Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për autorin
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Në një përpjekje të pamundur për të mbrojtur të pambrojtshmen, Lulzim Basha ka akuzuar më në fund SHBA-në se ajo i toleroi Ramës shkeljen e marëveshjes së 5 qershorit dhe për rrjedhojë, i shkeli syrin për grabitjen e zgjedhjeve.
I gjendur në një pozicion të vështirë për të përligjur aktin personal të përjashtimit të Sali Berishës, kreu i PD u detyrua të bëjë shumë pirueta në emisionin ?Open?
Por, kulmi arriti kur gazetari Enton Abilekaj e kapi mat duke i kujtuar se ai i ka thënë Ramës sy më sy, në parlament: ?Nëse më gënjen njëherë, turp për ty, nëse më gënjen dy herë turp për mua?. Ai ju ka gënjyer në çdo marrëveshje që keni bërë dhe ju keni vazhduar në të njëjtën rrugë. Kështu ndodhi edhe më 5 qershor, e thumboi Abilekaj.
Pikërisht këtu, për të përligjur faktin se braktisi qasjen radikale për tu përdhunuar në një tjetër pakt me Ramën, si ai i 5 qershorit, Basha u detyrua të dredhojë duke fajësuar SHBA-në, që është në fakt sot aleati i vetëm që i ka mbetur.
Ai deklaroi se ambasadorja Kim që ishte garante e marëveshjes për Kodi Zgjedhor u shndërrua nga arbitre në aleate të regjimit, pasi shteti i saj nuk kishte garanci se ai vetë dhe PD-ja mund të kontrollonin Berishën. ?Marrëveshja e 5 qershorit ishte një marrëveshje e garantuar nga 3 përfaqësues të lartë të ndërkombëtarëve. U shkel në mënyrë të njëanshme. Arsyet pse u shkel mund ti diskutojmë këtu një nga një: Për shkak se mesa duket PD dhe Basha nuk ishin garanci e mjaftueshme për kontrollin e hipotekave të të kaluarës. Për këtë shkak, u lejua Edi Rama të shkelte marrëveshjet e 5 qershorit. Kush e lejoi, kush tjetër?, tha Basha duke vënë në diskutim rolin e arbitrit që SHBA kishte marë përsipër para shqiptarëve.
Kushdo që e kujton historinë, pas miratimit të reformës zgjedhore në 5 qershor, Yuri Kim dhe ish-Sekretari i Shtetit Pompeo e përshëndetën atë. Por kur me opozitën e re, Rama ndryshoi Kushtetutën duke hequr koalicionet, ndryshe nga europianët, ambasadorja amerikane heshti.
Këtë heshtje të turpshme, që në thelb përbën provën më të qartë të mbështetjes të regjimit, Basha u mundua ta justifikonte me faktin se Amerika qe bërë me Ramën, pasi nuk kishte garanci se ai kontrollonte Berishën.
Por në këtë piruetë meskine për të fshehur dështimin e tij për t’i besuar marëveshjeve me kryeministrin, Basha ka bërë një autogol të madh. Ndërkohë që retorika e tij dhe e gjithë mbështetësve të vet është se SHBA-së i duhet besuar si perandorisë së vlerave që i trumbeton shqiptarëve të vërtetën, ai vizatoi padashur një Amerikë që në 5 qershor ka gënjyer për pragmatizëm.
Se sa qëndron dhe se sa mbahet në këmbë arsyetimi i Bashës kjo është një gjë që ha diskutim. Por së paku, në këtë rast u gjet një pikë e përbashkët mes tij dhe Sali Berishës: ajo se SHBA-së i duhet besuar vetëm me raste dhe vetëm atehere kur të leverdis./ Lapsi.al
Ish-kryemininistri Sali Berisha nuk ndalet.Me moton “Për një...
Ka nisur në Elbasan mbledhja e përbashkët mes qeverive të Ko...
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me deklaratat e ...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka hedhur akuza të forta...
Kreu në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbrëmjen ...
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbrëm...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga televizioni i ...
Kryetari i PD ende në detyrë, Lulzim Basha, i ftuar në emisi...
Analisti politik dhe njëherësh gazetari Andi Bushati, ka kom...
Ylli Manjani, ish-ministri i LSI-së, i është rikthyer çështj...
Kryeministri Rama ka komentuar shpalljen non grata të ish kr...
Ish-presidenti Bujar Nishani , duke komentuar lëvizjen e Ber...
I pyetur nga gazetarët se si mund t’i justifikojë qeveria sh...
Deputeti i PD Oerd Bylykbashi ka komentuar krizën në selinë ...
Kreu i PD Lulzim Basha është justifikuar për marrëveshjen e ...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi hodhi akuza se Sekretari i...
Rritja e çmimit të naftës ka qënë një tjetër çështjet që ësh...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar së fundmi ...
I ftuar në emisionin “Open” nga Eni Vasili në Top Channel, k...
Lulzim Basha, si një mysafir si mirëpritur ka nisur të bëjë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...