LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

56 vrasjet e bujshme që tronditën vendin/ Horror dhe ekzekutime mafioze përgjakën 2021

31 Dhjetor 2021, 10:00, Kronika CNA

Viti 2021, është përshkruar nga ngjarje të rënda. Ekzekutimet mafioze kanë qenë kryefjala e këtij viti.

2021 ka nisur që ditën e parë të tij me vrasje në Tiranë, për t?u shtrirë më tej në të tjera qytete, kryesisht Elbasan, Vlore dhe Fier.

Krimet këtë vit kanë kulmuar me vrasjen e efektivit të antidrogës në Lezhë, Saimir Hoxha dhe vrasjen e të miturit Mateo Vasia në një fshat të Fierit.

Sa iu përket atentatve dhe ekzekutimeve mafioze, skema ka qenë e njëjtë. Pas vrasjes autorët kanë djegur automjetet të cilat knë përdorur në kryerjen e krimit.

57 vrasje janë regjistruar këtë vit, të cilat po i sjellim më poshtë si këmbanë alarmi për Policinë e Shtetit dhe organet hetuese, të cilat kanë përgjegjësi maksimale për sigurimin e rendit dhe të jetës së qytetarëve.

Për të mos justifikuar asnjë vrasje me të kaluarën e viktimës, por për të hedhur dritë mbi ngjarjen dhe për të parandaluar zinxhirin e krimeve që çdo ditë po merr jetë të rinjsh.

Me 1 Janar 2021, gjendje të dehur, Klajdi Shundi, 34 vjeç vrau kunatin e tij në rrugën ?5 Maji?. Viktima ishte burri i motrës së Shundit. I riu ishte ftuar nga e motra dhe i shoqi për të kaluar në shtëpinë e tyre natën e ndërrimit të viteve mirëpo situata degradoi deri aty sa një prej tyre humbi jetën.

Me 24 janar është ekzekutuar në Durrës, Edmir Begut,i cili njihej me  edhe me emrin Ilir Kuçi.

Me  29 janar plagos Përparim Sinarrapaj, i cili pak ditë më vonë vdiq në spital. Pelivan Sinanrrapaj ishte baba i 3 fëmijëve, ndërkohë policia arrestoi autorët një ditë më pas, ndërsa gjykata vendosi masën e arrestit në shtëpi.

Me 1 shkurt, Shkëlzen Kastrati, 40 vjeç u ekzekutua me armë zjarri në fshatin Sheq në Fier, në vendin e njohur si ?Ura e Sheqit?.

Në vitin 2016, i njëjti i kishte shpëtuar një atentati në vendin e njohur si Ura e Mbrostarit, ku humbi jetën shoku i tij, Denis Kasaj.

Me datë 6 shkurt, është ekzekutuar me breshëri plumbash Gentian Qarri në Vlorë. Pista kryesore e vrasjes së 40-vjeçarit është e shkuara e tij kriminale.   Ai ka bërë 11 vite burg në Itali për trafikim narkotikësh.

Me 17 shkurt Mark Gjeta u përplas qëllimisht për vdekje me makinë nga bashkëfshatari i tij Mhill Gega më 17 shkurt.

Me 8 shkurt, Violeta Gurraj, u gjet e pajetë në banesën e saj në Malësi të madhe.

Me 25 shkurt, është vrarë në qendër të Tiranës bosi i heroinës Behar Sofia, i cili ishte një personazh i njohur për trafikimin e lëndëve narkotike kryesisht nga turqia të heroinës me destinacion vendet e BE. Ai ishte pronar i disa bizneseve në zonën pranë stadiumit Dinamo në kryeqytet.

Me 3 mars, një person ka mbetur i vrarë në Vlorë në rrugën Transballkanike në Vlorë. Bëhet fjalë për shtetasin Taulant Gjikaj, 31 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës. Për ngjarjen u arrestua Hans Jonuzi ndërsa disa javë më pas u vetëdorëzua edhe Skerdian Gabrani, njëri nga autorët e dyshuar të vrasjes.

Me 5 Mars, Dhori Rrapi vritet nga i biri Erdis Rrapi 25-vjeç. Ngjarja ndodhi në fshatin Luar të Roskovecit, në tokën pranë shtëpisë ku jetonin.

Më 17 Mars 29 vjeçari Demokrat Medinaj goditi për vdekje 31 herë me thikë gruan e tij, 28-vjeçaren Irvana Hyka, 6-javëshe shtatzënë, në lagjen ?Sheq i madh?, Fier. Autori i krimit u largua nga banesa ndërsa një ditë më pas u gjet edhe vetë i vetëvrarë.

Me 20 Mars u ekzekutua në Durrës, Edmond Koçit i njohur  Mond Çekiçi. 43 vjeçari njihej si ish-anëtar i bandës së Durrësit me disa precedime penale mbi vete.

Me 4 prill ekzekutohet Bardhok Pllanaj, i njohur si një nga të fortët e Shkodrës. Ai ukzekutua brenda automjetit të tij Renxh Rover. Makina e tij u bë shoshë, ndërsa ekspertiza zbuloi 30 pblumba në trupin e viktimës.

Me 10 Prill burri djeg brenda makinës të gjallë gruan e tij në fshatin Manskuri të Kavajës. Bilbil Shirja pasi dogji bashkëshorten Fëllëza Shirja, vrau edhe veten pak metra më tutje. Një vajzë dhe një djalë adoleshentë të lindur nga martesa e tyre mbetën jetim.

Me 11 prill, 44 vjeçarja Miranda Markja vrau me thikë vjehrrën 74 vjeçare në banesën e familjes në fshatin Burim të Maqellarës.

Një ditë më pas, më 12 Prill, ka qenë një konflikt i çastit që çoi drejt vdekjes 60-vjeçarin Ilirjan Ruca në Gjirokastër. Në polici, autori i ngjarjes, Afrim Nazifi ka thënë se e qëlloi viktimën, pasi ky i fundit e ofendoi.

Me 13 prill, 50-vjeçari Xhetan Konesha ka ndërruar jetë në spital pas një sherri me 2 vëllezër të cilët e qëlluan me kallashnikov, ndërsa është arrestuar një prej autorëve, Muhamet Mera 30 vjeç dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij, Altin Mera, 42 vjeç.

Me 21 Prill u vra në Elbasan Pjerin Xhuvani, 56 vjeç. Ngjarja e rëndë, la pas edhe katër persona të plagosur: ish-polici Emiljan Prenga, person me precedent penal; Pavlo Vuksani, ish-efektiv i policisë kriminale; Eltjon Bodinaku (dhëndrri i viktimës) si dhe efektivja e forcave ?Shqiponja?, Xhensila Sota. Arbër Papleka, i cili tashmë ndodhet pas hekurave është personi kyç që akuzohet si autor i masakrës.

Me 29 Prill, vëllai goditi me thikë vëllain e tij duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja ndodhi në fshatin Allabegi të Maqellarës ku Florian Tonuzi godet me thikë të vëllanë Benardin e pas ngjarjes merr arratinë, ndërsa babai njofton ambulancën dhe policinë. 23-vjeëari ndërroi jetë në spital.

Me 6 Maj, në Elbasan Koço Bozo, vrau në dyert e Gjykatës ish gruan e tij Liljana Bozon. Kërkesa e saj për ti dhënë fund martesës ka përfunduar në tragjedi për Liljanën, nënën e 3 fëmijëve.

Më 10 maj Bledar Birçaj u vra në Vlorë në lagjen ?Hajro Çakëri? në një atentat të mirëorganizuar teksa në makinën e tij ndodhej edhe polici i antidrogës Granit Deromema i cili iu shpëtoi plumbave.

Me 10 Maj, në Tiranë shoku vret shokun. Mehmed Qema ndërroi jetë ngatë shtënat me armë të shokut të tij, Marjus Dema. Pas ngjarjs, në zonën e 5 majit u zbuluan 2 laboratorë të prodhimit të monedhave të bitcoin.

Me 12 maj, Everest Caka ekzekutohet në mënyrë mafioze në sy të bashkëshortes në Elbasan. Ai sapo ishte khyer nga Spanja, dhe kishte mjaft konflikte dhe hasmëri nga e shkuara në qytetin problematik.

Me 16 Maj, Endri Mustafa, u gjet i vrarë në zonën e Livadheve në Shkodër. Ai ishte dënuar më herët për plagosje që në moshën 20-vjeçare ndërsa më pas ka qenë i përfshirë në bandën e Fajdexhinjve dhe në vrasjen e vëllezërve Bilali në Shkodër.

Me 21 Maj  në Vlorë, para biznesit të tij u ekzekutua  Delon Troqe 38 vjeç. 15 herë është qëlluar ndaj 38-vjeçarit, i cili sapo ishte kthyer nga Spanja.

Me 29 maj i është bërë atentat 38-vjeçarit Edison Begaj. Ky i fundit u qëllua me katër plumba në këmbë teksa kishte zbritur nga automjeti i tij duke folur në telefon dhe një person i veshur si polic, i tërheq vëmendjen dhe e qëllon në sy të fëmijëve.

Me 30 Maj, Emiljano Ndou, 25-vjeç është ekzekutuar me armë zjarri, në fshatin Bardhaj në Shkodër. I riu sapo ishte kthyer nga shtëpia e të motrës dhe autori, Mark Kodra, 47 vjeç, bashkëfshatar i tij, i zuri pritë dhe e ka qëlluar me kallashnikov.

Me 1 qershor u ekzekutua në Tepelenë biznesmeni Çajup Selimi. Ai është ekzekutuar me dy plumba njëri në kokë dhe tjetri në trup. Autori i vrasjes dyshohet se ka shkuar me këmbë deri tek vendi i ngjarjes dhe më pas është larguar përmes rrugicave të zonës.

Me 2 Qeshor, u vra 43 vjeçari Shkëlzen Velaj, i cili po kthehej në shtëpi kur pa atentatorët që i kishin zënë pritë pranë pallatit. Ai u përpoq t?u shmangej duke u larguar me vrap nga makina e ndezur drejt apartamentit në katin e pestë, por nuk mundi të shpëtonte.

Me 2 Qershor, Sofokli Shani qëlloi me automatik babë e bir. Shani, qëlloi me automatik në lokalin e tyre Rako Qorrin, 62 vjeç dhe të birin, Kejdi Qorrin, 31 vjeç. Babai ndërroi jetë ndërsa i biri fatmirësisht mbijetoi.

Me 4 Qershor ish-vjehrri Mexhit Picari ka vrarë ish dhëndërin Kudret Saliaj. Ngjarja ndodhi në sy të fëmijës së mitur, vetëm 10 minuta para nisjes së seancës që do të përcaktonte se me cilin nga prindërit do të qëndronte djali.

Me 27 Qershor, pas një përleshjeje me armë zjarri për shezlongët mbetën të vrarë Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli, viktima më e pafajshme në këtë kasaphanë, vetëm 20 vjeç.

Me datë 25.07.2021, një krim brenda familjes është regjistruar në Gurrë të Vogël në Mat. Nënë e bijë dyshohet se kanë vrarë kryefamiljarin. Shërbimet e policisë  kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. E., 47 vjeç.

Me 1 Gusht, Durrësi u trondit nga një atentat që iu bë Feriza Bardhit, në hyrje të shtëpisë nga persona ende të paidentifikuar nga policia. Pista kryesore që po hetohet është ajo e konflikteve që ka pasur viktima më herët.

Me 2 gusht një atentat në Elbasan la tre persona të plagosur. Sulmi me armë ndodhi në një lokal pas një debati për motive të dobëta. Një nga autorët Genti Façja u shpall në kërkim, ndërsa një tjetër i dyshuar Ilirjan Bezhani është arrestuar.

Me 4 Gusht, një konflikt i çastit në lagjen ?1 Maji? në Vlorë, ka lënë pas 1 të vrarë dhe 2 të plagosur. Viktima është Arben Beqiraj, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, kurse të plagosur djali Egert Beqiraj dhe nipi Nesim Hodaj.

Me 7 Gusht, Vlora është tronditur sërish nga krimi. 50-vjeçari Laver Tozaj, u qëllua me armë pranë shtëpisë se tij në fshatin Resulaj të Selenicës. 50-vjeçari kishte ndërruar emrin në Nikola Ikonomi për shkak të së kaluarës së tij.

Me 12 Gusht, 23-vjeçari Florian Selimi u gjet i vrarë me thikë dhe i hedhur në një kanal në Fier. I riu tropojan që jetonte në Sulaj të Fierit prej disa vitesh, ishte person me precedentë penal për vjedhje.

Me 12 Gusht në qendër të Rrëshenit u vra në një atentat të tipit mafioz Armando Gjini i njohur si pjesëtar i grupit të Met Kananit. 48-vjeçari që njihej edhe me emrin Tonin Gjini u qëllua nga dy persona të maskuar që i dolën para makinës së tij.

Me 12 gusht 38-vjecari Vatë Shpati u plagos me thikë në lagjen ?Mark Lula? në Shkodër. 24 orë pas ngjarjes policia arrestoi dy vëllezërit Luigj e Pjetër Martini dhe shokun e tyre 36-vjecar, si autorë të krimit, por ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Me 4 Shtator,  Isat Goçaj, 49 vjeç banues në fshatin Çerem të Tropojës u ekzekutua me armë zjarri nga bashkëfshatari i tij.

Me 10 shtator, një ngjarje e rëndë ështe regjistruar në fshatin Zhupan të Fierit, ku një 31-vjeçar ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij.  31-vjeçari Elton Metaj, ka qëlluar me armë zjarri në banesën e saj, ish-bashkëshorten e tin Sabrina Gega.

Me 28 Shtator, një efektiv policie mbeti i vrarë, gjatë një operacioni anti-drogë, në Ishull Lezhë. Viktima është 44-vjeçari Saimir Hoxha, me detyrë oficer i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Hoxha u qëllua për vdekje nga autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë, 21-vjeçari Aldi Rama, i cili më pas u raportua nga policia si i vetë-vrarë.

Me 4 Tetor, Elbasani u trondit nga një ekzekutim i dyfishtë me armë zjarri në dalje të qytetit, rrugës kryesore për në Tiranë.

Viktimat e atentatit janë Ardjan Çollaku 50 vjeç dhe Lulzim Bitri 40-vjeç.

Me 7 tetor, Gazment Kurmaku, 50 vjeç, ka humbur jetën pas pak ditë me herët ishte goditur, Erjon Llapushi, i cili aktualisht ndodhet pas hekurave.

Me 15 Tetor, katër persona janë gjetur të vdekur në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë. Viktimat janë turistë të huaj, nga Rusia. Katër viktimat, dy femra dhe dy meshkuj janë gjetur të vdekur në saunën e hotelit. Dyshohet se 4 shtetasit e huaj ndërruan jetë nga asfiksia.

Me 23 Tetor, Fieri u trondit nga disa të shtëna me armë ku mbeti i vdekur një 50-vjeçari Demir Backa. Ndërkohë, pak minuta pas ngjarjes një makinë është pikasur duke u djegur jashtë qytetit të Fierit që dyshohet që mund të jetë i autorëve.

Me 1 nëntor Xhelal Reçi, 60 vjeç, është ekzekutuar pranë bizneseve të tij në qytetin e Laçit. Xhelal Reçi është qëlluar me dy plumba, njëri prej të cilit e ka kapur në gjoks.

Me 6 nëntor u gjet i vrarë Ruzhdi Hoxha .Trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha është  gjetur në një greminë në Malin e Dajtit, dy javë pasi ishte zhdukur. Policia njoftoi më  vonë se ka vënë në pranga si autor të dyshuar të ngjarjes Fredi Rrushin, një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge si dhe vëllain e tij.

Me 13 Nëntor , breshëri kallashnikovi janë derdhur mbi dy të rinj, në zonën e Astirit.

Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armand Dumani, 26 vjeç, janë vrarë me armë zjarri, në një atentat mafioz.  Pas krimit, policia ka gjetur një makinë tip ?Toyota? të djegur në Thumanë, e dyshuar se i përket autorëve të ngjarjes.

Mbrëmjen e 16 nëntorit mbarë vendi u trondit, nga një krim makabër që kishte ndodhur në fshatin Gracalli te Fierit. 8 vjeçari Mateo Vasia ishte rrëmbyer, vraRë dhe më pas ishte groposur. Autor i këtij krimi makabër, është Klodian Çalamani, 38-vjeç, e i dënuar edhe më parë për pengmarrje.

Me 29 nëntor, ish-deputeti Pashko Ujka, është ekzekutuar. Atij iu bë pritë dhe u qëllua pas shpine me silenciator në një lulishte pranë Kishës Ortodokse, teksa ishte duke shkuar në shtëpi.

Me 10 dhjetor 2021, biznesmeni 55-vjeçar Rakip Roli i njohur ndryshe si Pilot Rroli, është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi në qytetin e Laçit. Biznesmeni i materialeve të ndërtimit po lëvizte me makinë tip ?Audi Q7? në momentin që është qëlluar për vdekje.

Me 14 Dhjetor, një 29-vjeçar ka mbetur i vrarë pas konfliktit të ndodhur pak minuta pas mesnate në rrugën ?Irfan Tomini? në Tiranë. Mësohet se pas mesnate është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë edhe ka ndërruar jetë 29-vjeçari Jurgen Duka (Mëziri).

Me 24 dhjetor, Can Karriqi, 35 vjeç, mbeti i vrarë në Kamëz. Ai u ekzekutua brenda një makine me targa gjermane, nga persona ende të paidentifikuar, të cilët pas ngjarjes dogjën makinën ?Audi? të përdorur në krim.

Mjeti u gjet jo shumë larg vendit të krimit, në zonën e Institutit.

Me 27 Dhjetor, një vrasje është regjistruar ë fshatin Gjoçaj të Peqinit. 32-vjeçari  Albi Bashaliu është vrarë në mes të rrugës dhe më pas është djehur edhe automjeti i tij. Ndërkohë, raportohet se vëllai i viktimës, Leonard Bashaliu, ndodhet në burg i dënuar për vrasjen e Ylber Xhahysës, ngjarje e ndodhur në muajin Qershor 2021./E.S-CNA.al

Lajmet e fundit nga