Dritan Prençi, kasaphanë me dosjen e inceneratorit të Tiranës
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës dhe 9 të tjerë janë proceduar penalisht pasi akuzohen për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit.
Policia bën me dije se gjithashtu janë shpallur në kërkim edhe 2 pronarët e lokalit që ishte përshtatur për organizimin e lojërave të fatit dhe përdorimin e lëndëve narkotike.
Njoftimi i plotë:
Vijon operacioni policor i koduar ?Fati i lojërave?.
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, procedohen penalisht 9 shtetas të tjerë.
Shpallen në kërkim 2 pronarët e lokalit që ishte përshtatur për organizimin e lojërave të fatit dhe përdorimin e lëndëve narkotike.
Sekuestrohen një tavolinë pokeri, çipsa, letra që shërbenim për lojërat e fatit dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, në kuadër të operacionit ?Fati i lojërave?, kanë goditur një tjetër rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme. Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, në një lokal, ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lokalin me pronarë shtetasit L. P. dhe G. P. (vëllezër), i cili rezultoi i paregjistruar në organet tatimore.
Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, çipsa, letra për lojën e pokerit dhe një sasi lënde narkotike canabis sativa.
Në vijim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A.A., 37 vjeç, i cili kishte rolin e shpërndarësit të letrave dhe E. H., 32 vjeç i cili kishte rolin e banakierit/manaxherit të lokalit, për veprat penale ?Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojerave te fatit? dhe ?Moskallëzimi i krimit?;
F.K., 19 vjeç, për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarëve të lokalit, shtetasve L. P. dhe G. P., për veprat penale ?Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?, ?Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojerave të fatit?, ?Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara?, ?Përshtatja e lokalit për përdorim droge?, ?Fshehja e të ardhurave?, ?Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshem ose parregjistruar? dhe ?Punësimi i paligjshëm?.
Në përfundim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë edhe 9 shtetas të tjerë që u gjetën në ambientet e lokalit duke luajtur lojëra fati, për veprat penale ?Organizimi i lotarive të palejuara? dhe ?Moskallëzimi i krimit?./E.T-CNA.al
Policia e Kolonjës ka shpallur në kërkim një 31 vjeçare me i...
Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit pasi aku...
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për bab...
Në prangat e policisë së Elbasanit ka rënë një person dhe ja...
Gjykata e Apelit të GJKKO ka lënë në fuqi masat për të gjith...
Në prangat e policisë ka rënë Genti Vatnikaj, 24 vjeç, autor...
Në prangat e policisë ka rënë Orgest Drazhi, miku i Jurgen D...
Ditën e djeshme shtetasi me iniciale E. T., i është drejtuar...
Një filial i Postës Shqiptare ka rënë pre e grabitjes mëngje...
Gjatë një operacioni antidrogë në Durrës, është zbuluar se ...
Euronews Albania mëson detaje të reja lidhur me policin Arbë...
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në a...
]Dy persona jane proceduar penalisht pasi kane goditur një g...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Has ku një f...
Vihen në pranga 11 shtetas dhe procedohen penalisht 6 të tje...
Është zbardhur identiteti i autorit përgjegjes për krimin e ...
Një 29-vjeçar ka mbetur i vrarë gjatë orëve të mesantës në T...
GJKKO nuk ka ndryshuar asnjë masë për ish-drejtorin e RTSH, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte n...
Në moshën 64 vjeçare, është ndarë nga jeta poeti i mirënjohu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...