Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Që kur u implementua reforma në drejtës shumë menduan, përfshirë dhe mua se disa emra do iknin nga sistemi i Drejtësisë Shqiptare, qoftë në një mënyrë ose në një tjetër.
Por kur kanë kaluar gati 4 vjet e gjysëm nga vënia në zbatim i ?Vettingut?, për gjyqtarë e prokurorë, koha ka treguar se në shumë vendime të dhëna, ?Vettingu? ka vepruar mirë dhe në shumë të tjerë drejtë.
Por edhe në rastet kur Vettingu, ka hequr prokurorë e gjyqtarë që e kishin bërë baltë, shumë menduan, përfshirë dhe mua se ata tashmë u shkatëruan. Por do ti që ata, sërisht edhe kur kanë rënë, janë rrëzuar në këmbë, duke pasur koondidat më të mirë dhe më të forta edhe se kur ishin në detyrë.
Rasti i gjykatës së Elbasanit që po nxjer sot, është një rast që ka kthyer institucionin e Drejtësisë një institucion qyfyresh.
Ku mjafton një ditë të vetme të paraqitesh në brendësinë e saj, ve re jo vetëm vendime të çuditshme për kërkesa ulje dënimesh, lirim me kusht,apo zëvendësim të masave të sigurisë, por shikon dhe gjyqtarë të shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, që vijojnë të mbajnë pa lëshuar zyrat e tyre.
I tillë është rasti i Bujar Mustës, gjyqtarit që Sali Berisha e etiketoi si ?Bujarin e Zi të Drejtësisë? dhe që media e etiketoi si ?Hamshori? i gjykatës së Elbasanit.
Gjyqtar i cili, vijon të mos lëshojë zyrën e tij në gjykatën e Elbasanit, duke e trajtuar zyrën dhe vetë gjykatën si një çiflig të trashëguar nga babai.
Gjyqtar i cili, besohet se shtyu drejt skandalit epik, Matilda Fetaun, drejtuesen e komanduar të Gjykatës së Elbasanit, për të mbledhur gratë dhe vajzat, punonjëse të kësaj gjykate, për të firmosur një peticion, ku të pranonin ose jo nëse ishin ngacmuar seksualisht gjatë marëdhënies së punës.
Bujar Musta, prej 17 shtatorit 2021 është shkarkuar nga detyra dhe sipas rregullores dhe legjislacionit, çdo subjekt i rivlerësuar nga KPK-ja, qoftë ky gjyqtar apo prokuror, nuk duhet të ushtrojë funksionin e tij dhe njëherësh humb të drejtën për të pasur një zyrë në organet e drejtësisë.
Gjyqtari dhe prokurori që nuk mund të kalojë vettingun, automatikisht bën dorëzimet e dosjeve dhe zbardh vendimet e prapambetura, duke humbur çdo akses funksioni dhe akses mbi sistemin informatik që disponon gjykata.
Por lere çfarë thotë ligji dhe si është rregulli, po çfarë bën Bujar Musta?
?Bujarin e Zi të Drejtësisë?, nuk ka asnjë vendim KPK-je dhe KPA-je, që mund ta nxjerë nga zyra. Dhe imagjinoni kur një gjyqtar të këtij kalibri, nuk është në gjëndje ta nxjerë nga godina e gjykatës ?Vettingu? apo qoftë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, e ç?mund të presësh më, të bëjë Matilda Fetau.
Bujar Musta, gjyqtari i skandaleve të mëdha në Elbasan hyn e del në gjykatën e këtij rrethi, duke pasur në dispozicion dhe zyrën e tij të mëparshme, por edhe kompjuterin e shtetit.
Askush nuk e shkul dot nga zyra, as vegla e tij gjyqtare Matilda Fetau, as kancelari i Gjykatës dhe për këtë rast nuk është në gjëndje të reagojë dhe të marë masa vetë Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Bujar Musta, vijon të qëndrojë ?shkëmb graniti? në ambjentet e gjykatës, duke u paraqitur me orarin zyrtar 08:00 me 16:00 sikur të ishte në funskionin e gjyqtarit.
Edhe nëse ?Bujari i Zi i Drejtësisë?, nuk paraqitet ditën, ai shkon dhe paraqitet në mbrëmje, duke hyrë në ambjentet e gjykatës së Elbasanit dhe punuar nga zyra e shtetit dhe me kompjuterin e shtetit.
Sot një gjyqtar i shkarkuar nga ?Vettingu? si, Bujar Musta, ka zyrën e vetë në gjykatën e Elbasanit, ka kompjuterin e vetë dhe ka një ?USERNEMA?, ku futet e del në sistemin elektronik të informacionit të çdo çështje në gjykatë.
Ky gjyqtar i shkarkuar, ka akses në arkivën e gjykatës dhe mund të bëjë ç?të dojë me letrat anonime dhe spiunin e brendshëm për palët që janë në process gjyqësor pranë gjykatës së Elbasanit.
Pra në thelb ?Bujari i Zi i Drejtësisë?, nuk ka humbur thuajse asgjë nga ajo që kishte më parë, kur ka qënë pjesë e organikës njerëzore të kësaj gjykate. Edhe pse ai prej 17 shtatorit 2021 është i shkarkuar nga ?Vettingu?, Jar Musta, vijon të shkojë çdo ditë në punë dhe të bëjë ç?ti dojë kokra e qefit në gjykatë.
Nëse këto informacione dhe ky konstatim që po them nuk është e vërtetë, atëherë një grup nga komisioni i vettingut apo qoftë dhe i KLGJ-së, të paraqiten nesër në mëngjes në gjykatën e Elbasanit, dhe të shikojnë se kush gjyqtar vijon të mos e lëshojë më zyrën dhe kompjuterin.
Tanimë nëse ?Vettingu? dhe ?KLGJ?, nuk kanë forcë të nevojshme të nxjerin përjashta një prototip si, Bujar Musta, vaj hallit se ku kemi përfunduar dhe çfarë drejtësie të fortë kemi ndërtuar. Aq më tepër që në rastin konkret, nuk ekzekutohet nga KLGJ dhe kryetarka Fetau, vendimi i KPK-së.
Vendimi është ekzekutuar vetëm për pjesën e pagesës mujore. Ndërsa për të tjerat, Bujar Musta, nuk ka humbur asnjë nga ofiçet që gëzonte më parë. Gjyqtar ishte, gjyqtar është sërisht.
Por siç po shkon puna dhe po ?mbarset? situata, ka shumë gjasa që çështja e Bujar Mustës, të kthehet në ortek, edhe për kryetaren e komanduar Fetau apo për ndonjë drejtues tjetër të kësaj gjykate./E.K-CNA.al
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk i ka ndalur akuzat nda...
Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që këtë fundjavë të “arrati...
Duke nisur nga dita e sotme, kanë hyrë në fuqi masat e reja ...
Ministrja Evis Kushi ka zhvilluar një takim me drejtuesit e ...
Kryeministri Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele...
Në media është raportuar se në selinë e PD janë vendosur pun...
Gjykata ka lënë në burg ish shefin e krimit kundër narkotikë...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për g...
Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthj...
Kompania ‘Integrated Technology Services’, e cila u sekuestr...
Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi dhe ç...
Ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla vijon të qëndro...
Katër ditë përpara se të mbahet takimi i radhës i ‘Open Balk...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shetit, Gledis Nano, p...
Gazetarja e televizionit Fax News, Besarta Demushaj, të mart...
Gazetari Artan Hoxha ka paralajëmruar se do të ketë arrestim...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar se Adriatik ...
Në vitet 2000’, mafia provokoi një krizë të rëndë mjedisore ...
Gradohen 6 gjeneralët e rinj të Forcave të Armatosura. Pas d...
Drejtori i burgjeve, Agim Ismali është shkarkuar nga detyra....
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...