Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kur ndodh një krim gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi. Në skemat më të sofistikuara vrasja fillestare që duhet mbuluar ndiqet nga një tjetër vrasje e atij që vrau, sipas parimit krimi mbulohet me krim.
Pak a shumë kështu ndodhi dhe me masakrën e 25 prillit. Autorët e saj menjëherë pas kurorëzimit u turrën të masakronin me cdo mjet masakrën zgjedhore, për të mos e lënë atë të dilte e plotë në zbulesën e saj.
E ndërsa ne kemi ende nën lëkurë ?plumbat? e saj, hapat për t?a nxjerrë në dritë po ndjekin mënyrën dhe ritmin e gaforres.
Ngjan se ecën para, ndërkohë që bën hapa dukshëm pas.
E brenda kësaj loje çdo ditë e kaluar shton një vizë më shumë në ligjitimitetin fals të votës së masakruar. Skenari ngjan brilat dhe përfshin brenda disa autorë.
I interesuari kryesor i masakrimit të masakrës mbetet projektuesi më i parë i saj Rama. Ai nuk kurseu asgjë. Angazhimi i tij ishte dhe vazhdon të jetë maksimal. Mjetet e përdorura ishin e janë nga më të ndryshmet. Nga miklimi i kundërshtarit me idera paqësore bashkëqeverisje e deri tek përdorimi i selive diplomatike për të dalë në deklarata që dhe ato vetë nuk i besonin.
Synimi ishte i qartë: Krijimi i perceptimit të moskryerjes së një masakre zgjedhore dhe fshehja e krimit të masakrës.
Ndërkohë pjesëmarrësit në të, qytetarët e strukturat politike, janë dëshmitarë të një përjetimi krejt të ndryshëm nga ai që referon Rama. Duke mos konsideruar asnjë përjetim dhe fakt, manipulimi i opinionit ka vazhduar në mënyrë frenetike nga autorët dhe brenda tij ka spikatur solidariteti i njëmendë i atyre që e iniciuan atë qëkurse futën duart e pranuan ndryshimet kushtetuese masakruese të ligjit themeltar.
Zakonisht solidaritetet e tilla që lindin gjatë kryerjes së një krimi, janë shumë të forta dhe krijojnë imazhet e vëllazërimit. Por kjo nuk zgjat shumë kohë dhe dita e shndërrimit të tyre në kundërshtarë të egër është e shpejtë.
Solidariteti i palëve të masakrës së 25 prillit dhe ofensiva e tyre shumë planëshe, prodhoi një fashitje të reagimit ndërkombëtar dhe në anën tjetër mbolli me dakortësi cinike, artificialisht, farën e një ?lufte të re? brenda opozitës, e cila do të mund të eklipsonte çdo vëmendje masakruese ndaj votës së lirë si themel i sistemit demokratik.
Vetë opozita asnjëherë nuk qartësoi aksionin e saj, i cili pësoi lëvizje të forta sinusoidale. Kjo për shkak se nga një anë opozita besoi më shumë tek mrekullitë se sa tek beteja dhe nga ana tjetër për shkak se nuk mundi të përballojë tensionin e krjuar kinse nga autorët solidarë të masakrës, brenda vetes së saj.
Raporti i OSBE-ODHIR ndonëse u duartrokit nuk u investua plotësisht për të nxjerrë në pah krimin ekzemplar zgjedhor.
Ai u ndërtua me shumë si përkëdhelje e masakrës, pavarësisht disa frazave të shkëputura të forta. Kurthi i masakrimit të masakrës vazhdon ta mbajë opozitën pothuaj të atrofizuar dhe të mekur përballë një krimi me përmasa të dukshme e të prekshme. Qartësimi i roleve dhe i qëndrimeve brenda saj mbetet ende i zbehtë.
Zhvendosja e masakrës nga prioritet absolut në problem relativ politik, shfokusoi dhe disintegroi luftën politike, duke krijuar perceptimin e një dorëzimi pa kushte të opozitës përballë disa realiteteve artificiale që ngjajnë më shumë ?fiksion? se reale.
Por autorët e masakrës nuk u mjaftuan me kaq.
Sapo ndezën urën e zjarrit, zgjatën me hipokrizi dorën gjoja të dakortësisë duke tymosur dhe atë pak kontur që i ka ngelur masakrës. Dakortësia e ngritjes së një Komisioni për ta hetuar masakrën, nuk ishte ne fakt as goditje opozitare dhe as bashkëpunim mazhoritar. Brenda shtrëngimit të duarve autorët e masakrës gjithmonë fshehin thikën. Në këtë rast pranuan Komisionin me qëllim për të penguar.
Pranuan thjesht për të masakruar masakrën brenda institucionit të prodhuar nga masakra, Parlamentit. Po ndjekin parimin: Nëse do të mbyllësh një krim krijo një Komision hetimor.
Po bllokojnë çdo të dhënë, cdo hetim për patronazhistët, grabitjen e të dhënave personale, hedhjen e parave, përdorimin e fondeve e çdo gjë. E në fund do hartojnë një raport të vetin me fjalinë: ?e pra, ja që krisma nuk ka pasur?.
Vetë opozita vazhdon në rrugën e mëndafshtë të saj, duke anashkaluar faktin se domosdoshmërisht masakra kërkon përballje dhe jo thjesht një raport të fortë Komisioni hetimor.
Ndërsa ato që na kanë hedhur në prehër këtë zjarr sot e po ngrohin duart, harrojnë që sfinksi i cili do ringjallet nga hiri i tij, do marrë përpara cdo masakrim të masakrës dhe do riktheje vlerën e votës së lirë, duke përmbysur iluzionet e deliret e Ramës./CNA.al
Ish-presidenti Bujar Nishani ka akuzuar kreun e PD, Lulzim B...
Bledi Himçi, Sekretari i degës së Partisë Demokratike në qyt...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, në një intervistë dhënë pë...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i cili është pjesë e Komis...
Në një interviste për CNA.al, deputeti i PD-së Belind Këlliç...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Romë, ku ka marrë pjesë në ...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi në një intervistë për CNA.al...
Deputeti i LSI, Petrit Vasili i ka adresuar një status homol...
Deputeti i PD, Edi Paloka ka komentuar një situatë të ndodhu...
Gazetari njohur amerikan, Matt Palumbo, që shkruan për emisi...
PD, partia më e madhe opozitare në Shqipëri ka humbur rolin ...
Diplomati Fatos Tarifa, ish-ambasador i Shqipërisë në SHBA, ...
Ish ambasadori i Shqipërisë në SHBA Fatos Tarifa u shpreh se...
Deputeti i PD Buajr Leskaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ...
Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për familjet e...
Deputetja Grida Duma ka qenë e ftuar në emisionin “Zonë e Li...
Oerd Bylykbashi, deputet i PD, foli për marrëveshjen e 17 ma...
Kreu i Republikës së Re Lulzim Basha ka nisur lufytën me pad...
“Çadra e dërrmoi PD-në”. Kështu ka deklaruar deputeti i PD O...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...