web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tronditet Tropoja/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një person

11 Dhjetor 2021, 08:19, Kronika CNA

Pak pas mesnate, Tropoja është tronditur nga të shtënat me armë zjarri. Sipas të dhënave të policisë, në një lokal në qytetin e Bajram Curri, është plagosur shtetasi A.H, 33 vjeç, banues në Tropojë.

Ndërkaq është bërë edhe identifikimi i autorit, i cili është shpallur në kërkim. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

G.V, 24 vjeç, dyshohet se është autori i plagosjes. Mësohet se A.H, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

?Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Më datë 10.12.2021, në një lokal në qytetin e Bajram Curri, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Tropojë.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, ku falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasin G. V., 24 vjeç, banues në Tropojë, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H

Në hyrje- daljet e qytetit, janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

I plagosuri shtetasi A. H., ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e ligjor të kësaj ngjarjeje?, njofton policia./ A.E-CNA.al





Lajmet e fundit nga