Afera me inceneratorët/ Zbulohet se kush qëndron pas Mirel Mërtirit
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i cili është pjesë e Komis...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, në një intervistë dhënë për CNA.al, ka folur pa dorashka, duke nisur nga situata në PD, firmat, Kuvendi, Foltorja, qëndrimet e Lulzim Bashës dhe duke përfunduar tek afera më e madhe korruptive që është ajo e inceneratorëve.
Sa i përket, Kuvendit Kombëtar të PD-së, Këlliçi ka thënë se kjo gjë është vendosur tashmë, sipas statutit të PD-së, nga vetë demokratët.
“Ju thoni ?kuvend paralel?. Kështu do e cilësoja dhe unë nëse kjo thirrje do të vinte në rrugë statutore përpara vendimarrjes së 4.200 delegatëve që zyrtarisht kërkojnë mbledhjen e një Kuvendi të Jashtëzakonshëm. Por jo, kryesia e PD nuk mund të marrë asnjë vendim pasi kanë shprehur vullnetin e tyre 4.200 delegatë, pjesë e organit më të lartë vendimarrës në PD, Kuvendit Kombëtar?, është shprehur Këlliçi.
Më tej ai ka folur edhe në lidhje me zhvillimet në Komisionin hetimor Parlamentar për inceneratorët, duke nënvizuar se një nga njerëzit e inceneratorëve, Mirel Mërtiri po mbrohet nga pushteti.
CNA: Zoti Basha ka thirrur një kuvend paralel me atë të delegatëve, pra në datën 18 dhjetor. Çfarë do të ndodhë realisht? A mendoni se do të mbahen dy kuvende?
Këlliçi: E vërtetë është se ka kureshtje mediatike për të parë a do t?i qëndrojë këtë herë vendimeve të tij Lulzim Basha apo do të kundërshtojë veten si shpesh ka ndodhur në këto 8 vite të lidershipit të tij. Unë nuk mund të parashikoj qëndrimet e Z. Basha, sepse ato shpesh janë të luhatura.
Nuk hyjmë në zgjedhje me Ramën kryeministër, pastaj hyjmë. Nuk do të ketë kuvend, pastaj do të ketë por kur them unë e jo kur e thërrasin delegatët. Këto qëndrime kontradiktore, të shtrira në kohë, e kanë cënuar mendoj imazhin e kryetarit të PD, e për rrjedhim imazhin e PD si alternativë qeverisëse në zgjedhje.
Ju thoni ?kuvend paralel?. Kështu do e cilësoja dhe unë nëse kjo thirrje do të vinte në rrugë statutore përpara vendimarrjes së 4.200 delegatëve që zyrtarisht kërkojnë mbledhjen e një Kuvendi të Jashtëzakonshëm. Por jo, kryesia e PD nuk mund të marrë asnjë vendim pasi kanë shprehur vullnetin e tyre 4.200 delegatë, pjesë e organit më të lartë vendimarrës në PD, Kuvendit Kombëtar.
Organizimet burokratike, me artifica statutore, me keqinterpretime të Statutit të PDSH, siç është ?antikuvendi? i datës 18, janë tentativa për ti përçarë dhe më shumë demokratët dhe kjo nuk e nderon kryetarin aktual.
CNA: Kush do shkojë në Kuvendin e datës 11 dhe në atë të datës 18?
Këlliçi: Ka vetëm një kuvend, ai që thirret konform normave statutore, dhe ai që thirret i pari. Kapriçot e tipit ?jo 11 por 18, jo 11, po sa? nuk i kanë hije autoritetit dhe staturës që duhet të ketë një kryetar partie. Kjo është lojë kungulleshkash, të cilën nuk kemi as kohën as moshën ta luajmë. Ne garuam në zgjedhjet e 25 prillit me një kalë beteje: Të bënim Lulzim Bashën kryeministër.
Rezultati i kësaj strategjie është i njohur dhe ne sërish mbetëm në opozitë. Prandaj e shoh legjitime thirrjen e delegatëve për një kuvend të jashtëzakonshëm, sepse i tillë është momenti. Po shkonim drejt asgjësimit dhe demokratët nuk mund të pranonin një fund të tillë. Delegatët përfaqësojnë anëtarësinë e PD, vullnetin e saj për ndryshim dhe dalje nga kjo krizë identiteti. Shumica e tyre kërkon thirrjen e Kuvendit Kombëtar, si organin më të lartë vendimmarrës në PD. Do të shkojnë të gjithë ata demokratë që kërkojnë një PD fituese. Të gjithë demokratët që nuk dëshirojnë një disfatë të radhës.
CNA: Nga ana tjetër, po shohim që Foltoret e zotit Berisha kanë qenë gjithmonë të suksesshme, por nga ana e një pjese të deputetëve të PD janë hedhur akuza se edhe në datën 11 dhjetor do të ketë një ?Foltore? të dytë? A keni një koment për këtë?
Këlliçi: I ftoj kolegët në fjalë të jenë përfaqësues të zgjedhësve të tyre, jo të vetes, dhe u risjell në vëmendje se mandati i deputetit i përket demokratëve.
Të respektojnë thirrjen e shumicës për Kuvend Kombëtar, edhe nëse nuk bien dakord me vendimet e saj. Në demokraci vendos shumica. Nëse Lulzim Basha ndihet shumicë, pasi kështu ka deklaruar, le të jetë ai i pari që do të hyjë në portën e Pallatit të Kongreseve sëbashku me 95% të bazës që e mbështet atë.
Nuk është serioze që partia mblidhet në kuvend, ndërsa kryetari qëndron në seli dhe ruan vulën. Kryetar pa anëtarësi dhe udhëheqës pa popull nuk ka. Kryetar të bëjnë njerëzit, jo vula!
Është shqetësuese që bën habi kaq të madhe thirrja e një kuvendi nga vetë baza e partisë. Është tregues i kulturës sonë demokratike. Unë jam për demokraci pjesëmarrëse, e ushtruar drejtpërdrejtë nga sovrani.
CNA: Z. Shehaj ka qenë në zyrën e Palokës ku ka verifikuar firmat. Pas këtij veprimi, ndaj Shehajt kanë nisur një sërë akuzash dhe sulmesh. Rasti më i fundit ishte ai i një delegateje, e cila pretendon se i është falsifikuar firma. Ju a i keni vërtetuar firmat në zonën ku ishit drejtues politik? A keni konstatuar shkelje?
Këlliçi: Kam qenë dhe jam në kontakt ditor me delegatët dhe anëtarësinë e zonave të mia zgjedhore si dhe me delegatët e FRPD. Kush ka dëshirë të njohë qëndrimin e bazës mjafton të dalë në bazë e të takohet me demokratët. Nga televizori, nga telefoni, nga zyra apo shtëpia, është e vështirë të kuptosh më shumë.
Shumë prej delegatëve të zonës kanë patur dëshirën të ndanin me mua informacionin se kishin firmosur thirrjen për Kuvend Kombëtar. Nuk kishte asnjë hezitim për të biseduar hapur.
Të tjerë delegatë nga zona e Kombinatit në Njësinë nr.6 u shfaqën me krenari në ekrane për të treguar formularin e plotësuar. Demokratët nuk kanë asnjë arsye të turpërohen, as t?i frikësohen fjalës së lirë dhe mendimit ndryshe, që janë pasaporta jonë, identiteti ynë politik, arsyeja përse PD është themeluar 30 vjet më parë. Nuk do të trokas derë më derë për të vërtetuar a janë demokratë demokratët apo jo. Shkeljet bëhen në kupolën e partisë, jo në bazë.
CNA: Përtej kësaj, ju keni qenë edhe një nga zërat më të fortë që keni denoncuar aferën e inceneratorëve. Në komision keni deklaruar se Mirel Mërtiri po mbrohet nga socialistët. Nga kush konkretisht, a keni emra?
Këlliçi: ?Burrat e shtetit? po na fshihen pas gishtit. Jemi përballë një orkestre socialiste që dirigjohet nga Rama dhe Veliaj për të prodhuar zhurmë. Zhurmë që synon të pengojë të vërtetën të mbërrijë në shtëpitë e shqiptarëve, në ekranet e televizorëve të tyre.
Komisioni hetimor parlamentar kërkon informacione nga bankat private, por informacionet nuk na jepen të plota. Anëtarët socialistë të komisionit janë trajnuar nga drejtoria e propagandës, për t?i vendosur të vërtetës shkopinj në rrota. Për fat të keq bashkëpunëtorë të censurës ka edhe në media. Shumica dërrmuese e anëtarëve socialistë i marrin argumentet nëpërmjet celularit.
Mërtiri mbrohet nga pushteti sepse pushteti qëndron pas Mërtirit. Synohet të pengohet demaskimi i kupolës, ku Mërtiri është vetëm një mëkëmbës, që nëse bie i merr me vete. Dhe me vete do ti marrë!/CNA.al
Intervistoi: Elisjeda Kiko
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i cili është pjesë e Komis...
Në një interviste për CNA.al, deputeti i PD-së Belind Këlliç...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Romë, ku ka marrë pjesë në ...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi në një intervistë për CNA.al...
Deputeti i LSI, Petrit Vasili i ka adresuar një status homol...
Deputeti i PD, Edi Paloka ka komentuar një situatë të ndodhu...
Gazetari njohur amerikan, Matt Palumbo, që shkruan për emisi...
PD, partia më e madhe opozitare në Shqipëri ka humbur rolin ...
Diplomati Fatos Tarifa, ish-ambasador i Shqipërisë në SHBA, ...
Ish ambasadori i Shqipërisë në SHBA Fatos Tarifa u shpreh se...
Deputeti i PD Buajr Leskaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ...
Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për familjet e...
Deputetja Grida Duma ka qenë e ftuar në emisionin “Zonë e Li...
Oerd Bylykbashi, deputet i PD, foli për marrëveshjen e 17 ma...
Kreu i Republikës së Re Lulzim Basha ka nisur lufytën me pad...
“Çadra e dërrmoi PD-në”. Kështu ka deklaruar deputeti i PD O...
Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, Partia Demokratike ...
Luan Rama dhe Bujar Nishani, të dy figura të njohura politik...
Deputetja e PD, Albana Vokshi gjatë një takimi të mbajtur me...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...