Lobimi rus në SHBA/ Dy gënjeshtrat publike të Lulzim Bashës
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri ka nxje...
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të deputetit Lulzim Basha në lidhje me denoncimet ndaj Lefter Kokës dhe çështjes së inceneratorëve.
Me një reagim në faqen ne Facebook, Berisha shkruan edhe për incidentin e ndodhur me gratë demokratë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së.
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha, sa i takon aferës korruptive të inceneratorëve.
Basha në një dalje për mediat mesditën e sotme u shpreh se Berisha nuk ka bërë asnjë reagim për këtë aferë.
Kaq ka mjaftuar për të sjellë kundërpërgjigjen e ish liderit historik të demokratëve, i cili në një postim të gjatë në rrjetin social Facebook, shkruan se ka qenë ndër të parët politikanë, që ka bërë disa deklarata që prej vitit 2015 e në vazhdim.
?Deputeti Lulzim Basha nëpërmjet zëdhënëses së Coles akuzoi sot Sali Berishën dhe Albana Vokshin se po tërheqin vëmendjen nga afera e incieneratorëve, vetëm për faktin se Albana Vokshi si kryetare e LDGSH shkoi në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar një mbledhje rutinë, të drejtë të cilën ja kanë dhënë përfundimisht 5 mijë delegatët që i hapën rrugë rithemelimit të Partisë Demokratike.
Deputeti Basha për më tepër bëhet qesharak kur bën pyetjen retorike se përse nuk flet për aferën e inceneratorëve Sali Berisha apo ata që e shkarkuan më 11 dhjetor.
Së pari, i kujtojmë deputetit Basha se Berisha ka qenë ndër më të parët që ka denoncuar këtë mega afere korruptive në një seri statusesh dhe deklaratash nga viti 2015 e në vazhdim?, shkruan Berisha.
Më tej ish kryeministri shton se ish ministri i LSI Lefter Koka e meriton dënimin me burg, ndërsa shton se pas tij, koka më e madhe është kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të PS.
Berisha i ka kujtuar Bashës se si për dy vjet zyrtarë të PD kanë pritur para zyrës së tij për të bërëzyrtare padinë për inceneratorët dhe ta dorëzonin atë në organet e drejtësisë.
?Dita e sotme, pas 4 vitesh të shpërthimit të kësaj afere ka qenë nga ditët e pakta, për të mos thënë e vetmja, kur ai doli personalisht që të fliste për këtë aferë. Edhe sot pas arrestimit të Terr Kokës, Berisha ka publikuar dy reagime të forta ndër të cilat një dekleratë shteruese në FB e tij në të cilën fakton në mënyrë të pakundershtueshme se Terr Koka meriton plotësisht arrestimin por ai nuk është Koka e grupit të organizuar kriminal dhe se Koka e aferës prej 430 milion euro të djegesave është Kreu i Meduzës së organizatës kriminale Edvin Rama i ndjekur nga Arben Ahmetaj, Don Agacio (të cilit deputeti Basha nuk i permend dot emrin) Lal Plehu, Bllako etj. I kujtojmë gjithashtu deputetit Basha se drejtues të departamentit për mjedisin në Partinë Demokratike, kanë pritur më shumë se 2 vite me padi në dorë në derën e Bashës për ta bërë zyrtare këtë padi?, shkruan Berisha.
Ish kryeministri në mbyllje të statusit të tij shkruan se nuk do e largoj në asnjë moment vëmendjen nga sulmet verbale dhe fizike që Basha po ushtron ndaj demokratëve.
?Por sa më lart nuk mund të largojë për asnjë moment vëmendjen dhe shqetësimin për sulmin verbal dhe fizik që Lulzim Basha organizoi ndaj zonjave të LDG dhe Komisionit të Rithemelimit! Kjo më shumë se çdo gjë tregon respektin dhe fytyrën e vërtetë të Lul Burracakut për figurën dhe rolin e zonjave në Partinë Demokartike! I bëjmë me dije burracakut Basha se do mbajë përgjegjësi personale në perballje me mijëra demokratë, për çdo provokim apo incident që njerëz të paguar prej tij do guxojnë të bëjnë ndaj anëtarëve dhe drejtuesve të Partisë Demokratike?, tha ai./E.K-CNA.al
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri ka nxje...
Demokrati Ivi Kaso është i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Debat”...
Ish ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka lëshuar një deklarat...
Në 21 janar të vitit 2011 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit p...
Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami tha gjatë emisionit Now...
Anëtari i Partisë Demokratike, Arben Imami, është i ftuar mb...
Avokati Genc Gjokutaj u shpreh se vendimet që Lulzim Basha j...
Kryeministri Edi Rama dhe disa ministra të kabinetit qeverit...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryemin...
Komisioni i Rithemelimit ka reaguar pas incidentit të ndodhu...
Ish deputeti Andi Përmeti, duke komentuar situatën në selinë...
Ndërkohë që më 18 dhjetor pritet të mbahet Këshilli Kombëtar...
Pas replikës së ish-kryeministrit Sali Beriasha ka reaguar e...
Lulzim Basha, kryetari i shkarkuar i PD, që sillet si një li...
Pavarësisht të gjithë zhurmës që është bërë në rrjetet socia...
Aktivistja Evi Kokalari dhe Albana Vokshi, janë përballur so...
Edhe pasditen e sotme sërish janë regjistruar incidente para...
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka komentuar ref...
Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga ka reaguar pas n...
Ish-kreu i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi ka rrëfyer një ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...