web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga pagesat e fundjavës në bregdet, tek shpenzimet për karburantin/ Zhvatja e buxhetit të shtetit nga ASHK e Artan Lames

29 Nëntor 2021, 10:44, Aktualitet CNA

2021 është drejt përfundimit dhe bashkë me të mbyllen edhe bilancet e institucioneve publike.

Për vitin qe lamë pas Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka dhënë alarmin se po abuzohet me fondet publike.

Një nga institucionet ku është abuzuar apo ju janë zhvatur fondet publike, është Agjencia Shtetërore e Kadastrës e drejtuar nga Artan Lame.

Kundërligjshëm, punonjës të kësaj Agjencia janë paguar në forëm dietash me pretekstin se po punojnë edhe ët shtunave në terren.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe karburantin. Herë me makina të institucionti dhe herë me makinat personale, janë zhvatur litra të tëra karburant, sipas KLSH.

Nga auditimi i shpenzimeve operative në zërin shpenzime për udhëtim e dieta për vitin 2020, KLSH ka konstatuar se u janë mbuluar punonjësve të institucionit shpenzime udhëtimi e dieta për ditë të shtuna, konkretisht: janë paguar 9 punonjës stafi, në shumën 64,500 lekë, si dhe dieta të projektit ?Regjistrimi dhe përditësimi fillestar? për zonat kadastrale në bregdetin e jugut, në 27 raste, në shumën 1,465,000 lekë, në kundërshtim me kërkesat e VKM nr. 997, datë 10.12.2010 ?Për trajtimin financiar të punonjëset që dërgohen me shërbim jashtë qendrës se punës brenda vendit??, i ndryshuar, dhe me kontratat individuale të punës, në të cilat përcaktohen kohëzgjatja në punë e çdo punonjësi me 40 orë në javë.

KLSH kontstaton se shpenzimet e mësipërme në shumën 1,529,500 lekë, edhe pse kanë marrë miratimin e titullarit konsiderohen si shpenzime pa efektivitet për institucionin, pasi në këto raste, nëse është e nevojshme kryerja e shërbimeve ditë të shtuna duhen miratuar shpenzimet nga Këshilli Drejtues, pasi është organi vendimmarrës për miratimin rregullave për përdorimin e fondeve buxhetore.

ASHK,  Tiranë për periudhën objekt auditimi ka në përdorim 5 mjete në shërbim të administratës.

Konkretisht, mjeti tip Mitsubuish Pajero me targë AA698 LX,mjeti tip Hyndai Tucson me targë AA788 SJ, mjeti tip Hyndai Tucson , me targë AA377 IT, Mjeti tip Nisan me targë AA144 ER dhe mjeti Tip Hyndai me targë AA723 MA .

Për 5 mjete, sipas KLSH  janë harxhuar mesatarisht 313 litra në muaj.

?Për periudhën objekt auditimi janë përdorur gjithsej 33,928 litra karburant nga këto për punonjësit e stafit për vitin 2019 janë përdorur 9556 litra, ndërsa për vitin 2020 përdorur 13,830 litra, për muaj maj-Dhjetor 2020 nga punonjësit e projektit janë përdorur nga 10,542 litra.

Nga auditimi me zgjedhje i përdorimit të karburantit për muajt Shkurt, Maj, Gusht, Nëntor e Dhjetor 2020 konstatoi  se, krahasimi i fletëdaljeve të prera për mjetin në përdorim me kilometrat e shënuara në fletë udhëtimet dhe normën e harxhimit për 100 km rezultoi se për lëvizjet e kryera nuk ka diferenca?, thuhet në raportin e KLSH-së.

Sipas KLSH, daljet e karburantit janë bërë personave përdorues bazuar në planin e punës, urdhërin e titullarit, autorizmit për përdorimin e automjetit dhe fletë udhëtimeve për justifikimin e konsumit të sasisë së tërhequr.

Për automjetet në funksion të ASHK-së, është mbajtur dokumentacioni justifikues mbi kryerjen e shërbimit dhe të realizimin efektivisht të këtyre shpenzimeve, dokumentacion që është nënshkruar rregullisht nga zyrtarët apo punonjësit udhëtues.

 

Në çdo rast tërheqja e sasisë së karburantit është realizuar me autorizim.

Megjithatë, janë vërejtur mangësi e parregullsi, pasi në disa raste të dhënat mbi kilometrat apo sasitë e karburantit të regjistruara në fletët e udhëtimit janë me korrigjime, në disa raste janë konsideruar lëvizje të brendshme pa specifikuar destinacionin dhe duke mos pasqyruar saktë masën e konsumit të karburantit të automjeteve, është shënuar vetëm destinacioni i nisjes ose kthimit, regjistruar destinacione që nuk janë të lexueshme, janë të pakuptueshme, etj, vepruar jo në përputhje me ligjin nr. 10296 datë 08.07.2010

Nuk evidentohet për periudhën objekt auditimi inventarizimi i gjendjes së sasive të karburantit në çdo fund viti apo në çdo proces të inventarizimit të kryer, në shkelje të kërkesave të pikës 74, kreu IV, të UMF nr. 30/ 2011, sipas të cilit, ?çdo njësi publike duhet të kontrollojë të paktën një herë në vit ekzistencën dhe vlerësimin e aktiveve afatgjata materiale dhe jomateriale, aktiveve afatshkurtra, të detyrimeve dhe të drejtave, nëpërmjet inventarizimit të këtyre elementeve dhe dokumentacionit mbështetës. Mungon komision për normën e harxhimit për 100 km të çdo mjeti në përdorim.

 Përdorimi i karburantit nga punonjësit e projektit për vitin 2020 Me urdhrin nr.1413 datë 21.05.2020, ngritur nga titullari, për marrjen në përdorim përkohshëm të automjeteve vetjake, janë lidhur kontrata huapërdorje për 8 punonjës ku është përcaktuar periudha e kryerjes se përdorimit të mjetit si dhe përdorimi të karburantit në 100 /km.

Në kontrata për përdorimin e mjeteve vetjake është përcaktuar koha 2 mujore për çdo mjete për përdorimin e karburantit sipas urdhrave të titullari për lëvizjet .

Konstatohet se pas përfundimit të kontratave nëpërmes një-Memo drejtuar Titullarit nga Z. AP Drejtori i Njësisë së Kadastrës dhe Hartografisë – Z. EM Drejtor i Projektit të Përmirësimit /Përditësimit dhe Regjistrimit Fillestare, në të cilën kërkohet :Zgjatja e afatit kohorë në lidhje me kryerjen e verifikimit në terren të pasurive të paluajtshme zonave Kadastrale të Bregdetit në datë 12.11.2020.

Nga auditimi rezultoi se në të gjitha rastet janë përgatitur urdhrat e lëvizjes të miratuar nga titullari dhe drejtori i projektit në çdo rast ka kryer veprimet për llogaritjen në km dhe sasinë e karburantit. Por dokumentacion nuk ndodhje i plotë në dosje.

Nga kryqëzimi i fletë udhëtimeve të nënshkruara nga punonjësit që kanë kryer lëvizjet si dhe auditimi i dietave, rezulton se jo në çdo rast janë të sakta data e lëvizjeve me fletë- udhëtimet, për parregullsi të plotësimit dokumentacioni sipas datave të lëvizjeve, mbajnë përgjegjësi punonjësit që kanë nënshkruar fletë udhëtimet, për mos plotësim të saktë të dokumenteve te administruar nga magazina dhe punonjësit që mbaj flete udhëtimet.

Mungon komision për normën e harxhimit për 100 km të çdo mjeti në përdorim.

Ka parregullsi ne plotësimin dhe nënshkrimin për çdo datë fletë-udhëtime, pasi jo çdo rast janë plotësuar të gjitha lëvizjet me destinacionet përkatëse, duke shënuar distancat në kilometra të tyre dhe duke mos u nënshkruar nga nëpunësit ne çdo rast që kryejnë shërbimin./CNA.al





Lajmet e fundit nga