“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos i ka drejtuar një mesazh urimi qytetarëve shqiptarë.
?Mesazhi është përcaktues për të gjithë ne që duam të ecim në gjurmët e Jisuit: Qëndresë paqësore në mërzitjet e shumëllojta që shfaqen në rrugën tonë, në privime, në vuajtje, në hidhërime. Qëndresë paqësore kur përballemi me armiqësinë që nuk e presim, me shpifjet, me persekutimet. Qëndresë paqësore në rrugët e ashpra të jetës si të huaj.?-thuhet ndër të tjera, në mesazh.
Në këto ditë festive, zakonisht përsëriten mendime, mesazhe dhe komente të ndryshme rreth paqes, dashurisë, gëzimit dhe shpresës. Sigurisht, ka dhe nga ata që preferojnë ta shkëpusin kuptimin e tyre nga thelbi i Krishtlindjes, duke i quajtur në mënyrë abstrakte ?urime me rastin e festave të fundvitit?. Megjithatë, ndriçimi që sjell ngjarja çlirimtare e Ardhjes së Shpëtimtarit ndër njerëzit, shtrihet në dheun tonë të vuajtur.
Nga rrezet e shumta të Diellit të Drejtësisë, dy janë veçanërisht aktuale për kohën tonë: qëndresa paqësore e personave kryesorë në rrëfimin biblik për Lindjen dhe thelbi i kuptimit të Krishtlindjes.
Kushtet specifike, në të cilat Biri dhe Fjala e Perëndisë erdhi në botën tonë, nuk ishin komode. Pak ditë para Lindjes së Tij, Nëna e Tij bëri një udhëtim të mundimshëm nga Nazareti i Galilesë në Bethlehem të Judesë. Kur mbërritën atje, nuk u gjend për ta ndonjë shtëpi mikpritëse. Indiferenca e banorëve ishte e akullt. Madje edhe në han, ?nuk kishte vend për ta atje ku kishin rënë?. Strehë gjetën në një stallë, ?edhe lindi birin e saj, të parëlindurin, dhe e mbështolli me shpërgënj, dhe e vuri në grazhd? (Llk. 2:7). Që nga çasti i parë, Jisu Krishti mohoi kënaqësinë dhe luksin e kësaj bote. Nuk vonoi të shfaqet shpërthimi maniak i Herodit, që u bë shkak për ikjen në dhé të huaj, në Egjipt. Por, të gjitha këto vështirësi të paparashikuara dhe kushte jo të favorshme u përballuan me qëndresë paqësore, plot me durim, zemërgjerësi dhe qetësi.
Shpëtimtari mori pjesë në të vërtetën e ashpër të jetës njerëzore, duke u përballur, ende foshnjë, me varfërinë, përndjekjen, jetën në dhé të huaj. Mesazhi është përcaktues për të gjithë ne që duam të ecim në gjurmët e Jisuit: Qëndresë paqësore në mërzitjet e shumëllojta që shfaqen në rrugën tonë, në privime, në vuajtje, në hidhërime. Qëndresë paqësore kur përballemi me armiqësinë që nuk e presim, me shpifjet, me persekutimet. Qëndresë paqësore në rrugët e ashpra të jetës si të huaj. Kjo nuk do të thotë pasivitet. Gjatë përmbushjes së misionit të Tij shpëtimtar, Jisui ?i butë dhe i përulur? iu kundërvu padrejtësisë dhe ritualizmit. Ai dënoi me forcë hipokrizinë dhe djallëzinë, gjithmonë me qëndresë paqësore, madje edhe në gjendjet më të skajshme, në Pësimet e frikshme.
E kremtja e ndritshme e Krishtlindjes përcakton themelin e kësaj qëndrese. Ajo forcon sigurinë, se me ardhjen e Shpëtimtarit nuk jemi vetëm, se Biri dhe Fjala e Perëndisë erdhi për të qëndruar me ne. ?Emanuel? është një nga emrat e Tij kryesorë, pra, ?Perëndia me ne?. Gjurmë nga kërkimi i Transhendentes, i Fuqisë së Epërme të Gjithësisë, konstatohen edhe në qytetërime të tjera. Por ajo që e bën unik mesazhin e krishterë, është se Vetë Perëndia i parajetshëm u bë njeri.
Kuptimin e së kremtes na e japin të përmbledhur dy thënie themelore të Etërve: ?Sepse ai u bë njeri, që ne të hyjnizohemi?, thekson shën Athanasi i Madh, ndërsa shën Vasili i Madh nënvizon se Biri i Perëndisë erdhi në tokë, ?për ta risjellë të gjithë njerëzimin te Vetja?. Perëndia i pafund mori natyrën njerëzore, që të na udhëhiqte drejt pikës më të lartë të zhvillimit dhe të përsosjes, në hyjnizimin sipas hirit. Bashkimi në Krishtin i natyrës hyjnore dhe asaj njerëzore, i dha njerëzimit një dinamikë të re dhe e lartësoi brenda dritës së energjive hyjnore të pakrijuara, me anë të të cilave rrezaton dashuria e Tij.
Në këtë panair festiv e ngazëllues, Kisha na fton, jo vetëm ta himnojmë Atë që po vjen, por edhe të forcojmë besimin tonë në praninë e Tij të vazhdueshme, brenda historisë së botës ? si dhe brenda historisë sonë ? me lutje dhe pjesëmarrje me gjithë zemër në Eukaristinë Hyjnore jetëdhënëse.
Shumë besojnë vetëm në Jisu Krishtin historik, në një person të së shkuarës, por nuk besojnë në Zotin përjetësisht të pranishëm. Besimi i krishterë i mëshon faktit se Krishti është gjithmonë me ne, jo vetëm në orët e pendimit dërrmues dhe të paqes, por edhe në ditët e hidhërimit, të dyshimit, të frikës, të shqetësimit dhe të sprovave, që pandemia e paprecedentë ka përhapur kudo në kohën tonë.
Ndërgjegjësimi për praninë e Zotit Jisu frymëzon, ngushëllon, fuqizon sigurinë se padyshim Perëndia do të ndërhyjë në çastin e duhur, kur Ai e gjykon.
Por, për të gjithë ne që besojmë, nuk mjafton të ndiejmë se nuk jemi vetëm, duhet edhe të përkujdesemi që prania hyjnore të jetë e prekshme në mjedisin tonë, me fjalën, veprat dhe dëshminë e jetës sonë.
Vëllezër dhe motra, dhurata më e bukur e Krishtlindjes për ne dhe për të tjerët rreth nesh, është të forcojmë besimin se Perëndia i së vërtetës, i dashurisë dhe i fuqisë është bashkë me ne. Biri dhe Fjala e Mishëruar e Perëndisë le të udhëheqë mendimet dhe veprimet tona, që të përballojmë me qëndresë paqësore problemet e vogla dhe të mëdha të jetës sonë.
Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, me shëndet të palëkundur dhe ndjesinë e pareshtur të pranisë së Tij.
Me dashuri të përzemërt në Krishtin Jisu,
?nastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë./CNA.al
Festa e Krishtlindjes ka bërë që Korça të kthehet në qytetin...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Në prag të festës së Krishtlindjeve, Kryepeshkopi i Tiranës,...
“Servili i vitit”. Ky do të ishte çmimi që do t’i shkonte pë...
Korça është destinacioni kryesor që shqiptarët kanë përzgjed...
Kryeministri Edi Rama, nuk ka lënë mënjanë politikën dhe pro...
Eskperti i IT Gent Progni ka paralajmërua të tjera skandale ...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka uruar të gjithë...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar të gjithë besimtarë e kri...
Kryeministri Edi Rama u ka uruar besimtarëve katolikë festën...
Të paktën 4,500 fluturime janë anuluar dhe 10,000 të tjera k...
Në të gjithë botën besimtarët e krishterë sot kremtojnë fest...
Festa e Krishtlindjeve është një nga kremtet më të rëndësish...
Besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe në mbarë botën festoj...
Specialisti i IT, Gentian Progni ka ngritur alarmin se skand...
Skandali i publikimit të të dhënave personale të qytetarëve ...
Fundjava dhe festa e Krishtlindjeve ka sjellë një trafik të ...
Skandali me publikimin e të dhënave personale dhe targat e m...
Në vigjilje të Krishtlindjes, presidenti Ilir Meta ka vlerës...
Shpërthimi i skandalit me publikimin e të dhënave private, s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...