Skandali me rrjedhjen e të dhënave personale/ Basha: Konfirmimi i masakrës zgjedhore
Zyrtarët e Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit...
Sot skadoi edhe afati i vendosur nga Komisioni i Rithemelimit ndaj Lulzim Bashës për të lënë zyrën e kryetarit në PD.
Në një reagim për mediat, grupi i Rithemelimit thotë se Basha në vend të respektonte afatin, blindoi dyert e selisë, ndërsa kanë ftuar qytetarët që të bashkohen në protestën paqësore që do mbahet në datën 8 janar, me moton ?Jo bunker i Pengut po Shtëpi e Demokratëve?.
Reagimi i plotë:
JO BUNKER I PENGUT POR SHTËPI E DEMOKRATËVE!
Sot skadoi afati i caktuar me tolerancë dhe civilitet nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, për lirimin e zyrës së kryetarit të PD-së nga ana e Lulzim Bravës, pas shkarkimit të tij me votën e lirë, nga 4446 delegatë të Kuvendit Kombëtar të PD-së, të datës 11 Dhjetor 2021 dhe nga 44 mijë anëtarë të PD-së, që morën pjesë në Referendumin e Partisë Demokratike të datës 18 Dhjetor 2021.
Në vend të respektimit të këtij afati, deputeti Lulzim Basha, peng mjeran i Edi Ramës për aferat e tij, reagoi në mënyrën më të turpshme e kriminale. Ai shfrytëzoi ditët e afatit tolerant, jo për të mbledhur rraqet e veta por për të blinduar dyer, hyrje e dritare të Selisë së demokratëve shqiptarë, sikur ta kishte pronë private, njëlloj dhe me të njëjtin projekt si Pengmarrësi i tij, ndërtesën e Kryeministrisë.
Ky akt i pashembullt në historinë e një force politike, është përdhosje e selisë së PD, votës së 4446 delegatëve të Kuvendit Kombëtar dhe 44 mijë anëtarve të Partisë Demokratike, të gjithë demokratëve që nga themelimi i PD-së, si dhe i të rënëve të kësaj partie në këto 30 vite.
Shndërrimi i selisë së Partisë Demokratike në një bunker privat të një pengu, skllav i aferave të tij, i cili nuk pranon votën e 4446 delegateve të Kuvendit Kombëtar, që nuk njeh votën e 44 mijë anëtarve të Partisë Demokratike dhe që u thotë shqiptarëve se 1958 vetë, në sallën e Pallatit të Kongreseve, janë 5004 delegatë në anti-kuvendin e tij, është akt i hapur pushtues dhe armiqësor ndaj tyre.
Me këtë akt të pashembullt, ky peng-skllav i dosjeve të tij dëshmon se në zbatim të urdhërave që merr nga pengmarrësit, mendon se mund të mbajë peng, me forcën e narkoshtetit selinë, anëtarësinë, Kuvendin dhe Referendumin, vetë Partinë Demokratike si dhe pluralizmin politik në Shqipëri.
Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këto qëndrime armiqësore ndaj demokracisë, këto përpjekje kriminale të klikës së narkoshtetit Rama-Basha për të mbajtur peng Partinë Demokratike, opozitën dhe pluralizmin politik në Shqipëri.
Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike paralajmëron binomin Rama – Basha se, për skenarin e tyre antidemokratik dhe destabilzues do të marrin si përgjigje të merituar turpin e historisë.
Ata që thërmuan bunkerin hoxhist në vitet ?90 dhe e nxorrën Shqipërinë nga izolimi gjysëm shekullor, do të shembin çdo bunker dhe do të rikthejnë Selinë e Partisë Demokratike në Shtëpinë e Lirisë së demokratëve shqiptarë.
Komisioni fton të gjithë demokratet dhe demokratët e Shqipërisë të bashkohen, në protestën paqësore të datës 8 Janar, para Selisë së Partisë Demokratike, me moton ?Jo bunker i Pengut po Shtëpi e Demokratëve”, të firmosin kështu rikthimin e Selisë së PD në Shtëpinë e Lirisë së demokratëve dhe simbolin e shpresës, për mbarë shqiptarët.
Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike./E.K-CNA.al
Zyrtarët e Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit...
Rritja e çmimeve për produktet ushqimore është kthyer në një...
Marrja e dozës së vaksinës anticovid po kundërshtohet nga nj...
Deklarimi i pagave nga ana e punëdhënësve është në fokus të ...
Zhvillimet në Partinë Demokratike kanë qenë në fokus të disk...
Ish deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo ka komentuar s...
Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha, ka shtuar forcat e siguri...
Ish deputeti Myslim Murrizi është kallëzuar në prokurorinë e...
Në 6 maj të 2021, Grida Duma ido ti bënte thirrje Edi Ramës ...
CAN.al, ka sjellë sot me fakte se si pas projektit 2 miliard...
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një reagimi të...
Pas situatës komike sot në selinë e PD, ku pas Jorida Tabaku...
Lulzim Basha pasi u shkarkua nga demokratët ka gozhduar dyer...
Gazment Bardhi ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku k...
Pas shkarkimit nga demokratët, duket se “bëmat” e Lulzim Bas...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrj...
Gazment Bardhi ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku k...
Gazment Bardhi gjatë një deklarate për mediat sot ndër të tj...
Gazment Bardhi ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...