web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

‘Flamujt që vendosen në rrugë digjen kudo në botë’/ Manjani reagon ashpër pas arrestimeve në Tiranë

21 Dhjetor 2021, 15:06, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas arrestimeve dhe procedimeve të të rinjve që dogjën flamujt e Serbisë në protestën që u mbajt gjatë ditës së djeshme në Tiranë.

Manjani thotë se nuk ka asnjë arsye ligjore pse ata persona të jenë arrestuar, pasi flamujt nuk ishin vendosur në asnjë seli apo institucion, por në rrugë, dhe djegiet e tyre ndodhin rëndom kudo.

Postimi i plotë i Manjanit:

Nuk e di, realisht, ku dhe si u dogj ai flamur i Serbisë në protestën e djeshme.

Nëse është bërë, padyshim tregon papjekuri dhe kaq.

Por që kjo të meritojë arrestime dhe ndjekje penale është jo thjesht joproporcionale, por sjellje fatale antidemokraci!

Nuk u dogj flamuri zyrtar i Serbisë, dmth një flamur i vendosur në ndonjë institucion diplomatik.

Flamujt që vendosen në rrugë digjen gjithandej në botë dhe askujt nuk i shkon mendja të procedojë penalisht njerëzit.

As në Serbi nuk ndodh kjo gjë!

Ose të paktën ne skemi dëgjuar të jetë proceduar ndonjë serb se ka djegur flamurin e Shqipërisë apo të Kosovës!? Dhe ka patur serbë që sja kanë përtuar këtyre gjerave?

Aktin e djegies simbolike të flamujve në shumë raste jurisprudencat në vendet demokratike e konsiderojnë si thelbin e lirisë së shrehjes.

E kuptoj zellin e policisë politike për të bërë lajme para flamurdjegurve, por gjykoj se Prokurorët dhe gjykatësit nuk kanë përse të jenë pjesë e këtyre pisllëqeve antidemokratike.

Është e tepërt të kriminalizosh njerëz përse shprehin një mendim apo qoftë edhe një duf.

Kapni ndonjë kriminel që lirinë e nxjerrjes së dufit e shpreh me fishekë apo me drogë, o policë të shtetit!

Lërini njerëzit të shprehin dufin politik, se nuk e ndalni dot edhe po të doni.

Ndërkohë ky është edhe një shembull tjetër që tregon se çfarë Kodi Penal bolshevik kemi në fuqi.

Kodi që kriminalizon njerëzit pse shprehen pa i bërë dëm askujt, në një protestë.





Lajmet e fundit nga