Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për autorin
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me deklaratat e ish-kryeministrit Berisha dhe presidentit Ilir Meta, të cilët shprehen se ndryshimi i kufijve të Kosovës është një projekt i ideuar nga George Soros.
I ftuar në emisionin ?Të paekspozuarit?, Rama tha se këto janë teori konspirative dhe se Soros, apo fondacion i tij nuk kanë asnjë lidhje me këtë ide. Kryeministri ironizoi edhe deklaratat e Berishës dhe Metës, se janë ata që kanë dhënë kontribut, për të ndalur ndryshimin e kufijve.
Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Kjo histori është histori më vete, se i shoh që janë të lidhura, domethënë Sorosi ndërhyri se i’u prish plani i ndryshimit të kufijve. Duhet të dalim nga kjo histori. Sorosi as ka qenë përzierë në histori kufijsh, as ai dhe as Fondacioni, fare, fare! Gjithë kjo historia e ndryshimit të kufijve, është qesharake që të thuhet se këta e ndaluan. Ky dhe ai tjetri në Presidencë. Se si e ndaluan këta dhe kur u shfaq kjo që duhej ndaluar nuk e kuptoj. Kufijtë nuk ndryshojnë dot fshehurazi dhe nuk mbaron aty ku e bisedojnë njerëzit. Nëse bien dakord dy veta që akuzohet komplet pa lidhje Hashim Thaçi me Presidentin e Serbisë, ku do ta çojnë këtë ndryshim kufijsh, në shtëpi?
Armand Shkullaku: Mënyra sesi u propozua kjo, pa kërkuar konsensus edhe faktorit tjetër, u propozua si projekt personal i Thaçit.
Edi Rama: Nuk është ashtu fare. Më dëgjo mua tani. Po të them se nuk ka patur asnjë dakordësi në tavolinë mes tyre. Nuk ka patur dakordësi. Në rast se do të kishte dakordësi, kjo dakordësi duhet të shkonte në një process politik, referendar. Si e ndaluan këta tani? Ajo që unë kam thënë dhe nuk ka asnjë rast që unë të kem thënë, që po unë jam për këtë. Ajo që kam thënë është se kjo është shumë serioze për të bërë muhabet, je ti apo nuk je ti. I jam referuar Rugovës dhe Rexhep Qoses, që e kanë hedhur si opsion në kohë të tjera. Kam thënë që ky debat duhet bërë si debat burrash që duhet të ulen të gjithë dhe ta diskutojnë. Pastaj gjendet, duhet apo jo dhe bëhet apo nuk bëhet.
Armand Shkullaku: Zoti Rama, Vuçiç ishte për shkëmbim territoresh. Hashim Thaci ka thënë do të ketë zgjerim, për Preshevën dhe Bujanovcin. Kur jeni pyetur ju, keni thënë që momente të tilla si ky, një kombi mund t?i vijnë një herë në 100 vjet. Pyetjes që kancelarja Merkel në Shkup, që ishte kundër, ju thatë ajo është kancelare e gjermanëve dhe unë jam kryeministër i Shqipërisë.
Edi Rama: Pak a shumë i referohesh gjërave që kujtoj, që pak a shumë i kam thënë por jo në kontekstin… Unë mendoj se kjo është një cështje, shumë komplekse, cështja e një marrëveshje me Serbinë. Ashtu siç është zhvilluar dialogu dhe siç po vazhdon ka shumë vështirësi, që do të duhet të ishin trajtuar në mënyrë më racionale. Ajo që unë kam folur edhe me kancelaren, është një gjë që nuk e di a do të vijë dita që të provohet, por do të gjendemi aty nuk e di se kur. Me Malin e Zi, ne nuk kemi patur asnjë problem, as ne dhe as Kosova. Dhe sa vjet u deshën për të bërë një dakordësi për kufirin? Imagjinoni se do të bëhet marrëveshja e Serbisë me Kosovën, parafytyroni se do të ulen tani dhe do thonë ku jemi ne?
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka hedhur akuza të forta...
Kreu në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbrëmjen ...
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbrëm...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga televizioni i ...
Kryetari i PD ende në detyrë, Lulzim Basha, i ftuar në emisi...
Analisti politik dhe njëherësh gazetari Andi Bushati, ka kom...
Ylli Manjani, ish-ministri i LSI-së, i është rikthyer çështj...
Kryeministri Rama ka komentuar shpalljen non grata të ish kr...
Ish-presidenti Bujar Nishani , duke komentuar lëvizjen e Ber...
I pyetur nga gazetarët se si mund t’i justifikojë qeveria sh...
Deputeti i PD Oerd Bylykbashi ka komentuar krizën në selinë ...
Kreu i PD Lulzim Basha është justifikuar për marrëveshjen e ...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi hodhi akuza se Sekretari i...
Rritja e çmimit të naftës ka qënë një tjetër çështjet që ësh...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar së fundmi ...
I ftuar në emisionin “Open” nga Eni Vasili në Top Channel, k...
Lulzim Basha, si një mysafir si mirëpritur ka nisur të bëjë ...
Kryeministri Edi Rama ka mohuar kategorikisht akuzat se data...
Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është një vend unik, ...
Rritja e çmimit të naftës ka qënë një tjetër çështjet që ësh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...