“Veliaj të lirojë zyrën”/ Mesazhi i fortë: Duhet degjeneruar publikisht
Aktori Julian Deda ka reaguar me tone të forta në lidhje me ...
Komisioni i Ligjeve është shndërruar në arenë debate mes Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe deputetit të PD-së, Gazment Bardhi.
Gjithçka ka ndodhur kur po diskutohej projektligji për Noterinë.
Sipas Manjës, projektligji në fjalë nuk do të lejojë strehimin e njerëzve pa integritet në sektorin e Noterisë.
Nëse, një person do të bëhet noter, Manja ka thënë se duhet të kalojë disa filtra.
Por për Gazment Bardhin ky proces nuk është i besueshëm dhe efikas.
?Sa i besueshëm do të jetë procesi dhe konkluzioni i një funksionari të nivelit të lartë i cili mund të jetë siç të dhënat në këto 8 vite kanë treguar, i lidhur me krimin e organizuar, për të përcaktuar nëse një specialist në ministri, ta caktojë që ky nuk është i denjë për të ofruar një shërbim publik sepse ka kontakt me krimin e organizuar. Pra ministri ndan tenderat me krimin e organizuar, nga ana tjetër një funksionari ti thotë se ti nuk je i denjë. Mua ligji nuk ma ndalon ndërsa ty ta ndalon. Kjo e bën procesin jo efikas?, ka thënë Bardhi.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrit Manja, i cili se nuk ka dhe nuk do ta ketë kurrë as xhaketën dhe as duart me gjak.
?Në xhaketën time dhe në duart e mia as ka patur dhe nuk do ketë gjak qytetari të pafajshëm. Uroj që sa të jem në politikë të mos kem përgjegjësinë e fajit për jetë njerëzish të humbura padrejtësisht për hir të karriges?, ka thënë Manja.
Ulsi Manja: Projektligji parashikon ndërhyrjen me masa të shpejta rregullatore për të parandaluar depërtimin e elementëve në konflikt me ligjin në profesionin e noterit si dhe për të adresuar rastet kur pas licencimit të tyre noterët që cënojnë integritetin dhe besueshmërinë.
Për të arritur këto qëllime janë rregulluar 4 çështje kryesore që lidhen me Integrimit dhe besueshmërinë profesionale, me shkeljet disiplinore jashtë ushtrimit të profesionit, me përfshirjen në listën e personave të shpallur sipas legjislacionit për masat kundër financimit terrorizimit dhe e katërta lidhur me kërkesën e autoritetet përgjegjës për revokimin e licensës së noterit në përputhje me legjislacionin në fuqi për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Lidhur me integritetin dhe besueshmërinë, ky koncept i parashikuar në këto ndryshime siguron që të përjashtohet mundësia që të futen në profesionin e noterit ata persona me kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar apo ata me vepra penale.
Ligji i noterisë pavarësisht se është një ligj i ri, nuk parashikonte asnjë instrument që të pengonte bashkëpunëtorët e kriminelëve në profesionin e noterit.
Këto ndryshime vlejnë për kandidatët për noter që do të pranohen në shërbimin noterial sipas ligjit të 2018.
Sot pranimi në shërbimin noterial kalon në disa faza. Kandidatët vlerësohen nga kriteret dhe kushtet për të qenë pjesë e këtij shërbimi, më pas i nënshtrohen provimit të kualifikimit, ata që kualifikohen do ti nënshtrohen filtrit të besueshmërisë dhe integritetit. Pastaj vazhdojnë shkollën 1-vjecare për noter.
Me përfundimin e praktikës së trajtimit fillestar, i nënshtrohen një praktike dy vjeçare pranë një noteri, më pas i nënshtrohen provimit për noter. Para se ti nënshtrohen provimit për noter, i nënshtrohen edhe një filtri të besueshmërisë.
Lidhur me noterët e sistemit ekzistues, ndryshimet parashikojnë kontroll periodik cdo një vit.
Gazment Bardhi: Sa i besueshëm do të jetë procesi dhe konkluzioni i një funksionari të nivelit të lartë i cili mund të jetë siç të dhënat në këto 8 vite kanë treguar, i lidhur me krimin e organizuar, për të përcaktuar nëse një specialist në ministri, ta caktojë që ky nuk është i denjë për të ofruar një shërbim publik sepse ka kontakt me krimin e organizuar. Pra ministri ndan tenderat me krimin e organizuar, nga ana tjetër një funksionari ti thotë se ti nuk je i denjë. Mua ligji nuk ma ndalon ndërsa ty ta ndalon. Kjo e bën procesin jo efikas.
Ulsi Manja: Lidhur me integritetin tim si deputet dhe si ministër, sigurisht që kam folur tre mandate radhazi zgjedhësit, në atë zonë që unë kam patur fatin të përfaqësoj PS. Qasja ime dhe raporti im me drejtësinë është i ditur botërisht. Unë ngelem i qartë që ai ligj të zbatohet pikë për pikë. E treta zoti Bardhi, në të gjitha betejat elektorale ku kam marrë pjesë, kontaktet e mia kanë qenë me qytetarë dhe zyrtarë të këtij shteti. Nëse dikush nga ju ka prova apo indicie se unë jam në konflikt me ligjin mund ti paraqisni në organet e drejtësisë. Në xhaketën time dhe në duart e mia as ka patur dhe nuk do ketë gjak qytetari të pafajshëm. Uroj që sa të jem në politikë të mos kem përgjegjësinë e fajit për jetë njerëzish të humbura padrejtësisht për hir të karriges.
Gazment Bardhi: Shumë mirë që ka vetëvlerësim është në të drejtën e vet, por nuk bëhet fjalë për individin, por për standardin. Pyetja kishte të bënte, si mundet që një funksionar publik që nuk e ka kaluar vetë atë standard, ta aplikojë për funksionarët poshtë tij? Kjo ishte pyetja dhe nuk jemi për ty, por për zbatimin e ligjit. Unë fola për një ministër të lidhur me krimin e organizuar dhe për shkak të ndërhyrjes së ministrit noteri e kalon këtë proces.
Nëse një kandidat për noter ka kontakt me Ymer Lalën, ti e kalon apo nuk e kalon, sepse ti ke kontakt vetë me këtë. Na ndërhyn Ymer Lala dhe thotë kalojë se ky është miku im. Ministri e ktheu në çështje personale, unë po pyes për çështjen e standardit. Nuk bëhet e fortë Shqipëria me kandidatët për noterë.
Ulsi Manja: Unë e kuptoj që në fund të fundit deputeti, zoti Bardhi është në të drejtën e tij sepse opozitë për këtë është në komision. Por opozita bëhet me fakte dhe prova dhe jo me gjykime. Unë thashë se nuk jam unë si ministër garantisti i këtij procesi, garant është ligji. Janë të gjitha mekanizmat qoftë për heqjen e licencës së noterit qoftë për pezullim, e ka ligji këtë. Unë nisem nga qëllime të mira./CNA.al
Aktori Julian Deda ka reaguar me tone të forta në lidhje me ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka tentuar të j...
Pas publikimit të audios tronditëse, ku kryebashkiaku I Tira...
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj në mbledhjen e Komisionit të...
Presidenti Ilir Meta pas homazheve te shtatorja e Ismail Qem...
Presidenti Ilir Meta sot në një prononcim për mediat është p...
Deputeti demokrat, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me lajmin...
Komisionit Hetimor Parlamentar për inceneratorët, për pak di...
Pasi presidenti Ilir Meta dekretoi datën e zgjedhjeve të pje...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një mbledhje me grupi...
Ish-kryeministri dhe lideri historik i demokratëve, Sali Ber...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij sot në mbledhjen e...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e sot...
Kryeministri Edi Rama ka shigjetur Presidentin Ilir Meta.Nga...
Partia Socialiste do të mbledh sot Grupin Parlamentar.Mbledh...
Një gazetare e njohur turke është burgosur në pritje të një ...
Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka reaguar ...
Ish deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj demokratë...
Deputeti i PD Luan Baçi, teksa foli për zgjedhjet e pjesshme...
Deputeti Saimir Korreshi ka komentuar zgjedhjet e pjesshme v...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...