Varianti Omicron/ Anglia në lëvizje, bonuse më të larta për mjekët që punojnë në fundjavë
Kryeministri Britanik, Boris Johnson, njoftoi se një bonus p...
Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar, votoi të mërkurën për të rekomanduar ngritjen e akuzave penale ndaj Jeffrey Clark, një ish-zyrtar i Departamentit të Drejtësisë, për pengim të punës së Kongresit. Ky i fundit refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të komisionit, megjithatë ligjvënësit ranë dakord t?i japin atij një tjetër mundësi këtë javë për t?u përgjigjur.
Komisioni votoi 9 me 0 për të rekomanduar ngritjen e akuzave penale ndaj zotit Clark, i cili u rreshtua në krahun e ish-Presidentit Donald Trump-in në përpjekjet e këtij të fundit për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.
Kryetari demokrat i komisionit të 6 janarit, Bennie Thompson, tha se kishte marrë një njoftim të minutës së fundit nga avokatët e zotit Clark se ai dëshiron të përdorë të drejtën e tij që rrjedh nga Amendamenti i Pestë i Kushtetutës, për mos u përgjigjur në mënyrë që të shmangë një situatë ku mund të duket se është fajtor për ndonjë krim.
Zoti Thompson tha se avokati nuk kishte ofruar “asnjë bazë specifike për këtë qëndrim” dhe “asnjë fakt që do t?i jepte mundësi komisionin ta merrte në konsideratë këtë gjë”. Ai tha se komisioni do t’i japë zoti Clark një mundësi të dytë për një dëshmi të planifikuar të zhvillohet të shtunën.
“Për mendimin tim kjo është një përpjekje e fundit për të vonuar punën e Komisionit”, tha zoti Thompson. “Zoti Clark e kishte edhe më parë mundësinë për t’i ngritur këto pretendime në procesverbal. Komisioni do t’i japë atij një mundësi tjetër për ta bërë këtë“.
Zoti Thompson tha se komisioni vazhdoi me votimin për të rekomanduar ngritjen e akuzave penale “pasi ky është vetëm hapi i parë i këtij procesi”.
Zoti Clark u paraqit për një dëshmi muajin e kaluar, por refuzoi t’i përgjigjet çdo pyetjeje, duke përmendur përpjekjet ligjore të zotit Trump për të bllokuar hetimin që po kryen komisioni.
Rekomandimi për ngritje të akuzave penale kundër zotit Clark për pengim të punës së Kongresit, tashmë shkon për votim në Dhomën e Përfaqësuesve, por është e paqartë se sa mund të shtyhet ky proces.
Nëse kjo dhomë e Kongresit voton pro, do të jetë Departamenti i Drejtësisë, që do të vendosë nëse zoti Clark do të ndiqet penalisht.
Në një pjesë të intervistës së zotit Clark të kryer më 5 nëntor në Kongres, të publikuar nga komisioni të martën, stafi dhe anëtarët e tij u përpoqën ta bindin ish-zyrtarin e Departamentit të Drejtësisë që t’u përgjigjej pyetjeve rreth rolit të tij, ndërsa zoti Trump nxiste departamentin të hetonte pretendimet e tij të pabazuara në fakte, për manipulim të gjerë në zgjedhje. Zoti Clark ishte shndërruar në një aleat të ish-presidentit ndërsa zyrtarë të tjerë të Departamentit Drejtësisë ishin distancuar nga qëndrimet e tij.
Avokati i zotit Clark, Harry MacDougald, tha gjatë dëshmisë ne Kongres, se zoti Clark ishte i mbrojtur jo vetëm nga privilegji ekzekutiv që zoti Trump pretendon se gëzon për të mos publikuar dokumente, por edhe nga disa privilegje të tjera. Komisioni i hodhi poshtë këto qëndrime. Zotit Clark u larguan nga komisioni pas rreth 90 minutash.
Sipas një raporti të fillimit të këtij viti nga Komisioni Gjyqësor i Senatit, i cili zhvilloi seanca dëgjimore me disa nga kolegët e zoti Clark, trysnia e zotit Trump ndaj Departamentit të Drejtësisë kulmoi me një takim në Shtëpinë e Bardhë, gjatë të cilit presidenti mendoi ta ngrinte në detyrë zotin Clark, duke i dhënë pozitën e Prokurorit të Përgjithshëm. Ai nuk e ndërmorri një hap të tillë pas kërcënimeve me dorëheqje nga ana e disa ndihmësme të tij.
Pavarësisht pretendimeve të rreme të zotit Trump lidhur me zgjedhjet, pretendime që ishin dhe motivi kryesor që një turmë e dhunshme hyri në Kapitol dhe ndërpreu procesin e certifikimit të fitores së zotit Biden në zgjedhje, rezultatet u konfirmuan nga zyrtarët shtetërorë dhe u mbështetën nga gjykatat. Vetë Prokurori i Përgjithshëm i zgjedhur nga zoti Trump, William Barr, tha në dhjetor të 2020 se Departamenti i Drejtësisë nuk gjeti prova për manipulim të përhapur që mund të kishte ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.
Votimi i komisionit sot (të mërkurën) vjen pasi ish-ndihmësi më i lartë i zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë, ish-shefi i kabinetit Mark Meadows, ka rënë dakord të bashkëpunojë me komisionin për një gamë të kufizuar çështjesh, pas më shumë se dy muaj negociatash. Zoti Meadows ka ofruar disa dokumente dhe pritet të ulet për një dëshmi brenda javës së ardhshme. Por avokati i tij ka thënë se zoti Meadows do të refuzojë t’u përgjigjet pyetjeve specifike./VOA
Kryeministri Britanik, Boris Johnson, njoftoi se një bonus p...
Komisioni Evropian ka paraqitur këtë të mërkurë iniciativën ...
Palët duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve, tha përfaq...
E drejta e gruas për të ndërprerë shtatzëninë është rikthyer...
Në Riga (30-1.12.)ministrat e Jashtëm të NATO-s, debatojnë m...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një kantier ndërtimi ...
Pavarësisht nga ndryshimi i qeverisë, kancelari i ardhshëm i...
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të marte ka mi...
Vaksina e krijuar për COVID-19 nga BioNTech dhe Pfizer ka të...
Një gjykatë në Gjermani e shpalli fajtor një 29-vjeçar iraki...
Ministria e Shëndetësisë tha më 30 nëntor se në Kosovë është...
Sipas organizatës “Human Rights Watch”, talebanët kanë kryer...
Në Rumani është në pushtet koalicioni i liberal-konservatorë...
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në një deklaratë për...
Të martën me një vendim të posaçëm pas ankimimeve, Gjykata K...
Një grua dhe 4 fëmijet e saj të mitur janë gjetur pa shenja ...
Kancelarja në largim e Gjermanisë Angela Merkel do të zhvill...
Përballë situatës dramatike së koronas dhe variantit të ri s...
Ndërsa rritet numri i rasteve të zbuluara me variantin e ri ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkoi një marrëveshje nd...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...