"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
12 vendet më të kërcënuara të trashëgimisë në Europë, të përzgjedhura në listën paraprakë për programin e 7 më të rrezikuarve 2022, sapo janë shpallur nga Europa Nostra ? Zëri Europian i Shoqërisë Civile të Përkushtuarndaj Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore – dhe Instituti i Bankës Europiane të Investimeve.
Ura e Zogut, SHQIP?RI
Manastiri Récollets, Nivelles, BELGJIKE
Fshati Doel dhe peizazhi kulturor, BELGJIKE
Garden City La Butte Rouge, afër Paris, FRANCE
Qendra Historike e Stolberg, GJERMANI
Banjat e Neptunit, B?ile Herculane, RUMANI
Pallati Orléans-Borbón, afër Kadizit, SPANJË
Sinagoga e Híjar/Kisha e Shën Antonit, Híjar, SPANJË
Zona Industriale e Lövholmen, Stokholm, SUEDI
Kalaja Crèvecoeur, Den Bosch, HOLANDË
Kompozime skulpturore të Buchach Toën Hall, UKRAINE
Pallati Sanguszko, UKRAINE
Përzgjedhja u bë në bazë të rëndësisë së jashtëzakonshme të trashëgimisë dhe vlerës kulturore të secilit prej vendeve si dhe në bazë të rrezikut serioz me të cilin po përballen sot.
Niveli i angazhimit të komuniteteve lokale dhe angazhimi i palëve të interesuara publike dhe private për të shpëtuar këto zona u konsideruan si vlera të shtuara thelbësore.
Një tjetër kriter përzgjedhjeje ishte potenciali i këtyre vendeve për të vepruar si një katalizator për zhvillimin e qëndrueshëm dhe si një mjet për promovimin e paqes dhe dialogut brenda lokaliteteve të tyre dhe rajoneve më të gjera.
12 vendet e trashëgimisë së rrezikuar u përzgjodhën nga një Panel Këshillimor ndërkombëtar, që përfshin ekspertë në histori, arkeologji, arkitekturë, konservim, analizë projektesh dhe financa.
Nominimet për programin 7 më të rrezikuarët 2022 u dorëzuan nga organizata anëtare, organizata të asociuara ose anëtarë individualë të Europa Nostra nga e gjithë Europa, si dhe nga anëtarë të Aleanca Europiane e Trashëgimisë.
Ura e Zogut është një kryevepër e inxhinierisë së ndërtimit të fillimit të shekullit të 20-të në Ballkan. E ndërtuar në vitin 1927 mbi lumin Mat në Shqipërinë e Veriut, ura është e njohur për strukturën e saj arkitekturore, gjatësinë dhe stilin e harqeve të saj prej çeliku.
Konsiderohet një arritje e rëndësishme në fushën e konstruksioneve metalike dhe strukturave prej betoni të ndërtuara mbi lumenj në Europë.
Me emrin e mbretit Zog I të Shqipërisë, ura njihet edhe si ?ura me pesë harqe?. E projektuar nga inxhinierë gjermanë dhe zviceranë. Ndërtimi i urës u zbatua nga inxhinieri shqiptar Gjovalin Gjadri, duke përdorur materialetë importuara nga Italia.
Fillimisht, ajo përbëhej nga gjashtë harqe, por një nga harqet u shkatërrua gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pavarësisht rëndësisë së trashëgimisë industriale dhe faktit që Ura e Zogut është shpallur Monument Kulture e kategorisë së parë nga Istituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri, ura nuk është mirëmbajtur dhe është në një gjendje të avancuar dëmtimi. Struktura është në rrezik shembjeje për shkak të dëmtimit të njërës prej kolonave të saj, si pasojë e zëvendësimit të paligjshëm të zhavorrit me dhe në shtratin e lumit Mat.
Që nga ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Mat në 1987 dhe 2000, Ura e Zogut është jashtë përdorimit, por ajo vizitohet shpesh nga turistët duke pasur parasysh dizajnin e saj origjinal dhe vlerën historike.
Që nga janari i vitit 2021, komuniteti lokal ka kërkuar të ndërgjegjësojë mbi gjendjen aktuale të Urës së Zogut.
Për këtë, ata iniciuan një peticion drejtuar autoriteteve shqiptare, i cili u nënshkrua nga më shumë se 3000 qytetarë.
Protesta të tjera janë organizuar në nivel lokal dhe janë transmetuar dhe paraqitur nga mediat kombëtare.
Nominimi i urës së Zogut në Programin e 7 më te Rrezikuarve 2022 u bë nga një anëtar individual i Europa Nostra
nga Shqipëria. Sugjerimet për përmirësimin e situatës së urës së Zogut përfshijnë hartimin e një plani inxhinierik për përmirësimin e gjendjes së saj dhe parandalimin e dëmtimeve të mëtejshme, mbështetjen e kolonave ekzistuese dhe reduktimin e aktiviteteve të paligjshme që çojnë në erozionin e vazhdueshëm të shtratit të lumit Mat.
Paneli Këshillimor i Programit të 7 Më të Rrezikuarve 2022 komentoi: ?Ura e Zogut është zyrtarisht monument kombëtar, por nuk është kryer asnjë mirëmbajtje prej shumë vitesh, duke rezultuar në faktin se një nga shtyllat ka pësuar një zhvëndosje në thellësi dhe e gjithë ura është duke u përballur me një rrezik shumë të lartë shembjeje lidhur me dëmtime të tjera dytësore.
Gjithsesi, për sa kohë që zgjidhja për riparimin e saj mund të identifikohet dhe zbatohet lehtësisht, nëse kryhet shpejt, nuk do të kishte nevojë për një mobilizim të madh fondesh?.
Paneli Këshillimor theksoi: ?Ura e Zogut, duke qenë një kryevepër e inxhinierisë së ndërtimit të fillimit të shekullit të 20-të në Ballkan, meriton vëmendje dhe kujdes, gjë që do të rezultonte në rritjen përfundimtare të vlerave të saj kryesore?.
Presidenti Ekzekutiv i Europa Nostra, Prof. Dr. Hermann Parzinger, deklaroi: ?Këto vende të rrezikuara në listën paraprake janë një kujtesë se trashëgimia jonë e përbashkët është e brishtë. Duke publikuar këtë listë, Europa Nostra shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e saj për komunitetet lokale dhe organizatat e shoqërisë civile në të gjithë Evropën që janë të përkushtuara për të shpëtuar këto site.
Ata mund të mbështeten tek ne dhe rrjeti ynë i anëtarëve dhe partnerëve për të ngritur zërin tonë dhe për të vepruar në mbrojtje të këtyre 12 vendeve të trashëgimisë në rrezik.
Këto vende tregojnë historinë tonë të përbashkët dhe mund të veprojnë si katalizatorë për zhvillimin e qëndrueshëm, kohezionin social dhe dialogun ndërkulturor.?
Dekani i Institutit të Bankës Evropiane të Investimeve, Francisco de Paula Coelho, u shpreh: ?Trashëgimia kulturore është një burim kyç për identitetin, atraktivitetin dhe rritjen ekonomike të Evropës. Bëhet fjalë për shumë më tepër sesa ‘gurë dhe kocka’ nga e kaluara; sot, ajo kontribuon në dallueshmërinë e Evropës në të gjitha dimensionet e saj, urbane dhe rurale, rajonale dhe kombëtare.
Kjo është arsyeja pse Instituti EIB është krenar të mbështesë Programin e 7 më të Rrezikuarve, të cilin ne e kemi zbatuar me Europa Nostra që nga viti 2013 me synimin për të mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore të Evropës?.
Lista përfundimtare e 7 vendeve të trashëgimisë më të rrezikuara në Europë do të zbulohet në pranverën e vitit 2022.
Programi i 7 më të rrezikuarve drejtohet nga Europa Nostra në partneritet me Instituti i Bankës Europiane të Investimeve. Ajo gjithashtu ka mbështetjen e programit Europa Krijuese të Bashkimit Evropian.
I nisur në vitin 2013, ky program është pjesë e një fushate të shoqërisë civile për të shpëtuar trashëgiminë e rrezikuar të
Evropës. Ai rrit ndërgjegjësimin, përgatit vlerësime të pavarura dhe propozon rekomandime për veprim.
Aigjithashtu siguron një grant prej 10,000 ? për vendndodhje të listuar për të ndihmuar në zbatimin e një aktiviteti të rënë dakord që do të kontribuojë në shpëtimin e zonës së kërcënuar.
Në shumicën e rasteve, renditja e një zone të rrezikuar shërben si një katalizator dhe nxitës për mobilizimin e mbështetjes së nevojshme publike ose private, duke përfshirë financimin.
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion...
Po planifikoni të udhëtoni nga Shqipëria për një vizitë në S...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur mbi situatën e pë...
Ish Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp, z...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka firmosur sot dy emërime të...
Arrestohet në Itali, ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik ...
Analisti Andi Bushati ka nxjerrë zbuluar mashtimet dhe propa...
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjet ndaj të rinjve ...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë një panoramë të g...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpërndarë një formular pë...
Si pasojë e problemeve të shkaktuara nga reshjet e shiut, i ...
Reshjet e dendura të shiut dhe moti i keq pothuajse në të gj...
Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje që në rast të u...
Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati për shkak të reshjeve të shum...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përmbytjeve të disa fsh...
Për shkak të reshjeve të dëborës, qarkullimi i automjeteve n...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka inspekt...
Policia e Shtetit, që prej ditës së djeshme, ka kaluar në ga...
Intensiteti i reshjeve është shtuar shumë 24 orët e funndit....
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas situatës së përmbytjeve ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...