Investimi në Zvërnec/ Rama: Ja njeriu që investitorët kanë kontraktuar për arkitekturën e peizazhit
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin me famë botëro...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin me famë botëro...
Një ditë pranvere e pasluftës është shndërruar në ditën më tragjike për Elmi Xhemën nga qyteti i Shtimes në Kosovë.
Si 12-vjeçar, në maj të vitit 2001, Elmiu ka dalë për të luajtur në oborr të shtëpisë, ku edhe ka shkelur në minë.
Për pasojë, ka humbur këmbën dhe dorën e majtë.
?Nuk kam ditur asgjë deri kur më kanë dërguar në spital? Pastaj, e kam marrë vesh se çfarë ka ndodhur me mua?, rrëfen Elmiu për Radion Evropa e Lirë.
Mina në oborrin e shtëpisë së Elmiut ka qenë një ndër mjetet e shumta shpërthyese që janë vendosur nga ushtria serbe nëpër Kosovë, gjatë luftës së fundit, më 1998/99.
Elmiu, sot 32 vjeç, ka arritur të sigurojë proteza të gjymtyrëve, me të cilat funksionon, por nuk ka arritur të vazhdojë shkollimin.
?Pasi më ka ndodhur kjo, nuk kam pasur vullnet (për shkollë), më ka humbur motivi dhe e kam lënë?, tregon ai.
Mjetet shpërthyese, të mbetura nën tokë nga koha e luftës, kanë marrë jetën e 117 personave në Kosovë.
Të plagosur ngjashëm si Elmiu kanë mbetur 468 persona.
Sipas të dhënave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shumica e civilëve kanë pësuar nga minat shumë shpejt pas luftës.
Njësitet ushtarake që kanë funksionuar në Kosovë në 20 vjetët e fundit, kanë qenë përgjegjëse për largimin e mjeteve shpërthyese.
Të gjitha operacionet janë kryer në bashkëpunim edhe me ekipet e deminimit nga misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, dhe organizatat civile për deminim.
Njësiti ushtarak, që quhet Kompania e Deminimit, ka funksionuar që nga viti 2001, fillimisht në kuadër të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), që kanë dalë nga transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nga viti 2009, përkatësisht pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008, TMK-ja është shndërruar në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Togeri Petrit Loxha, nga Kompania e Deminimit, thotë për Radion Evropa e Lirë se menjëherë pas luftës, ushtria e atëhershme jugosllave ka dorëzuar hartat e zonave të minuara.
Këto harta kanë treguar për 620 fusha të minuara, 1,300 caqe të bombarduara nga NATO-ja, si dhe 2,500 raportime të mjeteve të rrezikshme.
Pra, në total, kanë ekzistuar afro 4,500 zona të rrezikshme në pjesë të ndryshme të Kosovës.
?Në 20 vjet punë, deri më sot, kanë mbetur më pak se 70 pika të rrezikshme me interes?, thotë Loxha.
Sipas të dhënave të FSK-së, deri më tani janë pastruar mbi 59 milionë metra katrorë tokë, si dhe janë larguar mbi 23 mijë mina, 21 mijë kasetë-bomba dhe mbi 48 mijë mjete të tjera shpërthyese.
Ndonëse, sipas FSK-së, është bërë punë e madhe për largimin e të gjitha mjeteve shpërthyese në territorin e Kosovës, ka ende pika që mund të jenë me rrezik.
?Zonat më të prekura me mina kanë qenë pikat kufitare me Shqipërinë dhe Maqedoninë [e Veriut], shkaku i armiqësive të kohës së komunizmit dhe luftërave të viteve ’99-2001. Këto mbeten zonat më të prekura edhe sot?, thotë Loxha.
Aksionet e deminimit deri më tani janë përqendruar në zonat e banuara, por, sipas FSK-së, ato do të fokusohen tani në zonat kufitare.
Gjatë këtij viti, FSK-ja ka kryer disa operacione të pastrimit të fushave të kontaminuara me mjete të pashpërthyera në rajonet e Hanit të Elezit, Gjakovës dhe Ferizajt.
Sipas FSK-së, deri më tash në vitin 2021, janë gjetur 400 mjete shpërthyese dhe 951 fishekë.
Mjetet e pashpërthyera pritet të jenë rrezik potencial edhe për një kohë të gjatë, thotë Avni Islami, profesor i shkencave të sigurisë.
Sipas tij, largimi i të gjitha mjeteve të tilla në Kosovë merr më shumë kohë.
?Sot e kësaj dite kemi mjete të pashpërthyera edhe nga Lufta e Dytë Botërore, e lëre më në këtë kohë, kur forcat serbe kanë minuar sipërfaqe të mëdha…?, thotë Islami për Radion Evropa e Lirë.
Ai shton se qytetarët duhet të informohen vazhdimisht për rrezikun potencial, qoftë përmes televizionit, apo mediave online.
?E rëndësishme është që opinioni publik të informohet mbi rrezikun që shkakton një mjet i pashpërthyer. Të bëhet vetëdijesimi i qytetarëve që në rast se hasin në mjet të pashpërthyer, t?i lajmërojnë organet kompetente?, thotë Islami.
Kur po bëhen dy vite që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19,...
Presidenti Biden udhëzoi sot hedhjen në treg të 50 milionë f...
Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e sotëm në një autostr...
Liderët nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe zyr...
Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar amerikanët ...
Prishtina thotë, se në dialogun Kosovë Serbi tashmë janë par...
Në seancën e sotme qeveritare është sjellë vendim që të shpa...
Janë zbardhur detaje nga aksidenti tragjik në Bullgari që mo...
Ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Bojko Rashkov në një dekl...
Mediat shqiptare në Maqedoni kanë publikuar listën e plotë m...
Mijëra afganë u dyndën në aeroportin e Kabulit në një përpje...
Vala e katërt e koronës po e godet Gjermaninë me të gjithë f...
Udhëheqësit talibanë kanë marrë vendim që kanalet televizive...
Eksperti kryesor për sëmundjet infektive në Shtetet e Bashku...
Kompania e George Soros, është pjesë edhe në aksionet e Pfiz...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka zhvilluar...
Protestat në vendet evropiane kundër masave shtrënguese për ...
Në disa vende të Evropës qytetarët po protestojnë kundër mas...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e ...
Pasi Austria, deklaroi detyrimin për vaksinim ndaj koronavir...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...