Video-“Gati shpirti sa s’na plasi”/ Olsi Bylyku nxjerr këngë për treshen“Bora-Donald-Beatrix”
Historia me Donaldin, Borën e Beatrixën ka marrë të gjithë v...
Siguri e gënjeshtërt: Gjatë një kontrolli për saktësinë e testeve të shpejta të antigjenit për zbulimin e Coronës, çdo i pesti nuk e kaloi provimin. Ende prodhuesit lejohen t’i certifikojnë vetë testet e tyre.
Në luftën globale kundër virusit Corona testet e shpejta të antigjenit luajnë një rol të rëndësishëm jo vetëm për të pavaksinuarit, por në të ardhmen gjithnjë e më shumë edhe për të vaksinaurit. Testimi bëhet në punë, në jetën publike dhe në atë private. Nëse vlen rregulli 2G plus, atëherë të vaksinuarit e të shëruarit duhet të tregojnë edhe një test të shpejtë shtesë negativ. Shumë vetë u besojnë testeve të shpejtë që janë në përdorim nga viti 2021 dhe që ndihmojnë zbulimin e shpejtë të virusit. Shumë vetë testohen vetë, përpara se të vizitojnë të afërmit e moshuar, apo nëse marrin pjesë në festime private.
Por kjo ndjesi e sigurisë mund të dalë e gënjeshtërt. Studiues të Institutit Paul Ehrlich, atij Robert Koch dhe Berliner Charite morën nën lupë një numër të madh testesh antigjen që janë në përdorim. 20% të testeve nuk e kaluan kontrollin, sepse edhe kur personi kishte në vete një sasi të madhe virusi ata nuk e zbuluan.
75 e rasteve duhet të identifikohen
Sipas studimit të publikuar paraprakisht si “preprint”, publikim para ekspertizës kualifikuese, 26 nga 122 teste të shpejta që u morën në shqyrtim nuk e plotësonin kërkesën minimale: identifikimin në 75% të rasteve të virusit. Testet duhet të zbulojnë 75% të rasteve, nëse prova e marrë ka sasi virusi. Se sa duhet të jetë sasia e virusit përcaktohet nga vlera e quajtur Ct. Kjo vlerë të orienton, se sa shpesh një provë duhet të shumohet në laborator deri sa të provohet gjeni i SARS-CoV-2. Sa më e ulët kjo vlerë, aq më e madhe sasia e virusit. Nëse kjo vlerë qëndron në 25 atëherë sasia e virusit është shumë e lartë: Do të thotë ky person mund është shumë infektues. Nëse kjo vlerë qëndron nga 30-36 atëherë sasia e virusit është mesatare. Pozitive është, se tek një sasi e madhe e virusit rreth 80% e testeve ishin të saktë. Dhe 60% e tyre zbuluan madje të gjitha provat me infektim të lartë. Por megjithatë çdo i pesti test nuk identifikoi virusin.
Pse janë testet PCR më të besueshëm?
Si tek testi antigjen edhe ai PCR merren të njëjtat prova, sekrecione të rrugëve të frymëmarrjes si nga hunda apo grykët. Tek testet e shpejta në këto prova kërkohet për antigjene, pra për proteina të caktuara në mbulojën e virusit. Por nëse prova ka pak viruse, për shembull, kur personi është në fillim apo në fund të një infektimi, ose sepse para marrjes së provës ka pirë shumë, atëherë testet e shpejta nuk janë më aq të saktë. Nëse testi është pozitiv, duhet bërë menjëherë një test PCR. Sepse tek ky test me ndihmën e një reaksioni zinxhir të polymerasës, PCR, kërkohet në laborator për ADN e virusit SARS-CoV-2 dhe këtu mjaftojnë edhe sasi të pakta të virusit për të dhënë një rezultat pozitiv të testit.
Kush e verifikon saktësinë e testeve të shpejtë?
Përgjigja mund t’iu habisë: Ende prodhuesit lejohen të nxjerrin në treg teste të shpejta të antigjenit pa verifikim nga jashtë të cilësisë dhe mund të certifikojnë veten mbi bazën e deklaratës së konformitetit (CE) që tregon se produkti i përgjigjet kërkesave të BE. Instituti Paul Ehlrich në lidhje me këtë thotë: Sipas rregulloreve aktuale të BE për diagnostikimin in-vitro (IVD) e që rregullon aktualisht lejen e futjes në treg të IVD-ve në Europë, prodhuesit mund të certifikojnë vetë testet COVID-19 si “IVD të rrezikut të ulët” dhe të heqin dorë nga një instancë e pavarur kontrolli, para se t’i nxjerrin ato në treg.
Prodhuesit pra i japin dëftesë vetes se testet e tyre i zbulojnë në mënyrë të besueshme antigjenet. Një situatë e palejueshme, por që do të ndryshojë vetëm në maj 2022, shkruan instituti gjerman. “Atëherë në bazë të rregullores IVD për certifikimin e tyre duhet të merren në konsideratë një laborator reference i BE dhe një institucion tjetër, sepse testet duhet t’i përkasin shkallës më të lartë të rrezikut. Në të ardhmen kjo kërkon një verifikim në laborator dhe kontroll të pavarur të të dhënave.
A janë të pavlefshëm testet e shpejtë?
Në asnjë mënyrë! Ata janë të rëndësishëm dhe ndihmojnë në zbutjen e pandemisë, sepse shpesh herë ata i zbulojnë infektimet dhe mund të ndihmojnë kështu në ndërprerjen e zinxhirëve të infektimit. Sidomos kur dikush ka një sasi të madhe virusi, ata venë alarmin. Por edhe me një test negativ mund të ndodhë të jesh i infektuar dhe të infektosh të tjerë. Dy ditë para se të tregosh simptomat e para mund të jesh infektues. Për këtë arsye është më mirë që të mos flesh mbi dafina edhe pas rezultateve negative të testimit, por të jesh i kujdesshëm./DW
Historia me Donaldin, Borën e Beatrixën ka marrë të gjithë v...
Donaldi dhe Trixa, të cilët filluan lidhjen në “Big Brother ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Ish konkurrenti i Përputhen Atdhe Xharavina ka qenë “molla e...
Beatrix Ramosaj ka qenë në shenjëstër të komentuesve për shk...
Banorët e shtëpisë së Big Brother Vip kanë diskutuar rreth n...
Një çamçakëz antiviral i projektuar posaçërisht mund t’i sht...
Pas gjithë zhurmës së shkaktuar në mediat rozë dhe rrjetet s...
Gjatë ditës së sotme banorët e “Big Brother Vip” kanë dëgjua...
Gjatë spektaklit të sotëm të “Përputhen Prime”, alvisa dhe B...
Sot në “Përpuhen” Prime, dy konkurentët Alvisa dhe Bashkimi ...
Gjatë mbrëmjes së sotme në programin “Përputhen Prime” Alvis...
Iliri është një nga konkurentët e “Big Brother vip”, ndër më...
Kanë kaluar shumë pak ditë që kur Marina Vjollca lindi vjazë...
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skender Brataj ka lënë të hapur...
Bora Zemani ka postuar një foto të re në Instagram ku duket ...
Prej kohësh tashmë marrëdhënia e Borës dhe Donaldit është kt...
Sonila Meço për dy spektakle rradhazi ishte e ftuar si opin...
Varianti Omicron mund të përhapet më shpejt se variantet e t...
Prej kohësh në media është aluduar për një lidhje të mundshm...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...