Përleshje të dhunshme në Holandë për shkak të masave kundër COVID-19
Policia hapi zjarr ndaj protestuesve duke plagosur shtatë pe...
Pasi Austria, deklaroi detyrimin për vaksinim ndaj koronavirusit, politikanët gjermanë të koalicionit të ardhshëm qeverisës (socialdemokrat, ekologjistë, liberal-demokrat) e përjashtojnë një rregull të tillë për Gjermaninë. “Kjo nuk do të ndodhë”, tha për kanalin ?Bild live” socialdemokrati Heiko Maas, ministër i Jashtëm.
“Ne nuk e konsiderojmë të nevojshme, sepse mendojmë që kjo është e vështirë edhe në aspketin e së drejtës kushtetuese”, tha Maas.
Politikania liberal-demokrate përgjegjëse për çështje të shëndetësisë Christine Aschenberg-Dugnus e kritikoi kryeministrin e Bavarisë Markus Söder, i cili u shpreh hapur për detyrimin për vaksinim.
“Askujt nuk i ndihmon përdorimi si kërcënim me një detyrim të përgjithshëm për vaksinim”, tha ajo për gazetën “Bild”-Zeitung. “Pikërisht landet me shifra dramatike të infeksioneve me Corona duhet të përqendrohen, ashtu sikurse është rënë dakord, që të zgjerojnë ofertën për vaksinim dhe të zbatojnë masat e reja ndaj koronavirusit.”
Në Austri të hënën (22.11.) vendosen sërish masat e izolimit, që prekin edhe të vaksinuarit dhe rregullorja do të jetë në fuqi për maksimumi 20 ditë. Ndërsa në shkurt të gjithë qytetarët nga një moshë e caktuar duhet vaksinohen plotësisht ndaj koronavirusit, në rast të kundërt ata do të gjobiten. Austria është vendi i parë i BE-së që në sfondin e valës aktuale të infeksionit ndërmerr masa të tilla të rrepta. Incidenca shtatë ditore e infeksioneve për 100.000 banorë të premten (19.11) në Austri ishte mbi 1000.
Gjithnjë e më shumë lande të federatës në Gjermani po i forcojnë masat kufizuese. Në Gjermani vlera mesatare, sipas të dhënave të Institutit Robert Koch (RKI) është 362. Sipas këtyre të dhënave brenda 24 orëve regjistrohen 63.924 infeksione të reja, që do të thotë 19.000 më shumë se përpara një jave. Kuota e hospitalizimeve sipas RKI është 5,34 për 100.000 banorë në shtatë ditë.
Nëse incidenca e hospitalizimeve është 3 në një land hyn në fuqi rregullorja 2G (vaksinuar, ose shëruar ndaj COVID-19) vetëm personave që e dëshmojnë këtë u lejohet aksesi në aktivitete publike. Ndërsa me incidencën 6 të hospitalizimeve vlen rregulli 2G, për të pasur akses në aktivitete publike edhe të vaksinuarit apo të shëruarit duhet të paraqesin edhe një test negativ ndaj koronavirusit.
Në landin Zarës (Saarland) dhe në Hamburg që nga e shtuna (20.11) ka hyrë në fuqi rregullorja 2G për hyrjen në mjediset e gastronomisë, në bare, klube e diskoteka, për aktivitete sportive si dhe në mjedise të mbyllura për koncerte, apo të tjera aktivitete të kohës së lirë. Bavaria të premten (19.11) vendosi që nga e hëna të hyjnë në fuqi masat e izolimit për të pavaksinuarit si dhe në zonat me kuotë të lartë infeksioni lockdown për të gjithë qytetarët.
Në qarqet e këtij landi me një incidencë mbi 1000 do të mbyllen të gjitha mjediset e gastronomisë, hotelet, parukeritë, si dhe mjediet për aktivitete sportive e kulturore. Edhe në
Presidenti i RKI Lothar Wieler sërish bëri thirrje për pakësimin e kontakteve fizike në mbarë Gjermaninë. Me masa të tilla në landet me kuota të ulëta infeksioni ka shans që të ruhet ky nivel. Po ashtu Wieler thekson, se duhet të vazhdojë të rritet kuota e vaksinimeve.
RKI përmend si objektiv që në verë të paktën 85 përqind e popullsisë nga mosha 12 deri në 59 dhe 90 përqind e popullsisë nga 60 vjeç të jenë vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19. Në rast se nuk mjafton pakësimi i kontakteve dhe nuk rritet numri i të vaksinuarve ?nisur nga skema deritanishme e përhapjes së infeksionit” mund të pasojë edhe një valë e pestë Corona”, tha Wieler./DW
Policia hapi zjarr ndaj protestuesve duke plagosur shtatë pe...
Dhjetëra mijëra vetë, shumë prej tyre mbështetës të së djath...
Një zjarr masiv ka rënë në ishullin Tinos, në Greqi.Momental...
Dyshimet se masat kufizuese ndaj personave të pavaksinuar ja...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se është “shum...
Në Roterdam, Hollandë, qytetarët kanë bërë protesta për heqj...
Rregullatori i barnave të Bashkimit Evropian këshilloi të pr...
Të mërkurën (17.11.) u kalua për herë të parë në Gjermani ku...
Zëvendës presidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ka...
Administrata Biden njoftoi këtë javë se Shtetet e Bashkuara ...
Tani mund të hetohet kundër politikanit konservator autstria...
Një tërmet i fortë, me magnitudë 5.1 ballë, i shkallës Rihte...
Disa ditë pasi Austria vendosi masa kufizuese për personat q...
Ndërsa Greqia po përballet me një rritje të numrit të person...
Një avion pasagjerësh në Spanjë, është evakuuar mëngjesin e...
Senati amerikan konfirmoi diplomatin Jeffrey Hovenier për të...
Qendra kryesore për vaksinim kundër koronavirusit në Prishti...
Pushtetmbajtësi bjellorus, Aleksander Lukashenko kërcënoi me...
Daily Mail raporton se, emigrantët që tentojnë të kalojnë ku...
Një mësuese, 35 vjeç në Angli, u arrestua dhe u burgos për t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...