web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jo vetëm Enea Jorgji, Takaj tregon emrin e arbitrit tjetër që po dëmton Skënderbeun: Është më maskara!

24 Nëntor 2021, 13:12, Sport CNA

Skënderbeu po penalizohet nga arbitrat në këto javët e fundit të kampionatit dhe në Korçë kanë filluar të ngrenë zërin. Presidenti i klubit, Ardjan Takaj, ka folur së fundmi duke sulmuar arbitrin, Enea Jorgji. Sipas Takajt, ai po dëmton qëllimisht Skënderbeun. Ndërkaq, Takaj ka nxjerrë edhe një emër tjetër që në Korçë e shohin si tendecioz me vendimet e tij.

“Cilin arbitër  të pranosh dhe të mos pranosh këtu?! Pas Jorgjit është Hamiti edhe më maskara. I bën gjërat haptazi fare. E patë penalltinë që i dhanë Laçit kundër nesh?! Po me Dinamon që ishte Andi Koçi, ndërsa para syve të tij u prek topi me dorë dhe vazhdoi aksionin?!

Çfarë të thuash në këtë situatë. Problemi më i madh është se kemi ekip me çuna të rinj, që duam t?u japim një dorë. Jemi i vetmi klub profesionist në themel në Shqipëri, me standarde europiane. Vazhduam me të njëjtin grup lojtarësh për t?i ngritur.

Tani këta të mësojnë futbollin apo boksin?! Pas ndeshjes me Teutën, futbollistët ishin duke qarë. Nuk ke dhe çfarë t?u kërkosh? As unë s?kam çfarë t?u them në këtë situatë, vetëm t?u thuash të marrin çantat dhe të ikin në shtëpitë e tyre”, tha Takaj.





Lajmet e fundit nga