I PËGËRI I MBETUR GJALLË NGA NJË KOHË E VDEKUR
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Nga Mentor Kikia
Vizita e presidentit turk u përmbyll me një ceremoni të ekzagjeruar festive.
Një spektakël në përurimin e thjeshtë restaurimit, të një xhamie, pavarësisht vlerës si monument kulture.
Në atë ceremoni, në sheshin ?Skënderbej?, nuk ishte i ftuar presidenti turk, por ishte i ftuar kryeministri i Shqipërisë dhe ca ministra të tij. Çdo gjë aty ishte turke. Nga podiumi, ku lexohej ?Arnautllëk?, nga spikeri që fliste turqisht (jo përkthyesi), nga regjia që ishte e fondacionit turk, nga skena, gjithçka ishte e përgatitur nga fondacioni turk.
Lutja për ceremoninë përuruese u mbajt në turqisht, nga një klerik i lartë turk, që kishte ardhur sëbashku me delegacionin nga Turqia. Eshtë pikërisht kleriku që ndodhet më krahun e djathtë të presidetit Erdogan. Presidenti, entuziast, ndërsa shikonte besimtarë që përloteshin kur e shikonin, tha: Ta gëzojmë xhaminë e re.
Vërtet, ta gëzojmë. Shyqyr që Gjykata Kushtetuese nuk shkarkoi Ilir Metën sot, pasi do ta kishim shpallur Erdoganin edhe president, deri në zgjedhjen e presidentit të ri.
Vërtet, askush nuk pa një zyrtar të KMSH-së shqiptare. Unë u interesova dhe mësova se KMSH-ja shqiptare ishte përjashtuar nga çdo pikë e agjendës. Edhe kur u përurua xhamia që ndodhet vetëm 200 metra larg selisë së KMSH-së, aty nuk ishte askush.
Asnjë hoxhë, asnjë imam shqiptar.
Përse?
Sepse Erdogani nuk e njeh Komunitetin Mysliman Shqiptar, për shkak se i quan atë mbështetës së rrymës së gylenistëve. Kjo dyshohet se është edhe arsyeja përse është pezulluar ndërtimi i Xhamisë së Madhe të Namazgjasë. Turqia ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet që bëhen për kreun e KMSH-së (përmes imamëve që njihen për mbështetjen ndaj saj), për të mbështetur një kandidat pro turk. Deri tani nuk ia ka dalë. Por nuk është çudi që t?ia dalë në të ardhmen.
Për shkak të rrethanave historike, Kisha Ortodokse ka sot një kryepeshkop të huaj, grek, fakt i cili ka çuar shpesh në përplasje jo pak të vogla në mesin e besimtarëve dhe po kaq shpesh është bërë edhe objekt përplasjesh diplomatike me Athinën.
Nëse do të dorëzojmë edhe drejtimin e Komunitetit Mysliman, atëherë kjo do të jetë e barabartë me një tradhëti kombëtare. Dhe këtu mendoj se nuk duhet të ketë tolerim.
Marrëdhëniet politike, ekonomike dhe ushtarake me Turqinë janë absolutisht shumë të rëndësishme për Shqipërinë. Por, sado miq e vëllezër të jemi, ne nuk duhet të lejojmë asnjë hije të Perandorisë të vërtitet sipër kokës së kombit tonë, qoftë edhe në formën e çallmës së një imami./CNA.al
Ndërkohë që Sulltani i Turqisë pritej me nderime të larta në...
Nga Ilir LevonjaNë internet qarkullon një foto se si një mak...
Nga Mentor KikiaA duhet të vazhdojmë ta ruajmë idhninë e Per...
Reporterët e terrenit, kolegët e tyre operatorë por edhe vet...
Shkruan: Dr. Hysni AliuNgjarjet e fundit në Shqipëri, ato në...
Nga Rudin Sata Kur i qëndron besnik parimeve dhe së vërtetës...
Nga Mentor Kikia Kemi dëgjuar për abuzimin seksual.Kemi dëgj...
Prej muajsh tashmë diskursi politik dhe mediatik dominohet n...
Emri i Sali Berishës është sa nocion i pluralizmit a demokra...
Nga Klodian TomorriPak javë më parë kur u publikua lista e p...
Në vitet e fillimit të proceseve demokratike në Shqipëri dhe...
Nga Luciano BociNgujimi ndodhi. Së prapthi. Selia u shndërru...
Deputetët e selisë së Partisë Demokratike duhet të mendojnë ...
Nga Zef ZefiI mirëkuptoj bolshevikët përse nga togfjalëshi “...
Nga Rudin SataTë kërkosh Ti me Gaz Bardhin ndihmë nga POLICI...
Nga Ibsen Elezi Tabloja e asaj dite pati tre elementë të duk...
Nga Dilaver LazajDëgjova se më 12 janar do shkosh në Sarand...
Nga: Redjon ShtyllaSot isha në selinë blu, për të raportuar ...
Porsa u shuan skenat luftarake në selinë e PD-së kryeministr...
Nga Lutfi Dervishi8 Janari sipas…….Lulzim Bashës!Sali Berish...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...