E vërteta e Jozefina Topallit dhe përrallat e Desadës/ Mesazhi i fortë për Sali Berishën
Sokol Drrasati, ish-i përndjekur politik, ka komentuar situa...
Nga Elvi FUNDO
Deputeti demokrat Tomor Alizoti dje në një dalje mediatike ka mbajtur qëndrimet e tij publike të përsëritura për Kuvendin e PD-së dhe debatet e brendshme të saj.
Alizoti është një ish-kritik i ashpër i Lulzim Bashës, por më pas me futjen në lista ai heshti, dhe tani po e shohim në një tjetër version. Atë as mish e as peshk. Totalisht të paqartë dhe pa asnjë qëndrim parimor, statutor apo politik të vërtetë.
Deputeti i Lulzim Bashës që regjistroi një rezultat katastrofik në Berat, për të cilin s’ka mbajtur asnjë përgjegjësi, luan me një kartë morali publik, të cilin e mbulon me teza që tregojnë se përtej një të persekutuari politik, kemi një mendje të paqartë që kërkon të marrë maksimumin pa dhënë asgjë, si ide apo veprim politik.
Alizoti tha në daljen e tij se nuk do marrë pjesë as në Kuvendin e Berishës, thirrur nga mijëra firma antarësh dhe drejtuesish strukturash e as atë të Bashës, thirrur nga Luli në formën e një antimitingu.
Asnjë prej tyre sipas Alizotit nuk e sjell PD në pushtet. Ky konkluzion është tërësisht i gabuar më këtë rast me ose pa qëllim, ai del nga konteksti i këtyre veprimtarive.
Po përpiqemi të arsyetojmë lapsusin e ish diplomatit, që mesa duket më e pakta nuk kupton detyrimet si anëtar i një partie politike dhe më e shumta luan për interesa të tjera që nuk ka arsye të merremi.
Kuvendin e datës 11 nuk e thërret Sali Berisha, por anëtarësia e PD, rast i veçantë në këto 30 vite.
Midis të tjerave në axhendë është dhe zgjedhja ose rruga për të zgjedhur kryetarin. Në këtë Kuvend po ndërtohet ajo që në tetë vite u shkatërrua qëllimisht dhe pse jo edhe të përsoset veprimtaria e partisë në këto 30 vite. Për ato që Alizoti i thoshte përpara se të merrte mandatin e deputetit, që janë parimore dhe të gjithë pranuara, asnjë e kritikuar as nga Bashisti më i madh.
Pra, është detyrim i anëtarit të një Partie Politike që të jetë prezent në këtë event, jo më Tomori që këto i ka kërkuar me zjarr studiove mediatike. Janë pesë mijë demokratë që të thërasin e ke detyrim jo dëshirë, është alfa e statutit. Çfarë do të thotë të bojkotosh shumicën absolute të strukturës të partisë?
Nese nuk të pëlqen Berisha për kryetar t’i ke mundësinë për të mos e votuar. Nëse askush nuk të pëlqen ti prap ke mundësinë për të abstenuar, mund të kandidosh dhe vetë më rregulla e garë të pastër. Por jo të bojkotosh sepse kjo do të thotë që t’i nuk njeh Partinë.
Nëse ke prova që Sali Berisha po ushtron dhunë e trysni tek 5000 delegatët për t’i çuar në Kuvend (as Luli se ka thënë, firmat po deklarohen publikisht çdo ditë) si dhe nëse ti konstaton nëpërmjet verifikimit se 5000 delegatët janë të falsifikuara firmat e tyre për thirrjen e Kuvendit. Në këte rast je legjitim për mos njohjen e për rrjedhoje të mos marjes pjesë në këtë Kuvend politik historik për PD. Se kush e sjell në pushtet PD këtë askush nuk e di tani, Luli jo njëherë se është e provuar.
Jeni këtu për të rregulluar atë çka është shkatërruar në tetë vite si dhe për të përmirësuar atë që nuk u bë për 30 vite, sigurisht brenda familjes politike.
Veprimi që bëri z Agron Shehaj është veprimi me racional që duhet të bëjë çdo anëtar apo delegat i Kuvendit duke gjykuar me mendje të ftohtë.
Verifikoi procedurat për të qenë i bindur se nuk ka manipulim dhe më pas mori vendimin si një përfaqesues i forcës politike. Kjo ka ndodhur në shumë qytete, degë të PD, ku përfaqësuesit e tyre kanë zgjedhur të verifikojnë procesin e të qëndrojnë në krah të antarësisë dhe trupës elektorale të PD, që sot ka nevojë të shkundë lidershipin e degraduar të këtyre tetë viteve. Veprimet e tjera janë protagonizëm i dalë boje dhe për më tepër tregojnë që ose nuk kupton rregullat e lojës që janë të shenjta ose nuk do t’i kuptosh ato. Zgjedhjen e bën ti./CNA.al
Sokol Drrasati, ish-i përndjekur politik, ka komentuar situa...
Ndërsa vetëm pak ditë na ndajnë nga Kuvendi Kombëtar i 11 Dh...
Deputeti Tomor Alizoi ka komentuar krizën në PD, si dhe mbaj...
Drejtësia belge po hap “petët e byrekut” për Lulzim Bashën.N...
Nga Elvi FUNDOKa shumë gazetarë, analistë politikë por edhe ...
Tashmë deklaratat e kryetarit ende në detyrë të PD, Lulzim B...
Ish nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha ka deklaruar se me 11...
Hetimet nga ana e drejtësisë belge për çështjen Toyota Yaris...
Menjëherë pas reagimit të kreut të PD, Lulzim Basha, i cili ...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri ka deklaruar...
Kreu i PD ka reaguar pas akuzave të bëra nga lideri historik...
Ish kryeministri Sali Berisha ka mbyllur Foltoren e tij në D...
“Bashizmin do e quajmë Boshizëm”. Kështu është shprehur ish-...
Një nga demokratët e Devollit, gjatë Foltores së mbajtur nga...
Teksa lideri historik, Sali Berisha mban Foltoren e radhës n...
Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është p...
Lideri historik, Sali Berisha nga Foltorja në Devoll ka thek...
Bashkëqeverisja PS-PD, e cila dha shenjat e para dje pas vot...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasil...
Ish kryeministri Sali Berisha do të mbajë Foltoren e rradhës...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...