Aksion në doganën e Kapshticës në Korçë/ Sekuestrohet një sasi e madhe droge
Në doganën e Kapshticës është sekuestruar një sasi e konside...
3 shtetas janë vënë në prangat e policisë dhe 3 të tjerë janë shpllur në kërkim pasi dyshohet se janë autorë të një serie vjedhjesh në Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë, grupi i strukturuar kriminal vidhnin kasaforta në biznese të ndryshme në zonën e autostradës.
Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë me fishekë luftarakë, mjete të ndryshme që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve, 1 automjet dhe 8 aparate celularë.
Njoftimi i plotë:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar ?Autostrada?, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Goditet një grup i strukturuar kriminal, anëtarët e të cilit vidhnin kasaforta në biznese të ndryshme në zonën e autostradës.
Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë, si dhe sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, mjete të cilat autorët i përdornin për kryerjen e vjedhjeve dhe sende të tjera të kundraligjshme.
Zbardhen dhe dokumentohen 7 raste të vjedhjeve të kasafortave në biznese, të cilat dyshohen se janë kryer nga këta shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin ?Autostrada?, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit:
– I. (M). B., 47 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”; E. T. (, 39 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe E. M. (M)., 27 vjeç.
Këta 3 shtetas, janë arrestuar në kushtet e flagrancës gjatë kohës që ishin duke kryer një vjedhje në një subjekt tregtar në autostradë.
Në vijim të veprimeve, u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tyre, shtetasit K. A. (M)., 32 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”; A. K., 29 vjeç; F. D. (P.) 25 vjeç, si dhe u proceduan penalisht për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, shtetasi Z. T., 58 vjeç dhe shtetasja L. Sh., 38 vjeçe.
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 7 rasteve të vjedhjeve dhe tentativa vjedhjesh të kasafortave në biznese, konkretisht:
* Më datë 06.06.2021, në Kodër Mëzes, në një firmë, dyshohet se kanë vjedhur kasafortën me një shumë parash;
* Më datë 12.08.2021, në autostradën Tiranë-Durrës, dyshohet se kanë vjedhur disa pajisje topografike;
* Më datë 18.08.2021, në një qendër tregtare, dyshohet se kanë vjedhur kasafortën e magazinës ku kanë marrë një shumë parash;
* Më datë 30.08.2021, në një firmë dyshohet se kanë vjedhur një shume parash;
* Më datë 17.03.2021, në rrugën “Vangjel Noti”, dyshohet se kanë vjedhur disa medikamente mjekësore në një firmë;
* Më datë 26.11.2021, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin kasafortën në një firmë.
Ndërkohë, nga hetimet e kryera, rezulton se njëri nga këta shtetas, konkretisht shtetasi K. A. (M)., në bashkëpunim me shtetas të tjerë të paidentifikuar, në një banesë në zonën e Gjirit të Lalësit, dyshohet se ka vjedhur një sasi parash.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë me fishekë luftarakë, mjete të ndryshme që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve, 1 automjet dhe 8 aparate celularë.
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas./S.K-CNA.al
Në doganën e Kapshticës është sekuestruar një sasi e konside...
Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin L.D, 32 vjeç ...
Policia e Kodrës ka vënë në pranga 8 persona pasi janë kapur...
Policia ka arrestuar shtetasin L.E, 42 vjeç pasi përdorte lo...
Një 57-vjeçar nga fshati Veterrik në Berat ka rrezikuar të m...
Kapen dhe vihen në pranga autori i dyshuar i vrasjes se shte...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Tepelenë –...
Në prangat e policisë kanë rënë babë e bir, Skënder dhe Llej...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier, ku një person ës...
Një 85 vjeçare me iniciale S.N ka ndërruar jetë sot në Maliq...
Një 21 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Tiranë...
Një 21 vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi ka ...
Një ditë pas ekzekutimit të biznesmenit Rakip Rolli në Laç, ...
Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. Policia ka ar...
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Korçë-Pogradec në afërsi ...
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona për dhunë n...
Pak pas mesnate, Tropoja është tronditur nga të shtënat me a...
Finalizohet operacioni policor i koduar “Ado”, për goditjen ...
Mëngjesin e sotëm, biznesmeni Rakip Roli, 55 vjeç është ekze...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbas...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...