të dielën,...
Vizita në Kosovë e Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçakut, q...
Kryeministri i Saskatchewan Scott Moe, në një deklaratë ësht...
Jo një diplomat karriere, por edhe një student i shkencave p...
Një stuhi e fuqishme ka goditur Nju Jorkun dhe 6 shteteve të...
Sergio Mattarella është rizgjedhur për herë të dytë preside...
Ndërsa tensionet vazhdojnë të jenë të larta për shkak të rre...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të shtunën...
Disa ditë para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore, një a...
Bashkimi Evropian njoftoi se ka paraqitur një ankesë në Orga...
Deri tani shumëçka flet që vaksinimi kundër koronavirusit do...
Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Joe Biden paralajmëroi të...
Shërbimet sekrete gjermane njoftuan se grupi kinez i hakerëv...
Me kërkesën amerikane, instanca më e lartë e OKB-së, Këshill...
Zëdhënësja e presidentit të SHBA-së, Jen Psaki, deklaroi, se...
Më shumë se 800 vdekje u shmangën falë përmirësimit të cilës...
Në Kosovë janë regjistruar gjashtë vdekje dhe 3,917 raste të...
Që nga viti 2005, 27 Janari është shpallur nga Organizata e ...
Emri Auzhvic lidhet me krimet më të tmerrshme dhe vuajtjet e...
Rusia paralajmëroi sot se do të hakmerret, nëse Shtetet e Ba...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...