Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Mesditën e sotme, në ambientet e MAK Albania Hotel, me rastin e festave të fundvitit u zhvillua një takim festiv me fëmijët e punonjësve të Policisë të rënë në krye të detyrës.
Gjatë fjalës përshëndetëse, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka uruar fëmijët dhe familjarët e Dëshmorëve të Policisë, për një vit sa të më mbarë, dhe i ka inkurajuar ata që të mos stepen nga vështirësitë, pasi përherë do të kenë përkrahjen e Ministrisë së Brendshme, të qeverisë shqiptare dhe derën e hapur të Policisë së Shtetit, në çdo kohë.
Drejtor Nano ka biseduar me fëmijët dhe familjarët e Dëshmorë të Policisë, duke shkëmbyer mesazhe mbështetjeje e solidariteti, dhe u ka premtuar se përherë do gjendet pranë tyre.
Për shkak të masave anticovid, ceremonitë festive me familjarët e Dëshmorëve të Policisë në qarqe janë zhvilluar nga Drejtoritë Vendore përkatëse të Policisë.
Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
Të nderuar fëmijë dhe familjarë të Dëshmorëve të Policisë,
Të nderuar pjesëmarrës,
Sot jam mes jush, jo për traditën dhe as për të kaluar radhën, por jam këtu me përgjegjësinë e detyrës dhe me ndjenjën prindërore, me detyrimin moral për të lehtësuar sadopak dhimbjen e gjithësecilit prej jush, që u ulët nën pemën e Krishtlindjes, pa heroin tuaj. Jam me ju për të kaluar bashkërisht çaste festive.
Të qenit sot mes jush, për të festuar së bashku festat e fundvitit, është privilegj, kënaqësi dhe reflektim.
Përtej traditës së fundvitit apo pakove të bëra me dashuri nga donatorët tanë, ky takim festiv është shprehje e solidaritetit, përkrahjes e mbështetjes për ju të dashur fëmijë dhe familjarë të Dëshmorëve të Policisë, por njëherazi është kujtesë dhe vlerësim për sakrificën më sublime, atë të mbrojtjes së jetës me jetë.
Reflektim për ripërtëritje të vlerave dhe traditës, por dhe për nxjerrje përgjegjësish se çfarë kemi bërë mirë e ç?duhet të bëjmë akoma më mirë, për ju në radhë të parë dhe për të gjithë shoqërinë, me qëllim që të kemi sa më pak dëshmorë dhe shumë më shumë rend e siguri.
Jam i emocionuar që ju shoh sot më të rritur, më të maturuar. Jam i sigurt që keni punuar fort për të qenë nxënës të mirë dhe për të arritur rezultate të larta në shkollë, duke na bërë krenarë të gjithëve.
Nga viti në vit shumë prej jush jeni bërë edhe pjesë e Policisë së Shtetit, duke shërbyer me ndershmëri e përkushtim për të përmbushur amanetin e heronjve tuaj.
Ju nuk do të jeni asnjëherë vetëm, por përherë do jeni në familjen e madhe të Policisë së Shtetit, në këtë familje për të cilën njerëzit tuaj më të dashur, dhanë gjënë më të shtrenjtë, jetën, dhe për këtë ju duhet të ndiheni krenarë, pasi babai, vëllai, familjari juaj, që sot nuk është këtu me ne, është përjetësisht në piedestalin e nderit të kombit dhe në vetëdijen e mbarë shoqërisë.
Unë dhe të gjithë punonjësit e Policisë jemi miqtë tuaj më të ngushtë, jemi përherë pranë jush, duke u kujdesur dhe duke mos ju lënë asnjëherë pas dore. Ne nuk mund ta shlyejmë dot kurrë mungesën që keni në shtëpi dhe familje, por ne mundohemi të bëjmë gjithçka për të qenë pranë jush.
Dua të inkurajoj sot, pjesëtarët e familjeve tuaja që të mos stepen nga vështirësitë, pasi përherë do të keni përkrahjen e Ministrisë së Brendshme dhe të qeverisë shqiptare. Trokisni në çdo kohë në derën e Policisë së Shtetit, se kjo derë është e hapur përherë për të gjithë qytetarët dhe ka vend kryesor për familjarët e atyre që jetën e mbrojtën me jetë.
Njëkohësisht dua të shpreh mirënjohjen time, për donatorët e përhershëm dhe të rinj, për të gjithë ata që humanizmi i tyre shkon në drejtim të jetës, duke gëzuar fëmijet e familjarët, jo me vlera materiale se ato mbarojnë shpejt, por me vlera njerëzore, humane e mesazhe mbështetjeje, duke u treguar se këta nuk janë vetëm, por kanë përkrahjen dhe vlerësimin e gjithë shoqërisë.
Gëzuar vitin e ri, qofshin ditët e 2022 të mbushura plot dritë shprese, gëzimi e inkurajimi që të vijoni në rrugën e dijes dhe të vlerave.
Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka bërë një rezyme të të gjit...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim në Bubq me banor...
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar hapjen e aplikimeve për re...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e re...
Një nga ankesat më të zakonshme fizike është dhimbja në sup....
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se publikimi ...
Ashtu si çdo vit, Festivali i Këngës 60 është shoqëruar me p...
Kreu i SPAK, Arben Kraja, gjatë një prononcimi për mediat, n...
Disa ditë më parë, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ësht...
Paraditen e sotme, anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dh...
Aktivistja Elona Caslli I ka dhënë një shuplakë të fortë Ard...
Nga Miron ÇakoNë datën 29- të dhjetorit Kisha Orthodhokse kr...
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar skandalin e publikimit t...
Kryeministri Edi Rama ka ftuar të rinjtë që të bëhen pjesë e...
Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i motit të vranët edhe gjatë di...
Mjekja e njohur Lida Shosha ka dalë me një reagim të fortë n...
Analisti Fatos Lubonja, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “F...
Gazetari investigativ Artan Hoxha i është përgjigjur sërish ...
Ditën e sotme në media u raportua se Vjollca, një nga person...
Shqipëria është kthyer në një “trampolinë”, ku shumë emigran...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...