Pas Korçës, Basha bie në një tjetër qytet/ Demokratët marrin selinë e radhës
Pas Korçës, demokratët kanë arritur të marrin ditën e sotme ...
Ish-deputeti demokrat Genc Pollo ka komentuar situatën para zgjedhjeve të pjeshme vendore.
I ftuar në MCN tv, ai tha se shkuarja me primare në zgjedhje është materializimi i asaj që u premtua dhe vendos nga Kuvendi Kombëtar i PD në 11 dhjetor.
Sipas tij, përzgjedhja e këtyre kandidatëve nuk ka nevojë të mbështeten te Komisioni i Rithemelimit, pasi do të përjashtohen ata me precedentë penalë, ndërsa të tjerët do i nënshtrohen votimit.
Ndër të tjera ai theksoi se një negocim me Lulzim Bashën është një mënyrë indirekte për të ofenduar njerëzit, ndërsa theksoi se primaret janë mundësia e vetme për të nxjerrë një kandidat unik.
Pjesë nga intervista
Pollo, pse vendosët të shkoni me primare, një ide e rrahur shpesh tek demokratët, por asnjëherë e zbatuar?
Është materializimi i asaj që u premtua dhe u vendos në kuvendin e 11 dhjetorit. Është zhvillim interesant për partitë, është një mënyrë e testuar në vendet me përvojë të gjatë demokratike dhe do testohet për herë të parë nga PD këtu. Ka disa mënyra për tu regjistruar me vetëpropozim që përfundojnë sot dhe në 30 janar kemi përfundimin e anëtarësisë. Është diçka që partitë e tjera mund ta ndjekin në të ardhmen dhe është një kartë më shumë për të qenë e suksesshme në garën e 6 bashkive.
Ka patur sinjale për Durrësin, mund të ketë bashkëpunim mes Komisionit dhe PD, për të shkuar në një kandidat të përbashkët…
Takimi i vetëm është kutia e votimit. Kandidatët demokratë pa bërë dallimin ku janë dhe me kë janë mund të paraqiten dhe të votohen nga demokratët madje dhe simpatizantët, kjo do i forcojë kartat e tyre, staturën e tyre në garë për 6 marsin. Ky është i vetmi takim, takime të tjera kam përshtypjen janë lajme të nxituara që nuk kanë një bazë, ajo që mund ti bashkojë demokratët ose gjithë opozitën janë këto primare. E them këtë dhe kjo duhet të japë një model më të suksesshëm.
Nuk ka nevojë që kandidatët të mbështeten nga komisioni rithemelimit, do përjashtohen ata me precedentë penalë të tjerët do i nënshtrohen votimit me primare. Negocimi me Lul Bashën është një mënyrë indirekte për të ofenduar njerëzit. Për të nxjerr një kandidat unik janë primaret, çdo kandidat demokratë i nënshtrohet primareve. Një emër që merr shumicën e votave në primare automatikisht është kandidati për zgjedhjet. Do ketë një modalitet teknik por ai do marrë vulën e anëtarësisë.
Është deklaruar se jeni në prag të finalizimit të një marrëveshje bashkëpunimi me LSI. Çfarë do ketë kjo marrëveshje konkretisht?
Mendoj se bisedat e kampit opozitar janë të rëndësishme, synimi për të dalë me një kandidat të vetëm është i rëndësishëm sepse nuk kemi kohë për vota të humbura. Por e reja dhe e rëndësishme në këtë rast është primarja nga të cilat do të dalin kandidatët.
Nga ana tjetër kryesocialisti Edi Rama foli sot për një emër të ri për President të Republikës, deri në prill. Si e shihni ju këtë lëvizje të shumicës?
Janë përpjekjet e Ramës për një debat që duhet të fillonte në fund të pranverës por kur kalojmë nga një skandal në një skandal, nga rrjedhja e të dhënave te një tjetër, këto janë çështjet reale.
Pas Korçës, demokratët kanë arritur të marrin ditën e sotme ...
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka është ...
Në një kohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar anë...
Ka më shumë se një burim që tregon se Erion Veliaj është tep...
Albana Vokshi, deputete, anëtare e Komisionit të Rithemelimi...
Komisioni i Ligjeve është shndërruar në arenë debate mes Min...
Aktori Julian Deda ka reaguar me tone të forta në lidhje me ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka tentuar të j...
Pas publikimit të audios tronditëse, ku kryebashkiaku I Tira...
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj në mbledhjen e Komisionit të...
Presidenti Ilir Meta pas homazheve te shtatorja e Ismail Qem...
Presidenti Ilir Meta sot në një prononcim për mediat është p...
Deputeti demokrat, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me lajmin...
Komisionit Hetimor Parlamentar për inceneratorët, për pak di...
Pasi presidenti Ilir Meta dekretoi datën e zgjedhjeve të pje...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një mbledhje me grupi...
Ish-kryeministri dhe lideri historik i demokratëve, Sali Ber...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij sot në mbledhjen e...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e sot...
Kryeministri Edi Rama ka shigjetur Presidentin Ilir Meta.Nga...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...