"Kallashnikovi çau jelekun anti-plumb"/ Hita: Po kryhen procedurat që efektivi i vrarë të përfitojë statusin e dëshmorit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Sekretari i FRPD, Besart Xhaferri, teksa ka mbajtur sot fjalën sot në Kuvendin Kombëtar të thirruar nga lideri i demokratëve Sali Berisha, ka bërë një paralelizëm me regjimit komunist para 30 vitesh dhe sot.
Ai theksoi se Basha vrau shpresat e shqiptarëve, ndërsa shtoi se vendimin se kush duhet ti drejtojë demokratët, e vendosin demokratët.
Fjala ime sot në Kuvend:
“Përshëndetje zonja dhe zotërinj,
Unë jam Besart Xhaferri, Sekretar për marrëdhëniet me jashtë i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Kam lindur në Mars të 1990, në një sistem totalitar.
Kur mbusha 1 vjeç, u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste.
Kur mbusha 2 vjeç, partia e parë opozitare fitoi zgjedhjet pas 50 vitesh.
Kur mbusha 7 vjeç, pashë që populli sovran mund t?a marrë pushtetin edhe me armë, nëse është i bindur se i është bërë një padrejtësi.
Kur mbusha 15 vjeç, pashë që të rrëzuarit me armë, u rishpikën, u reformuan dhe erdhën përsëri në pushtet, duke qeverisur dhe arritur suksese që as nuk mund ti kishin imagjinuar herën e parë.
Kur mbusha 23 vjeç, i diplomuar në perëndim dhe plot me ëndrra e mall për rikthimin në Shqipëri, pashë që çdo gjë e mirë, rrezikon t?a ketë një fund nëse nuk mbahet e pastër deri në fund.
Në 2020, kur isha 30 vjeç, vajza ime lindi në një regjim totalitar! Në një regjim ku parlamenti ishte njëpartiak, pushteti lokal ju dhurua një partie, dhe retorika e partisë që duhet të vinte në pushtet, u pushtua nga kulti i individit, kultit të “Lulzim Bashës Kryeministër”!
Në 2021, tashmë 31 vjeç, kam detyrën të luftoj një diktatur dy partiake qe ka zaptuar të pesë shtyllat e pushtetit; Ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor, mediatik dhe opozitar!
Akoma nuk arrij ta besoj që vajza ime do lindte në një regjim si i ati i saj, pas 30 vitesh!
Ky është realiteti të dashur Shqiptar!
Ky është realiteti i brezit tim, që ndihet i mashtruar dhe i vrarë!
Kjo është arsyeja pse shumica prej nesh e ka lënë përsëri këtë vend! Nuk e kanë lënë sepse kemi një sistem totalitar përballë; sepse ate e rrëzuan edhe në 1990!
Po e lënë, sepse sistemin totalitar e kemi në shtëpinë tonë sot, shtëpinë e lirisë, Partisë Demokratike të Shqipërisë!
Një sistem, ku për faj të të gjithëve ne, që heshtëm, por mbi të gjitha, për fajin e heshtjes së personit që ka pasur fuqinë për t?a ndaluar këtë tragjedi, Doktor Berishës, u instalua në çdo qelizë të saj, duke vrarë meritokracinë dhe krijuar “opozitë-fasadën” që vrau shpresat e Shqiptarëve për 8 vite rresht!
Po Zoti Basha, ju i vratë shpresat e Shqiptarëve!
Kjo thënie nuk të vjen nga dikush që ka ulëritur “Lulzim Basha” Kryeministër!
Kam parë ata që kanë ulëritur këtë thënie, të cilët tani mendojnë ndryshe, po linçohen sot nga emisarët e tu!
Të vjen nga dikush dhe nga ata që këto fjalë nuk i kanë shqiptuar kurrë, sepse ne jemi partia e lirisë dhe rrymave te ndryshme!
Patjetër, zëri ynë nuk ishte kumbues sepse vendosëm të heshtim dhe të punojmë për PD dhe indirekt për ty Kryeministër!
Nuk morëm kurrë një falenderim dhe mbi të gjitha morrëm tradhëti dhe linçim nëse lëviznim nga retorika e kultit të individit që me aq fanatizëm u mundove të krijoje.
Minimalisht sot, duhet të ishe këtu, paçka se e quan Kuvend ilegjitim, sepse është Kuvendi i Demokratëve, edhe sikur 1% delegatë të kishte këtu!
Por ty nuk të kanë interesuar kurrë demokratët, por karrigia e partisë!
Nuk të kanë interesuar vuajtjet tona, por pazaret politike!
Nuk të kanë interesuar vlerat tona, por lojrat e tua me Kryeministrin!
Nuk të ka interesuar përballja me realitetin, por realiteti virtual i SHQUPIT!
Ky kuvend është historik, sepse për herë të parë, piramidën e drejtimit të partisë, e kthen përmbys!
Kulmin e zëvendëson baza, sovranja e vërtetë e partisë!
Vendimet personale i zëvendëson referendumi!
Arrogancën burokratike e zëvendëson komunikimi njerëzor!
Servilizmin e zëvendëson vullnetarizmi dhe idealizmi!
Bunkerizimin e zëvendëson hapja e partisë dhe bashkë me të edhe e shoqërisë!
Nëse ky kuvend quhet anti-amerikan, atëherë cili është ai pro-amerikan?
Kuvendi i datës 18 Dhjetor do të jetë kuvendi i përjashtimeve, ndërsa ky i sotmi, është ai i thënies së gjërave në sy, ashtu siç janë!
Ky kuvend nuk është Berishist sepse Doktor Berisha ka një llogari personale me Departamentin Amerikan të Shtetit.
E ka vendosur që ta ndjekë në rrugën e tij private dhe ligjore!
Vendimin se kush duhet ti drejtojë demokratët, e vendosin demokratët, jo ambasadat!
E vendosin zgjedhjet e reja në parti, të thirrura nga një kuvend historik i mbledhur me 25% të firmave, për herë të parë në histori!
Dhe në asnjë mënyrë, në asnjë llogjikë demokratike, nuk mund të dënohet një familje e tërë, familja e demokratëve!
Këto janë përralla mediatike dhe shantazhime politike boshe që askush nuk i beson më!
E dini pse?
Sepse kjo ndodhte vetëm në kohën e Enver Hoxhës, ku individi i dënuar, nëse nuk përjashtohej nga familja, merrte me vete të gjithë familjen në fatin e tij!
Unë besoj që Shtetet e Bashkuara, por edhe të BEKUARA, të Amerikës, nuk e kanë këtë standart!
Ndjekin vullnetin e shumicës dhe dinë edhe të reflektojnë!
Ky kuvend mori shkas nga Doktor Berisha sepse ka një llogari të hapur me Demokratët; llogarinë e gabimeve të njëpasnjëshme që bëri këto 8 vite!
Mbi të gjitha, sepse ai ka kapitalin politik dhe njerëzor për ta arritur, ndërkohë që shumë të tjerë së bashku me mua, nuk ia dolën dot këto 8 vite!
Ka llogarinë e premtimeve të këtyre foltoreve, të cilat duhet ti mbajë çdo sekondë, minutë, orë, ditë, javë, muaj dhe vite të angazhimit të tij të ardhshëm në PARTINË DEMOKRATIKE!
Llogaria me ne, nuk trajtohet në mënyra ligjore, as mediatike dhe as institucionale!
Ajo trajtohet në frymën e të vërtetës, të cilën duhet ta ruaj me fanatizëm, sepse ky shanc i DYTË nuk do t?i vijë më KURRË!
Për ta mbyllur, në statutin e rradhës unë propozoj Nenin Basha 2: Partisë Demokratike i ndalohet me statut, bojkotimi i zgjedhjeve dhe djegia e mandateve parlamentare, të cilat e sollën situatën deri në këtë pikë!
Rroftë Partia Demokratike e Shqipërisë!
Rroftë Shqipëria!
Zoti na bekoftë të gjithë!
Gëzuar Ditën e Lindjes së Partisë Demokratike!
Faleminderit!”
Me rastin e ditëlindjes së PD, ish kryeministri Sali Berisha...
Krerët e 4 partive në Bullgari deklaruan se kishin rënë dako...
Lulzim Basha u shkarkua sot nga delegatët e PD në Kuvendin K...
Djali i të ndjerit, Sokol Olldashi, Glauk Olldashi ka deklar...
Ndërkohë që Kuvendi i thirrur nga ish kryeministri Sali Beri...
Kuvendi Kombëtar i cili është thirrur nga 5000 delegatë të P...
Ish kreu i PD në qarkun e Kuksit, Ibsen Elezi në fjalën e mb...
Ish kreu i PD në qarkun e Kuksit, Ibsen Elezi nga Kuvendi Ko...
Gjatë ditës së sotme mijëra delegatë kanë ardhur nga e gjith...
Ish deputeti, Andi Përmeti komentoi mbajtjen e Kuvendit Komb...
Është mbyllur votimi për shkarkimin e Lulzim Bashës nga post...
Një nga emrat që mori pjesë në Kuvendin e thirrur nga ish-kr...
Drejtoresha e Komunikimit të “Foltores”, Floriana Garo nga ...
Që prej mbrëmjes së djeshme në terren kanë zbarkuar zjarrëfi...
Deputeti i PD, Flamur Noka nga Kuvendi Kombëtar i PD deklaro...
Djali i Azem Hajdarit është i pranishëm sot në Kuvendin e Ja...
Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur me tone mjaft krit...
Demokratët sot kanë mbledhur Kuvendin për të zgjedhur struk...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Edvin Kullur, gjatë fjalim...
Sot po mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ku ësh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...