Sekuestrohen 2075 fara bimë narkotike cannabis sativa/ Në pranga babë e bir
2 shtetas babë e bir janë arrestuar nga policia në Gjirokast...
Pas konferencës për shtyp të Policisë së Shtetit me autoritetet italian, gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se mund të jetë bërë sekuestrimi i shumë parcelave të kanabisit, por e vërteta është se prodhimi është rritur shumë dhe mund të gjesh kudo lëndë narkotike.
I ftuar në Abc news, Hoxha ka zbuluar se në parcelat e kanabisit mund të jenë të punësuar rreth 20 mijë punëtorë.
?Doja të dhëna më të sakta por ato që më ngelen janë 70 fluturimet dhe janë identifikuar 1119 parcela që dhe domate po të ishin do të ndikonin në çmimin e tregut të shumicës së perimeve jo më kur flasim për plantacionet e kanabisit. Duhet të mendojmë sa para janë hedhur, sa punëtorë kanë qenë aty dhe unë që e kam idenë është një shifër e frikshme që shkon rreth 20 mijë shqiptarë që janë marrë me kultivimin e lëndëve narkotike. Shpesh thuhet se nuk duhet të merremi me to se sigurojnë bukën e gojës, por harrojnë se ato e shesin në dyert e shkollave dhe shkatërrojnë fëmijët tanë.
Ne fillim ato ishin në shkollat e larta, kaluan te e mesmja dhe sot kemi dhe në shkollat 9-vjeçare që në fillim për ti tërhequr ua japin edhe falas. Tashmë është shumë e lehtë që të gjendet kanabis, dhe për këtë nuk është e nevojshme që të kemi raportim nga autoritetet italiane pasi një gjë që ka shumë prodhim trego se gjendet dhe shumë lehtë.
U dha një shifër prej 92 mijë rrënjësh që janë asgjësuar, dhe një shifër e madhe e asgjësuar por një shifër e vogël krahasuar me sipërfaqet. Është e dhënë e rëndësishme monitorimi që bëhet nga ajri, por nuk më pëlqen elementi se në territorin italian nuk është kapur asnjë kg kanabis?, ka thënë Hoxha.
Hoxha ka nënvizuar se monitorimi nga avionët italian nuk e ka ndaluar kultivimin e parcelave të kannabisit.
Sipas gazetarit në vendin tonë është futur ?Gorilla?, një farë spanjolle e cila për 60 ditë jep prodhimin e saj.
Më tej ai tregon se parcela e fundit që ai ka filmuar është në fillim të korrikut dhe se ashtu siç policia përpiqet që të monitorojë nga ajri, janë dhe grupet kriminale që marrin informacion dhe dinë dhe itinerarin e lëvizjes së avionëve.
?Por pamjet tregojnë të kundërtën, ?Gorilla? është një fare e re e ardhur nga Spanja që ka efekt 25 % te përdoruesit më shumë se ajo e vjetra, ka çmimin më të lartë dhe vegjetacion shumë të shkurtër për 60 ditë ti merr prodhimin ndërsa fara tjetër donte 5-6 muaj. Kjo është një farë e futur sivjet dhe unë këtë e kam konstatuar brenda afatit që ka lënë kryeministri që kanë 100 ditë kohë, dhe nga momenti që e tha kryeministri për 60 ditë kjo është kultivuar dhe është marrë prodhimi. Kjo krijon një problem me të dhënat e dhëna nga Guarda Di Financa. Ato që kanë plantacion kanë dhe informacion për monitorimin ajror, pasi avioni që vjen nga Italia e ka një plan se ku do të fluturojë, dhe trafikantët e monitorojnë avionin.
Pajisja që ka avioni skanon në vertikal, kalon aty dhe e skanon. Parcela që kam nxjerrë unë ndodhet në një zonë të pyllëzuar në një zonë me pyll halor dhe në momentin që ka kaluar avioni dhe është bërë monitorimi kjo zonë figuronte livadh. Në korrik kur avioni ka kaluar aty ka qenë livadh më pas është kultivuar kjo bimë. Ashtu siç policia përpiqet që të sofistikojë pajisjet, krimi i organizuar është në pararojë të saj. Ato nuk e ruajnë si më parë me pushke, por me pajisje. Gjatë verës unë kam theksuar se në malet ku është kultivuar kanabis nuk kishte kanabis, Shqipëria në jug u dogj por nuk kishte kanabis. Djegia e masiveve pyjore u krijonte problem për zbulimin e parcelave ndaj përdornin çdo lloj mënyrë për të shuar zjarrin?, tha më tej Hoxha./ A.E-CNA.al
2 shtetas babë e bir janë arrestuar nga policia në Gjirokast...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrups...
Një akident me pasojë lendimin e dy shtetasve E.H dhe A.H ka...
Vijojnë të zbardhen detaje të reja nga vrasja e biznesmenit ...
3 shtetas, pronarë të 2 lokaleve në Korçë kanë rënë në prang...
Një prej djemve të biznesmenit Rakip Roli që u ekzekutua mën...
Një 34 vjeçar është arrestuar nga policia në Kuçovë pasi ka ...
Policia e Bulqizës ka vënë në pranga tre persona, pasi akuzo...
Mëngjesin e sotëm, biznesmeni Rakip Roli, 55 vjeç është ekze...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një 55-...
Policia ka dhënë detaje të reja rreth operacionit të finaliz...
Një person rreth 55-vjeç është vrarë mëngjesin e sotëm në qy...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Laçin mëngjesin e sotëm.Mës...
Një bombul gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme ne mencën e n...
Moti i keq me erë të fortë dhe reshje të dendura shiu kanë p...
Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë nga tragjedia e ka...
Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë ditën e sotme një...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një e mitur 13 ...
Pesë punonjës të Policisë, janë pezulluar nga detyra, pasi d...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...