Presidenti Biden: Pushtimi rus në shkurt, mundësi e dukshme
Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Joe Biden paralajmëroi të...
Deri tani shumëçka flet që vaksinimi kundër koronavirusit do të bëhet i detyrueshëm në Gjermani. Kjo u përvijua edhe të mërkurën në debatin pasionant mbi tre orësh të deputetëve të parlamentit federal, Bundestagut. Ajo që duket me të vërtetë e diskutueshme është vetëm grupmosha prej së cilës shtetasit do ta kenë me detyrim të vaksinohen.
Zyrtarisht në diskutim janë këto variante: vaksinimi i detyrueshëm për mbi 18 vjeçarët, vaksinimi i detyrueshëm për mbi 50 vjeçarët; një bisedë këshilluese, me detyrim, për vaksinimin; heqja dorë nga detyrimi për vaksinim.
Grupet më të mëdha parlamentare, që përfaqësohen edhe në qeveri, Socialdemokratët dhe Të Gjelbrit, e mbështesin një vaksinim të detyrueshëm. Kjo e bën me gjasa të forta miratimin e njërit nga variantet e projektligjit për vaksinimin me detyrim. Nga grupet parlamentare të përfaqësuar në qeveri, të pavendosur janë kryesisht liberalët e FDP-së.
Debatin Bundestagu e quajti “debat orientues”. Kjo pasi tema e vaksinimit me detyrim është temë shumë polarizuese në Gjermani. Qeveria federale madje për këtë temë hoqi dorë nga paraqitja prej saj e një projektligji Bundestagut, siç bën zakonisht. Iniciativa iu la përfaqësuesve të popullit, deputetëve të Bundestagut.
Qëndrimin e kujdesshëm të qeverisë e argumentoi në kanalin publik ZDF ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Karl Lauterbach. Ai tha se”ky është vendim i ndërgjegjes”, është ?çështje morali”. “Këtu konfrontohen të drejta bazë”.
Autoritetet në Gjermani kanë deklaruar që mbrojtja e shëndetit të personave të tjerë apo edhe e komunitetit, në mënyrë që të evitohen rreziqet e epidemive, e justifikon ndërhyrjen në paprekshmërinë fizike të një personi, kur ndërhyrja është proporcionale.
Kjo u tha në dhjetor 2021, kur në Gjermani u vendos vaksinimi me detyrim për profesione të caktuara, siç është personeli mjekësor e sanitar. Atëherë u përshtat ligji ekzistues federal kundër infektimeve. Detyrimi për vaksinim për këto profesione do të hyjë në fuqi në 16 mars të këtij viti. Deri në këtë datë, personeli shëndetësor ka kohë që të vaksinohet vullnetarisht.
Në Gjermani ka dakordim se parakushtet më të mira të mundshme, për përballimin e pandemisë krijohen kur popullata është e vaksinuar disa herë. Edhe nëse nuk është absolute mbrojtja me vaksinat.
Më tej, autoritetet thonë se vaksinimi në Gjermani nuk po ecën aq shpejt, sa të mbrojë popullatën nga një valë e re pandemie në vjeshtë dhe nga variante të reja të koronavirusit. Shifra e vaksinimeve është më e ulët se ajo në disa shtete evropiane.
Në Gjermani janë vaksinuar dy herë 73,8% e popullatës (75,7% janë vaksinuar një herë, 27.01.). Sipas Institutit Robert Koch vetëm 51,1 përqind janë vaksinuar për herë të tretë. Tre milionë vetë në Gjermani janë krejt të pavaksinuar.
Për krahasim: në Itali janë vaksinuar dy herë 75,9 përqind e popullatës (82,7% janë vaksinuar një herë, 27.01.). Në Francë janë vaksinuar dy herë 76,1 përqind e popullatës (79,6% një herë, 26.01.)..
Dihet se çdo i pavaksinuar infekton me koronavirus jo vetëm veten, por edhe të tjerët. Aktualisht, numri i të infektuarve me Covid-19 që përfundojnë në spitale në Gjermani po rritet çdo ditë. Kjo rritje gradualisht po mbingarkon spitalet, që detyrohen të spostojnë trajtimin e sëmundjeve të tjera. Një acarimi i mëtejshëm i situatës do të pakësonte më shumë kapacitetet për kurim, duke i vënë mjekët para dilemës së triazhës: të trajtojnë atë pacient me Covid-19 që ka më shumë shanse të mbijetojë.
Një faktor tjetër, pse vaksinimi synohet të bëhet me detyrim është faktori ekonomik. Të vaksinuarit kanë mundësi të marrin pjesë me rrezik të vogël në aktivitetin ekonomik dhe social të vendit. Kështu autoriteteve nuk u duhet të kufizojnë jetën publike ekonomike, me pasoja për të gjithë.
Tema e masave për koronavirusin shoqërohet thuajse kudo në botë me nota emocionale. Shumë njerëz njohin dikë, një familjar apo një të njohur, që e ka pësuar nga koronavirusi. Edhe në Gjermani, diskutimet për masat janë shumë herë përballje emocionesh dhe jo shkëmbime argumentash, pasi qartësi absolute nuk ka asnjë argument.
Në Bundestag, ra në sy që deputetët u përpoqën ta paraqesin me fuqi maksimale emocionale pozicionin e tyre. Disa folën për njerëz në familje, që u kishin vdeku
r nga koronavirusi. Pas një diskutimi tjetër në mes të shkurtit, vendimi se a do të ketë vaksinim të detyrueshëm apo jo në Gjermani do të merret në mes të marsit.
Kjo mosngutje ka edhe një sfond psikologjik: kur njerëzit dëgjojnë se nuk kanë alternativë dhe se dikur do t’u duhet të vaksinohen me detyrim, vaksinohen vullnetarisht.
Në fakt, shumica e gjermanëve, 69% e tyre, e mbështesin futjen e vaksinimit me detyrim. Kështu u shprehën ata në një sondazh të Institutit Yougov, në nëntor 2021
Masat për koronan, në shtete të ndryshme, merren duke u bazuar në vlerësimin e fakteve nga politika. Për disa shtete evropiane, si për Britaninë e Madhe dhe për Danimarkën, pandemia duket se ka mbaruar.
Në Danimarkë janë vaksinuar dy herë mbi 81,2 përqind e popullatës (83,3% një herë, 26.01.). Danimarka shpalli fundin e masave kufizuese.
ë njëjtën gjë bëri Britania e Madhe. Për këtë vend jepen shifra të ndryshme për numrin e të vaksinuarve dy herë: Our World in Data dhe Robert-Koch-Institut flasin për 70,8 përqind, të vaksinuar dy herë atje (76,6% janë vaksinuar një herë, 26.01.); 80 përqind janë vaksinuar dy herë thonë disa medie britanike. Fakt është se në Britani numri i të sëmurëve në spitale është në rënie.
Gjermania ka popullatën e dytë në Evropë përsa i përket plakjes dhe kulmi i numrit të infektimeve me variantin Omikron të koronavirusit pritet të arrihet në mes të shkurtit.
Shtete të tjera, me kuota të ngjashme vaksinimi si Gjermania, siç është Austria (74,3 % të vaksinuar dy herë, 74,5% të vaksinuar një herë, 26.01.), kanë miratuar vaksinimin me detyrim. Në Austri, prej së martës (01.02.) do të ketë vaksinim me detyrim për shtetasit mbi 18 vjeç.
Edhe Italia ka miratuar vaksinimin me detyrim, për mbi 50 vjeçarët. Kurse Franca, do ta kthejë “kartën e shëndetit” me të cilën hyn ndër të tjera në bare e restorante, në “kartë vaksinimi”. Kjo do të thotë se pa vaksinim nuk do të kesh mundësi t?i frekuentosh këto ambjente publike./DW
Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Joe Biden paralajmëroi të...
Shërbimet sekrete gjermane njoftuan se grupi kinez i hakerëv...
Me kërkesën amerikane, instanca më e lartë e OKB-së, Këshill...
Zëdhënësja e presidentit të SHBA-së, Jen Psaki, deklaroi, se...
Më shumë se 800 vdekje u shmangën falë përmirësimit të cilës...
Në Kosovë janë regjistruar gjashtë vdekje dhe 3,917 raste të...
Që nga viti 2005, 27 Janari është shpallur nga Organizata e ...
Emri Auzhvic lidhet me krimet më të tmerrshme dhe vuajtjet e...
Rusia paralajmëroi sot se do të hakmerret, nëse Shtetet e Ba...
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Athinën, mëngjesin e s...
Italia është përmirësuar në Indeksin e Perceptimit të Korrup...
Federata dhe landet duan t’i përmbahen kursit aktual të masa...
Një person qëlloi me armë pasi hyri në një nga godinat e fak...
Si pasojë e rritjes së tendosjeve me Rusinë, një numër vende...
Për shkak të tensioneve me Rusinë, një numër vendesh anëtare...
Partitë e koalicionit tre partiak, SPD, Të Gjelbrit dhe FDP ...
Prej disa muajsh, dialogu Kosovë Serbi duket se është në ngë...
Një gazetare e njohur turke është burgosur në pritje të një ...
Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 23 janar se në Kosovë ës...
Britania ka akuzuar Kremlinin se po kërkon që të vendosë një...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...