“Folëm por…”/ Granit Cana flet për raportin me Fifin pas daljes nga Big Brother
Granit Cana është një nga ish banorët më të komentuar të Big...
Nga Erion Dasho
Prej dekadash vazhdon lufta kundër duhanpirjes, një prej dëmtuesve më të egër të shëndetit dhe shkaktare e miliona vdekjeve të parandalueshme çdo vit. Fillimisht, nuk ka qënë aspak e lehtë dhe një nga “argumentët” më të njohur ka qënë:
– Gjyshi im pinte 2 paketa në ditë dhe jetoi 90 vjeç. Çfarë problemi ka duhani?
Këtë argument jemi duke e hasur çdo ditë e më tepër edhe midis anti-Vax-ëve: “Unë, vëllai, shoku, babai, etj. e kaluam vjet COVID-in pa asnjë problem! Unë njoh shumë më tepër njerëz që janë shëruar sesa që kanë vdekur nga COVID-i. Përse duhet të vaksinohemi të gjithë?!”
Përgjigjja për këta argumentë gjendet midis rreshtave të shkencës së shëndetit publik dhe të numrave të mëdhenj.
Gjithsecili prej nesh nëse sheh vetëm mjedisin e vet, e ka shumë të lehtë të nxjerrë përfundime të gabuara. Gjyshi duhanpirës mund të ketë qëlluar bartës i të quajturave “gjene të përjetësisë” të cilat u mundësojnë mushkërive të pastrojnë blozën dhe katranin e duhanit. Por nëse arrijmë të “shohim” një milion gjyshë duhanpirës dhe një milion jo-duhanpirës, do të kuptojmë se pothuajse vetëm duhanpirësit vdesin nga kanceri i mushkërive dhe laringut. Apo se duhanpirësit sëmuren disa herë më shumë nga sëmundjet e zemrës, vrasëset kryesore të shekullit tonë.
E njëjta gjë ndodh me COVID-in. 80% e personave e përjetojnë COVID-in si një virozë të zakonshme dhe 15% si një “grip të keq”. 5% rrezikon spitalin dhe rreth 1% rrezikon jetën.
Problemi është se asnjë metodë që kemi sot në dispozicion nuk arrin dot të parashikojë nëse një person është pjesë e 99%-it, apo e 1%-it.
Kur e sheh në nivel individi, 1% duket i papërfillshëm, por në nivel globi flasim për 80 milion njerëz! Në Shqipëri flasim për 30,000 njerëz. Të cilët do të vdesin nëse COVID-i lihet të qarkullojë i lirë.
Institucionet që mbrojnë shëndetin publik, nuk paguhen vetëm për të mbrojtur 2 milion e nëntëqind e shtatëdhjetë mijë shqiptarët që janë gjenetikisht të aftë ta përballojnë COVID-in, por edhe ata 30,000 që nuk janë.
Sot, konsensusi mbarëbotëror për të mbrojtur jetën e 1%-shit që rrezikohet nga COVID-i është vaksinimi. Nesër sigurisht do të ketë metoda të tjera.
Përparimet që bëhen çdo ditë në fushën e mjeksisë së personalizuar do të sjellin momentin kur me një analizë gjenetike dhe duke shfrytëzuar algoritmet e inteligjencës artificiale do të përcaktohet me siguri të lartë se cilët persona rrezikojnë më shumë dhe cilët më pak në raport me sëmundje të caktuara, përfshi edhe ato të tipit të COVID-it. Por kjo është pjesë e së ardhmes.
Sot për sot, kemi vetëm vaksinën që mbron prej COVID-it. Ta shfrytëzojmë?/ CNA.al
Granit Cana është një nga ish banorët më të komentuar të Big...
Siguri e gënjeshtërt: Gjatë një kontrolli për saktësinë e te...
Historia me Donaldin, Borën e Beatrixën ka marrë të gjithë v...
Donaldi dhe Trixa, të cilët filluan lidhjen në “Big Brother ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Ish konkurrenti i Përputhen Atdhe Xharavina ka qenë “molla e...
Beatrix Ramosaj ka qenë në shenjëstër të komentuesve për shk...
Banorët e shtëpisë së Big Brother Vip kanë diskutuar rreth n...
Një çamçakëz antiviral i projektuar posaçërisht mund t’i sht...
Pas gjithë zhurmës së shkaktuar në mediat rozë dhe rrjetet s...
Gjatë ditës së sotme banorët e “Big Brother Vip” kanë dëgjua...
Gjatë spektaklit të sotëm të “Përputhen Prime”, alvisa dhe B...
Sot në “Përpuhen” Prime, dy konkurentët Alvisa dhe Bashkimi ...
Gjatë mbrëmjes së sotme në programin “Përputhen Prime” Alvis...
Iliri është një nga konkurentët e “Big Brother vip”, ndër më...
Kanë kaluar shumë pak ditë që kur Marina Vjollca lindi vjazë...
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skender Brataj ka lënë të hapur...
Bora Zemani ka postuar një foto të re në Instagram ku duket ...
Prej kohësh tashmë marrëdhënia e Borës dhe Donaldit është kt...
Sonila Meço për dy spektakle rradhazi ishte e ftuar si opin...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...