Rama për projektin e Zvërnecit: Do të jetë krenari për Shqipërinë dhe për Europën
Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërqeveritare është ...
Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërqeveritare është ...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, me qëllim lehtësimin e procedurave të qytetarëve, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për t?u pajisur me informacionet apo vërtetimet e nevojshme në lidhje me sigurimin e detyrueshëm të automjeteve, ka mundësuar ofrimin e disa shërbimeve elektronike në kohë reale nëpërmjet portalit e-Albania.
Çdo policë e sigurimit të detyrueshëm motorik e lëshuar nga shoqëritë e sigurimit do të raportohet në kohë reale në Regjistrin Online të AMF-së, i cili në ndërveprim me e-Albania do t?u mundësojë qytetarëve të verifikojnë po në kohë reale policën e tyre të sigurimit të detyrueshëm.
Qytetarët do të marrin në kohë reale në portalin e-Albania, informacionin e nevojshëm që lidhet me:
Vlefshmërinë e policës së sigurimit;
Historikun e sigurimit të mjeteve në pronësi të qytetarit;
Historikun e dëmeve të mjeteve motorike;
Njoftimin për përfundimin e afatit të policës së sigurimit.
Verifikimi i policës së sigurimit motorik
Nëpërmjet shërbimit elektronik ?Verifikimi i policës së sigurimit motorik?, çdo person i cili ka në pronësi një mjet motorik mund të kërkojë nëpërmjet kësaj platforme dokumentin me vulë elektronike, që vërteton se pronari i këtij mjeti ka lidhur kontratën e sigurimit të detyrueshëm motorik. Dokumenti i gjeneruar nga e-Albania përmban:
Të dhëna për mjetin motorik, si nr. shasie, targë, lloji i mjetit, modeli, viti i prodhimit;
Të dhëna për pronarin e mjetit dhe përdoruesin e tij;
Të dhëna për policën aktive të sigurimit, si kodi i raportimit, numër serie, vlefshmëria dhe lloji i policës së sigurimit.
Nëpërmjet këtij shërbimi qytetarët sigurohen në kohë reale se janë të pajisur me një policë të vlefshme për sigurimin e detyrueshëm motorik, duke shmanguar rastet e keqinterpretimeve apo abuzimeve.
Historiku i policave MTPL të mjeteve motorike
Nëpërmjet shërbimit elektronik ?Historiku i policave MTPL të mjeteve motorike?, qytetarit i shfaqen mjetet që ka aktualisht në pronësi ose ka patur në pronësi.
Për çdo mjet të zgjedhur për një periudhë kohore 7-vjeçare, me kërkesë të qytetarit shfaqen të dhënat historike të policave motorike për mjetin.
Dokumenti me vulë elektronike përmban të dhëna për çdo policë sigurimi që lidhet me këtë mjet motorik, si kodi i raportimit, shoqëria e sigurimit që ka lëshuar policën e sigurimit, vlefshmërinë e policës së sigurimit, primin e paguar për policën e sigurimit, targën, specifikat e mjetit, etj. Ky dokument zyrtar u shërben qytetarëve, si atyre rezidentë jashtë vendit, ashtu edhe atyre brenda vendit për të vërtetuar mbulimin me sigurim të detyrueshëm motorik për një periudhë të caktuar përgjatë 7-vjeçarit të fundit.
Historiku i dëmeve të mjeteve motorike
Nëpërmjet shërbimit elektronik ?Historiku i dëmeve të mjeteve motorike?, çdo person i cili ka në pronësi një mjet motorik dhe është bërë shkaktar i një aksidenti rrugor, mund të kërkojë nga kjo platformë për një periudhë 7-vjeçare pas datës së aksidentit, të dhënat që lidhen me aksidentin ku është përfshirë mjeti i tij.
Kjo vlen për të gjitha mjetet në pronësi të tij brenda kësaj periudhe kohore. Dokumenti me vulë elektronike, që gjenerohet nga e-Albania përmban disa të dhëna, si datën e aksidentit, të dhënat e mjetit, llojin e dëmit, vlerën dhe statusin aktual të dëmshpërblimit.
Ky shërbim u mundëson qytetarëve të pajisen me një dokument zyrtar, i cili mund të përdoret si për qytetarët rezidentë jashtë vendit, ashtu edhe për nevojat e qytetarëve brenda vendit.
Njoftimi për përfundimin e policës së sigurimit
Shërbimi elektronik ?Njoftimi për përfundimin e policës së sigurimit? do të realizohet nëpërmjet dërgimit të mesazhit në seksionin ?mesazhet e mia? në e-Albania.
Në këtë mënyrë, çdo pronar i mjetit motorik njoftohet për përfundimin e policës së sigurimit, 15 ditë përpara afatit të përcaktuar si datë mbarimi. Kjo shërben për t?i ndërgjegjësuar qytetarët, duke i dhënë atyre kohën e nevojshme për të rinovuar brenda afatit policën e sigurimit të detyrueshëm motorik./E.S-CNA.al
Fillimisht mediat raportuan se ishin forcat e Gardës së Repu...
Kuvendi ka miratuar ditën e sotme ligjin “Fëmijët nën përkuj...
Deputeti Belind Këlliçi, gjatë fjalës së tij në protestën pa...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim mori pjesë sot në ceremoninë ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht dy punonj...
Në orën 16:00 ish kryeministri Sali Berisha ka thirrur prote...
Sipas Daily Mail, baritoni i njohur spanjoll, Carlos Marin k...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksa...
Në një ceremoni të posaçme u certifikuan sot 28 agjentë të B...
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mëngjesin e sotëm, i ...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE ka nj...
Që kur u implementua reforma në drejtës shumë menduan, përfs...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk i ka ndalur akuzat nda...
Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që këtë fundjavë të “arrati...
Duke nisur nga dita e sotme, kanë hyrë në fuqi masat e reja ...
Ministrja Evis Kushi ka zhvilluar një takim me drejtuesit e ...
Kryeministri Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele...
Në media është raportuar se në selinë e PD janë vendosur pun...
Gjykata ka lënë në burg ish shefin e krimit kundër narkotikë...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për g...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...