web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Droga e sekuestruar në Korçë/ Zbardhen detajet e aksionit policor

12 Dhjetor 2021, 10:32, Kronika CNA

5 është deri tani numri të ndaluarve nga policia në kuadër të operacionit të për -Trafiqet e Paligjshme dhe Narkotikët në Korçë, i cila ka startuar një muaj më parë.

Policia raporton gjithashtu se janë sekuestruar 187.4 kg lëndë narkotike.

Vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme u sekuestrua dhe 73 kilogramë e 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis si dhe është vënë në pranga poseduesi i lëndës narkotike që tentonte për t’a trafikuar në drejtim të shtetit grek.

Një pjesëtar tjetër të këtij grupi kriminal ka rënë gjithashtu në prangat e policisë, shtetasi me iniciale  Gj. M., 47 vjeç, banues në Korçë.

Njoftimi i plotë nga policia

Në vijim të operacionit  mbrëmjen e djeshme u sekuestrua dhe 73 kilogramë e 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis si dhe është vënë në pranga poseduesi i lëndës narkotike që tentonte për t’a trafikuar në drejtim të shtetit grek.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë dhe SHÇBA Korçë, në vijim të operacionit të koduar “Restart”, nisur 1 muaj më parë, ku u vunë në pranga 4 shtetas dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 114 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, kanë vijuar veprimet e thelluara  hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i informacioneve të grumbullauara nga hetimet proaktive, gjatë mbrëmjes së djeshme u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, ku u bë arrestimi në flagrancë i një pjesëtari tjetër të këtij grupi kriminal konkretisht shtetasit Gj. M., 47 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas qarkullonte  me automjetin tip “Mazda” dhe është mbajtur në ndjekje nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë,  deri në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë dhe në bazë të informacioneve të grumbulluara shërbimet e përbashkëta policore e kanë kaluar për kontroll të imtësishëm automjetin që ky shtetas drejtonte.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, shërbimet e policisë  gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 61 pako me peshë 73.4 kg, lëndë e dyshuar narkotike kanabis./S.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga